• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Do të vras djalin”/ Ky është “Çupja” i Elbasanit që u arrestua bashkë me Ramazan Rrajën

21:33 : 20/04/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Në aksionin e mbrëmjes së djeshme të policisë në Fushë Krujë, ku në një lokal pranë “Urës së Goles”, u arrestua i shumëkërkuari Ramazan Rraja, forcat e rendit gjetën në shoqërinë e tij edhe Luis Konomin.

Dyshja në fjalë ndodheshin në lokal për iftar pas agjërimit, ndërsa Rrajës në brez iu gjet një armë e llojit pistoletë.

Ajo që surprizoi efektivët ishte prezenca e Konomit pranë tij, me këtë të fundit që pak ditë më parë ishte shpallur në kërkim pasi ka kërcënuar biznesmenin Eral Myftaraj nga Cërriku që të hiqte dorë nga tenderi 1 milion euro i druve që fitoi në bashkinë e Tiranës.

Luis Konomi (personi në foto) i shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit, u vu në pranga dhe ditën e sotme u la në burg nga gjykata.  Për këtë ngjarje më herët në pranga u vunë Edmir Boçi dhe Shaqir e Algert Alcani, babë e bir, të cilët synonin fitimin e tenderit të druve me kompaninë e tyre “Alcani sh.p.k”.

39-vjeçari njihet edhe me emrat Elton Llozhi dhe Luiz Llozhi. Sipas dëshmisë së biznesmenit Myftaraj ai ka pasur dy takime nga njerëzit e rivalit Alcani, respektivisht Edmir Boçi Luis Konomi që i kanë kërkuar të tërhiqet, por ai nuk ka pranuar.

Lexo edhe:

Zbardhet vendimi/ Ramazan Rraja do qëndrojë 6 vite pas hekurave për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj

Atentati ndaj ish-prokurorit/ Nga Ramazan Rraja te Julian Pjetri, GJKKO dënon 5 anëtarët e grupit kriminal

Në këtë moment, në telefon i ka ardhur një mesazh me një kërcënim të fortë, se do i vrisnin djalin nga një person që iu prezantua si “Çupja”.

“Unë kam ndjekur të gjitha procedurat për konkurrimin në këtë prokurim publik dhe jam shpallur fitues. Para se të shpallesha fitues, që kur mora pjesë në këtë prokurim publik më ka kontaktuar shtetasi Shaqir Alcani dhe djali i tij Algert Alcani, të cilët i njoh prej kohësh sepse kanë biznes në të njejtën fushë.

Këta shtetas janë me origjinë nga Librazhdi dhe banues në Tiranë. Shaqiri më ka kontaktuar nga numri 06……… ku me ka telefonuar dhe nga numri 06……….. në Ëhatsapp, kurse Algerti nga numri 06……….

Ata më kanë telefonuar tek numri im 06………. dhe kemi shkëmbyer biseda me mesazhe edhe në Ëhatsapp. Kur aplikova në fillim, kam folur dhe jam takuar me këta shtetas dhe më kanë thënë që të tërhiqesha nga ky tender sepse donin ta fitonin ata.

Unë i thashë që nuk tërhiqesha dot, por të vazhdonte procedura e rregullt dhe ligjore dhe nëse fituese do shpallej kompania e Shaqirit unë nuk do ankohesha dhe le ta fitonin ata nëse i përmbushnin kushtet ligjore dhe e meritonin.

Më pas, pasi u shpalla fitues dhe konkretisht në datë 06.04.2023 më kontaktoi numri 06……….., i cili më është prezantuar si Edmir Boçi nga Manatia e Lezhës.

Nuk e njihja këtë person dhe më tha që donte të më takonte. E kam takuar në një lokal në zonën e Medresesë në Tiranë, rreth orës 21:00, dhe ky shtetas ishte së bashku me një shtetas tjetër, i cili u prezantua si Louis Konomi nga Burreli dhe as këtë nuk e njihja.

Këta persona më thanë që vinin në emër të Shaqirit dhe Algertit dhe më thanë që të tërhiqesha nga prokurimi publik që unë kisha fituar. Unë i thashë që nuk tërhiqesha dot, sepse kisha fituar dhe po ta bëja këtë do kishte penalitete kompania ime, sepse kështu është ligji.

Këta dy shtetas po më bënin presion duke më thënë që do kisha problem me ta nëse nuk do tërhiqesha. I thashë që nuk tërhiqem dot dhe kështu u mbyll biseda mes nesh.

Më pas të nesërmen në datë 07.04.2023 rreth orës 22:00 më telefonoi Edmir Boçi dhe më kërkoi të takoheshim sërish. Jemi takuar tek një lokal në rrugën “Don Bosco” Tiranë dhe Edmiri ishte i vetëm.

Ai erdhi me një makinë Benz G-Class i hirtë. Jemi ulur aty në lokal dhe vazhdoi me të njëjtën bisedë ku më kërkonte të tërhiqesha nga tenderi. Unë sërish i thashë të njejtën gjë që nuk tërhiqesha dot sepse do kisha penalitete financiare dhe juridike të firmës.

Pasi qëndruam gati 10 minuta, Edmiri u çua dhe iku. Pikërisht pasi Edmiri është çuar nga tavolina ku po bisedonim mua më ka telefonuar numri 06…………., i cili m’u prezantua me pseudonimin “Çupja”, dhe më pas mora vesh që quhej Louis Konomi nga Burreli.

Ky person më tha tekstualisht: “Me këtë që bëre që nuk u tërhoqe nga tenderi unë do të të vras djalin”. Pas këtij episodi kam komunikuar me Algertin dhe i thashë që do mbante përgjegjësi për këto kërcënime dhe njerëzit që më kishte futur dhe Algerti më tha që sa të ishte ai gjallë nuk lejonte që unë të tallesha me baban e tij.

Këtë bisedë e bëmë në Ëhatsapp dhe unë i kam bërë screenshot bisedave dhe jua vë në dispozicion”, mësohet të ketë thënë biznesmeni Eral Myftaraj ara prokurorëve.

Etiketa: Eral Myftarajkercenim me jeteLuis KonomiRamazan Rraja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zbardhet vendimi/ Ramazan Rraja do qëndrojë 6 vite pas hekurave për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj

09:52 : 19/10/2024
AKTUALITET

Atentati ndaj ish-prokurorit/ Nga Ramazan Rraja te Julian Pjetri, GJKKO dënon 5 anëtarët e grupit kriminal

20:33 : 18/10/2024
SPORT

Kërcënoi me jetë lojtarin në fushë, gjyqtari pritet të pezullohet nga Serie A

16:29 : 01/10/2024
AKTUALITET

EMRAT/ Kërcënuan presidentin e FSHF-së, arrestohen 5 persona në Durrës

18:40 : 31/08/2024
SHOW BIZ

Transgjinorja Edona James kërcënohet me jetë, kërkon ndihmën e policisë

12:44 : 29/08/2024
AKTUALITET

Zgjaten afatet e paraburgimit për Ramazan Rrajën dhe 4 të arrestuarit e tjerë

15:54 : 16/07/2024
Para

Ironizon Bushati: Mos u çuditni! Pas 1 jave Rama do marrë vendim që Berishën ta quajnë Alush Alushi

TË GJITHA

Asgjësohen 1881 fidanë kanabisi në Mallakastër, arrestohen dy persona, u kapën duke vaditur bimët narkotike

09:59 : 07/06/2025

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

09:53 : 07/06/2025

Trump nënshkruan urdhra për mbrojtjen ajrore, dronët dhe taksitë ajrore elektrike

09:39 : 07/06/2025

Pushues dhe tifozë të kombëtares, fluks i madh kalimesh në pikën kufitare të Morinës

09:28 : 07/06/2025

Sara Hoxha hedh pas krahëve historinë me Ledri Vulën, konfirmohet lidhja e re

09:24 : 07/06/2025

Surpriza e Sylvinhos në treshen e sulmit, formacioni i Kombëtares për sfidën me Serbinë

09:06 : 07/06/2025

Konstituimi i legjislaturës së re, Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në tentativën e 28-të

08:56 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com