• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Paratë informale dhe milionat e krimit “mbysin” ekonominë, Euro prek fundin

14:09 : 19/04/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, LAJMI I FUNDIT

Monedha europiane euro vazhdon të zhvlerësohet përballë lekut. Një euro sot këmbehet me 112.3 lekë, niveli më i ulët i regjistruar që prej vitit 2002. Euro ka pasur një rënie drastike në muajt e fundit.

Në vendin tonë, sot 1 euro këmbehet me 112.3 lekë, duke shënuar kështu nivelin më të ulët historik të monedhës europiane. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye të martën me 112.63 lekë, duke shënuar sot sërish një rënie me 0.33 pikë. Rënia është në vazhdimësi.

Kjo rënie e euros, sipas ekspertit të ekonomisë, Zef Preçi, lidhet ngushtësisht me mbingopjen e ekonomisë shqiptare nga para informale.

“E veçanta e situatës është një tendencë që shfaqet vitet e fundit që përkon me problematikën serioze që ka ekonomia jonë me paratë kriminale dhe informale”, nënvizoi Preçi.

Sipas agjentëve të tregut valutor, faktori kryesor që po zhvlerëson euron është oferta e lartë e monedhës europiane. Ata shprehen se volumi i blerjeve të euros nga agjentët e këmbimit valutor është shumë më i lartë në raport me atë të shitjeve dhe kjo po shkakton një rënie të vazhdueshme dhe progresive të kursit të monedhës europiane. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kursi i këmbimit të euros kundrejt lekut është zhvlerësuar me afërsisht 7%.

Lexo edhe:

Nga Dulaku e Gaz Demi, te Luca e Arbër Hajdari, ja kujt ia fali Rama Shqipërinë për “1 euro”

Piramida e ndërtimit, si po karbonizohet vendi me kontrata porosie

Me afrimin e sezonit turistik, perspektivat e kursit të këmbimit duket se anojnë gjithnjë e më shumë drejt një zhvlerësimi të mëtejshëm të monedhës europiane.

Forcimi i lekut po jep një ndikim gjithnjë e më negativ për sektorët eksportues të ekonomisë, që i kanë të ardhurat përgjithësisht në lekë, ndërsa shpenzimet në monedhën vendase. Një monedhë vendase e mbiçmuar është një faktor me ndikim negativ në konkurueshmërinë e eksporteve të mallrave dhe shërbimeve.

Forcimi i lekut ndaj euros dhe shumicës së valutave të huaja ka dhënë një ndikim negativ edhe në bilancin e Bankës së Shqipërisë. Vitin e kaluar, banka qendrore pësoi një humbje prej afërsisht 14.5 miliardë lekësh nga zhvlerësimi i monedhave të rezervës valutore kundrejt lekut. Humbjet e Bankës së Shqipërisë nga ulja e vlerës së valutës mbulohen me transferim ose emetim letrash borxhi nga qeveria, ndaj kanë një ndikim negativ dhe në nivelin e borxhit publik.

Gjithashtu, forcimi i lekut mund të ketë një ndikim negativ në të ardhurat buxhetore, që dominohen nga TVSH-ja dhe sidomos nga ajo e përfituar prej mallrave të importuar. Vitin e kaluar, forcimi i lekut nuk pati një efekt të rëndësishëm negativ në të ardhura, për shkak të ndikimit shumë më të lartë pozitiv nga rritja e çmimeve. Por, me frenimin e rritjes së çmimeve, këtë vit efekti i forcimit të lekut mbi të ardhurat buxhetore mund të jetë më i ndjeshëm./SyriTV

Etiketa: 1 euromonedha europianeparate e pista

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga Dulaku e Gaz Demi, te Luca e Arbër Hajdari, ja kujt ia fali Rama Shqipërinë për “1 euro”

13:46 : 18/04/2025
AKTUALITET

Piramida e ndërtimit, si po karbonizohet vendi me kontrata porosie

19:45 : 27/03/2025
AKTUALITET

Shteti shet lirë e blen shtrenjtë. Miliona për qira te privatët, 1 euro për pronat publike

12:37 : 23/12/2024
AKTUALITET

Pikës turistike në Bovillë i del “pronari”/ Kush do që të shijojë bukuritë paguan taksën 1 euro

20:49 : 07/11/2024
AKTUALITET

Paratë e pista janë bërë kërcënim serioz për ekonominë

16:39 : 13/07/2024
AKTUALITET

Krimi dhe korrupsioni/ Kërkohet hapja e një drejtorie të posaçme për gjetjen e parave të pista

19:52 : 22/03/2024
Para

Shqiptarët, më të shqetësuarit në Ballkan për ekonominë, pas luftës në Ukrainë

TË GJITHA

BE synon të ulë kompensimin për vonesat e fluturimeve

17:15 : 06/06/2025

Përplasja me Trump, vajza transgjinore e Elon Musk thumbon të atin: Më pëlqen kur kam të drejtë

17:03 : 06/06/2025

Shkrumbohet nga zjarri një banesë në Vlorë, çfarë dyshohet

17:02 : 06/06/2025

Antropologji

16:52 : 06/06/2025

Ofrimi i shërbimeve online, raporti i KLSH: Institucionet, vonesa në kërkesat e përditësimeve

16:49 : 06/06/2025

VIDEO-ja u gjet në telefon/ Vrasësit e Edmond Papës lidhën pakt vëllazërie, pinë gjakun e njëri-tjetrit

16:39 : 06/06/2025

Sanksionet e SHBA-së, BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale

16:25 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com