• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Marjana më kërkoi t’i vras burrin”/ Dan Hutra: Vlad Kurti do më helmonte me byrek te burgu 313

13:11 : 19/04/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT
Dan Hutra dhe Marjana Gurakuqi

Dan Hutra dhe Marjana Gurakuqi

Tentativa për t’a helmuar në burg, një bashkëpunim midis të dashurës së tij Marjana Gurakuqi dhe të dënuarit me burgim të përjetshëm Valdimir Kurti, përbën një tjetër episod të intervistës së vrasësist të tre grave, Dan Hutra për emisionin “Uniko”.

Hutra që ndodhet pas hekurave për “Masakrën e Paskuqanit” ndodhur më 1 Mars 2023, ka rrëfyer në intervistën telefonike se Kurti ka tentuar ta helmojë duke i dhënë një byrek të dërguar Marjana Gurakuqi, teksa të dy ndanin qelinë në burgun 313, në Tiranë.

Hutra tregon se ky episod ka ndodhur pasi ai kishte refvuzuar propozimin e të dashurës 40-vjeçare për të vrarë bashkëshortin e saj. Sipas tij, Marjana i ka kërkuar t’a bënte ngjarjen që të dukej si grabitje, duke dërguar 3-4 persona në banesën e saj dhe ajo do t’i linte çelësin në derë, ndërsa 40 mijë euro që gjendeshin në dollap duhet t’i merrnin.

Sipas Hutrës, në momentin që ai s’kishte pranuar ta kryente atë krim, Gurakuqi kishte vendosur ta eliminonte nga frika se mos fliste dhe e denonconte për qëllimet e saj.

Vlen të theksohet se Marjana Gurakuqi ishte gruaja e parë që u plagos në një dyqan në rrugën “Teodor Keko” nga 40-vjeçari Hutra më 1 Mars dhe ai gjithashtu pretendon se i ka dhënë 80 mijë euro pasi është kthyer nga Holanda, në mënyrë që ajo t’i ruante.

Lexo edhe:

Përjetësisht në qeli/ Vrasësi serial i grave Dan Hutra dënohet me 3 burgime të përjetshme

Dan Hutra-vrasësi i grave/ Dosja e plotë me dëshmitë e të mbijetuarve dhe autorit: Tani më dënoni tamam!

INTERVISTA

Dan Hutra: U futa brenda, më lanë në arrest me burg. Më çojnë te 313. Sistemohem te godina B për arsye shëndetësore pasi unë vuaj me diabet. Futem në dhomë me Lad Kurtin, me Vladimir Kurti. Kisha gjyqin në Apel për ndryshim masë. Atë natë unë jam dërguar me urgjencë në spital. Vladimir Kurti atë natë më ka vjedhur numrin në xhepin e tutave dhe ka qenë numri i plakës dhe numri i Marjana Gurakuqit, edhe kodi ka qenë te numri që kisha regjistruar te edukatorja. Pa u bërë tamam 2 muaj, më ka thënë Marjana Gurakuqi, jam shqetësuar në telefon nga burgu. Dhe unë nisa tu qesh, i thashë kjo është e pamundur. Se kodin e kisha vetëm unë. Se i përdorim me kod numrat neve. Dhe nuk i vura rëndësi fare se çfarë më tha. Ajo zonja Marjana Gurakuqi kishte vazhduar duke folur me Ladin. Pas 3 muajve e gjysmë, Marjana Gurakuqi më kërkon të vrasë Marselin, burrin e vetë.

Pyetje: Si ta kërkon këtë?

Dan Hutra: Me një plan të mirëorganizuar vetë ajo se e kam mësuar unë se si bëhen këto gjëra dhe më thotë të hajë majmunin. Të hajë majmunin domethënë pseudonimi i Marselit ishte majmuni. Se majmuni i thoja në telefon atij. Të hamë, thotë, majmunin, dhe ajo ka ca toka që po bëhen ca pallate dhe donte të merrte hyrjet. I thashë unë, si the? Gje tha 3-4 çuna, ta lejë derën në çelës, brenda janë 40 milionë Lekë, të vijnë t’i marrin lekët. Këto biseda janë bërë në telefon.

Pyetje: Me telefonin e burgut?

Dan Hutra: Me telefonin e burgut. Më tha, t’i marrin lekët çunat dhe të ndodhi si grabitje. Vrasin Marselin dhe ngjarja si grabitje. Marjana në atë kohë, fëmijët edhe vjehrrën e vetë e kishte në Greqi, dhe i kam thënë çfarë the moj? A je mirë në mend a jo? Ajo e pa që unë e mora shumë keq dhe më tha po bëja shaka o frikacak.

Pyetje: Në cilin muaj ka ndodhur kjo bisedë?

Dan Hutra: Në muajin Gusht. Dhe më ka thënë po bëja shaka o budalla. Kam mbyllur menjëherë telefonin dhe kam thirrur shefin e informacionit te 313 dhe grupin e gatshëm. I kam thënë, me një lidhje telefonike me të dashurën time më ka kërkuar këtë këtë këtë. Dhe na ka thënë shefi i informacionit, ne nuk merremi me këtë punë, ka kompetent të tjerë që merren me telefonatat dhe me zbulimin e këtyre gjërave. Ok i kam thënë më fal. Nesër, ju thashë, mos më thoni se nuk ju kam thënë. Pas kësaj situate, Marjana e mori vesh se unë çfarë i kisha thënë shefit të informacionit. Dhe unë thoja nga e mori vesh kjo. Edhe unë po vazhdoja po dyshoja. Vazhdoja duke dyshuar por s’po bëja dot lidhjen. Thashë a mos ka lidhje me ndonjë polic, me ndonjë të dënuar që unë nuk e njoh. Ndërkohë, një ditë Vladimir Kurti bën takim. Kishin kaluar plot 20 ditë nga ngjarja që Marjana më kishte kërkuar të vrisja burrin. Bën takim Vladimiri, po Vladimiri kur i vinin në takim nuk i vinte ndonjë gjë kush e di. Atë ditë unë shoh çanta mezi po i binte ai pastruesi, ai punëtori, brenda, u habita. Një ndryshim shumë i madh. Se unë i kisha blerë atlete, rroba, Digitalb, komodina gjithçka ja kisha blerë unë Ladit. Më nxjerr një tas me byrek. Po u dridhte ore. Edhe tha ika unë në ajrosje. Më tha mua ha ti se unë po iki në ajrosje. Unë kam ngrënë mëngjes i thashë. Ai kishte sjellë byrek se e dinte që më pëlqente. Dola unë po flisja në telefon, ky doli në ajrosje. Kur erdhi e pa byreku që s’kisha ngrënë. Haje ore tha se është i nxehtë se ftohet. I them unë nuk dua. Po i them shumë me inat. Domethënë diçka po më frenonte. Dhe e marr unë atë tasin e byrekut t’ja jepja atij që ndante bukën, bërtiti ky, mos ja jep atij tha mos ja jep. Po pse mor vlla thashë çfarë ke. E ka kapur byrekun, nuk e ka hedhur në kazan të plehrave, po e ka shtrydhur me dorën byrekun dhe e ka hedhur në gropën e ujit. Aty dyshova shumë unë. Nejse. Në darkë i them ore përse e hodhe byrekun. Andej e këtej patëm goxha debat. Edhe unë fola me ca fjalë jo të këndshme. Të nesërmen më ka thënë Marjana Gurakuqi a ka vdekur kush në burg? Jo i thashë unë. Përse, i thashë? Jo tha pyeta se mos ka vdekur kush atje tek ju. Pra byrekun e kishte çuar Marjana Gurakuqi. Ajo e pa që unë isha gjallë, obobo tha mos e ka ngrënë tjetërkush byrekun.

Pyetje: Byreku ishte i helmuar sipas teje?

Dan Hutra: Po si sipas meje, ti a dëgjove çfarë veprimesh bëri Ladi a jo.

Pyetje: Që nga ky moment kur fillove të dyshoje që po të bëhet ky sulm?

Dan Hutra: Të nesërmen vjen shefi i regjimit dhe i them shefit të regjimit dua të më ndërrosh dhomë. E kam ndërruar dhomën brenda gjysmë ore. Pas 3 ditëve jemi konfliktuar me Ladin. Dhe më ka marrë mua policia më ka zbritur nga kati i parë më ka zbritur në minus. Këto janë dokumente që faktohen, lëvizjet të gjitha. Kam zbritur në minus dhe kam vazhduar duke folur me Marjanën. I kam kërkuar Marjanës të më japë Lekë, 80 mijë Euroshin që ja kisha dhënë, e kërkova, i thashë më duhen lekët andej këndej dhe shiko çfarë më thotë Marjana. 80 mijë Euroshin thotë unë jam kam dhënë dikujt tjetër të ma ruaj dhe ai nuk ndodhet në Shqipëri. U acarova aq shumë sa po ja kërkoja lekët me këmbëngulje. Dhe më jep vetëm 20 mijë Euro.

Dan Hutra: Marjana ia jepte një personi tjetërkujt.

Pyetje: I çove një njeri ti?

Dan Hutra: Po sigurisht. Ca njerëz i ka njohur Marjana. Prit se Marjana ka histori tjetër. Policia ose Prokuroria me hetue, nëna e Ladit, Marjana dhe nja 7 veta të tjerë sot ishin në burg ore sepse nëna e Ladit ka çuar telefonin te Marjana, i kam me numra. Numri që ju ka dhanë Marjanës që folte me Vladimir Kurtin ia ka dhënë nëna e vetë. Nuk ka qenë numri i Marjanës. Edhe unë që kam folur me Marjana Gurakuqin ka qenë numri im nuk ka qenë numri i Marjanës. E ngacmoj Marjanën, i them kush të ka marrë në telefon. Po tha unë ta kam thënë para 2 muajve që dikush më ka shqetësuar nga burgu. Nuk ashtu. I thashë unë jam larguar nga 313. Tha ti nuk je larguar nga 313 ke ndërruar kat. Po ti i thashë nga e di? Më thotë, ma ka thënë Lad Kurti. E pranoi Marjana se fliste me Vladimir Kurtin. Më iku truri.

Etiketa: #vrasje#boldnewsDan HutraMarjana Gurakuqivladimir kurti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përjetësisht në qeli/ Vrasësi serial i grave Dan Hutra dënohet me 3 burgime të përjetshme

10:45 : 14/05/2025
AKTUALITET

Dan Hutra-vrasësi i grave/ Dosja e plotë me dëshmitë e të mbijetuarve dhe autorit: Tani më dënoni tamam!

14:36 : 28/04/2025
AKTUALITET

Tensione në gjyq/ Dan Hutra përballet me ish-shokun e qelisë që i vrau motrën: Gjakun nuk e fal!

15:13 : 14/11/2024
AKTUALITET

“Vrasësi i grave” Dan Hutra del para gjyqtarëve, përplaset me mediat: Do vijë dhe momenti juaj…

13:02 : 03/10/2024
AKTUALITET

Dan Hutra merret i pandehur për 8 akuza të rënda, dosja kalon në Gjykatë

15:23 : 25/09/2024
AKTUALITET

Vrau tri gra/ Dan Hutra dëshmon në SPAK: Kam informacione për disa ngjarje kriminale

12:27 : 04/05/2024
Para

Thyen masën “Arrest në shtëpi” e dhunë në familje, 4 të arrestuar në Durrës

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com