• Kontakt
Saturday, May 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Angela Merkel nderohet me medaljen më të lartë të Gjermanisë

Ish-kancelarja Merkel u nderua me medaljen më të lartë të Gjermanisë, Kryqin e Madh të Urdhërit Federal për Merita. A është ky vendim i drejtë?

10:25 : 18/04/2023
në BOTA

Deri më sot në Gjermani janë nderuar me Urdhrin e Meritës më shumë se 260,000 vetë. Por Angela Merkel është personi i tretë që nderohet me shkallën më të lartë të Urdhrit të Meritës për qytetarët gjermanë: Kryqin e Madh. Ky çmim i rëndësishëm u është dhënë “gjermanëve dhe të huajve për arritje në fushat politike, ekonomike, sociale apo intelektuale” që nga viti 1951.

Dy paraardhësit e saj ishin gjithashtu kancelarë dhe i përkisnin të njëjtës parti konservatore si Merkel, Unionit Kristian Demokrat. Konrad Adenauer, kreu i parë i qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, e mori Kryqin e Madh për integrimin ekonomik dhe politik të Republikës Federale në Evropën Perëndimore në vitin 1954. Helmut Kohl, i cili hapi rrugën për ribashkimin e Gjermanisë dhe luajti rol vendimtar për futjen e euros si monedhë në vend të markës gjermane, u nderua në vitin 1998.

“Epokë 16 vitesh të humbura”?

Albrecht von Lucke, politolog dhe redaktor i së përmuajshmes të njohur politike “Blätter für deutsche und Internationale Politik”, thotë për DW se në historinë e pasluftës së Gjermanisë, si Adenaueri ashtu edhe Kohli u detyruan të merrnin vendime “të guximshme” politike – të pavarura prej pikëpamjeve të tyre politike ose pasojave të vendimeve të tyre.

Lexo edhe:

Angela Merkel – multimilionere me botimin e kujtimeve

“Wir schaffen das”: Jehu i politikës së Merkelit në Ballkanin Perëndimor

Epoka Merkel, epokë 16 vitesh të humbura?
Epoka Merkel, epokë 16 vitesh të humbura?Fotografi: John MacDougall/AFP/Getty Images

Kurse koha e qeverisjes së Anglea Merkelit ishte një “epokë 16 vitesh të humbura”. Von Lucke thotë: “Ne sapo kemi filluar të shohim se sa problematike është trashëgimia e Angela Merkelit. Dhënia e një çmimi të tillë tani është krejtësisht e parakohshme dhe jo çmimi i duhur. Ende nuk është e qartë se cilat janë meritat dhe cilat janë dështimet e saj .”

Kritika lidhur me politikën për klimën dhe atë ndaj Rusisë

Politika e Merkelit për mbrojtjen e klimës është kritikuar, sepse kriza klimatike po përkeqësohet në mënyrë dramatike. Dikur e quajtur “kancelarja e klimës” Gjermania nën drejtimin e Merkelit nuk i arriti objektivat për reduktimin e emetimeve të gazeve serrë.

Mbi të gjitha ish-kancelarja fajësohet për politikën e saj ndaj Rusisë dhe qëndrimin ndaj Putinit
Mbi të gjitha ish-kancelarja fajësohet për politikën e saj ndaj Rusisë dhe qëndrimin ndaj PutinitFotografi: /AP Photo/picture alliance

Por mbi të gjitha ish-kancelarja fajësohet për politikën e saj ndaj Rusisë. Pas sulmit rus ndaj Ukrainës në shkurt 2022, i cili filloi menjëherë pas largimit të Merkelit nga detyra, u shtuan zërat kritikë se ish-kancelarja ishte treguar shumë e butë me Moskën. Ajo është gjithashtu personi kryesor përgjegjës për rritjen e varësisë energjetike të Gjermanisë nga Rusia.

Në një paraqitje të rrallë publike vitin e kaluar, Merkel e dënoi luftën e Rusisë në Ukrainë, por mbrojti përpjekjet e saj diplomatike dhe refuzoi të pranojë ndonjë gabim në politikën e jashtme. “Unë nuk do të kërkoj falje për këtë,” tha ajo në lidhje me politikën e saj ndaj Rusisë para një auditori në Berlin.

Mbrojtëse e status quo-së

Por ndërsa disa e shohin kohën e Angela Merkelit si kancelare si një mundësi të humbur, të tjerë e vlerësojnë atëpër mbrojtjen e status quo-së në një kohë trazirash dhe sfidash, si ajo e bankave, e borxheve dhe e refugjatëve. “Ajo arriti ta mbajë BE-në të bashkuar dhe ta forcojë atë në kohë të trazuara,” tha për DW Lucas Schramm, politolog në Universitetin Ludwig Maximilian të Mynihut.

Debati për trashëgiminë e Merkelit nuk ka përfunduar ende. Qoftë i merituar apo i parakohshëm, vendimi për t’i dhënë asaj Urdhrin e Meritës të paktën e riktheu kancelaren në pension në qendër të vëmendjes së publikut, gjë që ajo përpiqej ta shmangte gjatë mandatit të saj, dhe së cilës i ka ndejtur kryesisht larg që nga rikthimi i saj në jetën private./DW

Etiketa: Angela MerkelKryqi i MadhUrdhrin e Meritës

Lajme të lidhura

BOTA

Angela Merkel – multimilionere me botimin e kujtimeve

09:38 : 26/11/2024
AKTUALITET

“Wir schaffen das”: Jehu i politikës së Merkelit në Ballkanin Perëndimor

15:38 : 27/10/2024
BOTA

FOTO/ Rishfaqet Angela Merkel, fotografohet duke fluturuar me klasin e lirë

11:04 : 14/03/2023
BOTA

Berlusconi: Bashkë me Merkelin mund të ndërmjetësoj për t’i dhënë fund luftës

11:43 : 08/09/2022
BOTA

Merkel: Më vjen keq që ndikimi im mbi Putinin u zbeh në fund të mandatit

08:54 : 19/06/2022
AKTUALITET

Lufta në Ukrainë, Merkel thyen heshtjen

14:16 : 02/06/2022
Para

Zgjedhjet e 14 Majit/ DW: A do garantohet vullneti i votuesve?

TË GJITHA

Fitoi 650 mln lekë tendera pa pajisje, dërgohet për gjykim Elvis Miri i “Vale Recycling”

11:04 : 31/05/2025

E rëndë në Tiranë, 48-vjeçari hidhet nga kati i dytë i banesës

10:34 : 31/05/2025

Arrestohen dy efektivë policie dhe pezullohet nga detyra një tjetër, ja akuzat ndaj tyre

10:26 : 31/05/2025

EMRAT/ Kallash e pistoletë në banesë, arrestohet 30-vjeçari nga Shijaku, në kërkim babai i tij

10:13 : 31/05/2025

“Do të të vrasim”/ Rrëfimi i Elinara Shehut: Si i shpëtova përdhunimit nga komshiu, u hodha nga makina

09:58 : 31/05/2025

Nga djepi në zyrë, përvojat e jetës në vendimet e shefave

09:45 : 31/05/2025

I dënuar për vrasje me dashje, arrestohet 43-vjeçari me dy identitete (EMRI)

09:34 : 31/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com