• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qeset zëvendësohen me qese, beteja me plastikën mbetet në vendnumëro

Dhjetë muaj pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve ligjore, qeset plastike njëpërdorimshme vazhdojnë të qarkullojnë lirisht në tregjet e Tiranës, ndërsa ambientalistët dhe tregtarët fajësojnë mungesën e kontrolleve dhe neglizhencën e autoriteteve.

18:08 : 16/04/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, SOCIALE

Më 1 qershor 2022 hynë në fuqi ndryshimet ligjore që ndalonin përdorimin e një kategorie qesesh plastike të pariciklueshme, por dhjetë muaj më pas, duket se gjithçka është kthyer si më parë.

Një vëzhgim i këtij reporteri në disa tregje në Tiranë gjeti se në shumicën e tyre shihen të varura qese plastike njëpërdorimshme, të cilat janë të ndaluara të qarkullojnë në treg. Po ashtu, një sondazh nga organizata “Qëndresa Qytetare” me 300 të anketuar në tetor 2022, gjeti se 70 për qind e tyre vijonin të përdornin qeset plastike, edhe pse kostoja e blerjes së tyre ishte rritur.

Ndryshimet ligjore për qeset plastike u mirëpritën nga ambientalistët, të cilët bëjnë thirrje për zbatimin e tyre.

“Neglizhenca e autoriteteve në zbatimin e ligjit ka bërë që tregtarët t’i rifusin sërish në qarkullim,” tha ambientalisti Lavdosh Ferruni.

Të dhënat e siguruara përmes kërkesave për të drejtë informimi tregojnë se ndryshimet ligjore nuk janë shoqëruar me masa konkrete dhe ndëshkimet kanë qenë minimale.

Lexo edhe:

Futen ilegalisht, qeset e “ndaluara” vijojnë të gjejnë rrugë për në det

Duken të shëndetshme, por janë të rrezikshme! Perimet në qese mund t’ju sëmurin

E pyetur për zbatimin e ndryshimeve ligjore, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit tha se po priste rezultatet e një inspektimi në terren.

“Aktualisht po vijon inspektimi nga Task-Forca në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë nga institucionet e përcaktuara në Urdhër, deri më datë 1 Tetor 2023, në të cilën do të hartohet raporti mbi problematikat dhe progresin e zbatimit të legjislacionit në fuqi,” tha Ministria në një përgjigje me shkrim.

Ndërsa Inspektoratit Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, institucion i ngarkuar nga ligji për zbatimin e ndryshimeve ligjore, bëri me dije se kishte kryer 2584 verifikime në terren dhe kishte gjetur vetëm 4 shkelje.

Sipas Inspektoriatit, katër bizneset janë ndëshkuar me gjobë, ndërsa janë sekuestruar rreth 170 kilogramë qese plastike që prej hyrjes në fuqi të ligjit.

Ndotja e shkaktuar nga pastika është një ndër problemet kryesore mjedisore në Shqipëri, ku sipas Planit Kombëtar për Menaxhimin e Mbetjeve, prodhohen 198 ton mbetje plastike në ditë me densitet të ulët dhe 111 ton mbetje plastike në ditë me densitet të lartë.

Megjithatë, tregtarë të ndryshëm i thanë BIRN se situata nuk kishte ndryshuar për shkak të mungesës së penaliteteve.

“Zbatimi i ligjit u bë vetëm në muajt e parë, pasi pati dhe kontrolle. Por kur kuptuam se gjoba nuk po vendoseshin dhe kontrolle nuk kishte më, qeset plastike u rihodhën sërish në treg,” tha një tregtar fruta-perimesh.

Ai shtoi se qeset njëpërdorimshme ishin të lira dhe mund të jepeshin falas dhe se qytetarët nuk preferonin t’i blinin qeset. Sipas tij, kudo mund të blesh qese, që sipas ligjit janë të ndaluara.

Edhe qytetarët tregojnë se qese mund të gjesh kudo. “Në çdo dyqan të vogël gjen qese, vetëm te marketet e mëdha nuk i japin pa lekë,” tha një pensioniste. Ajo tregoi se blerjen e frutave dhe perimeve e bën në ato dyqane ku ka qese falas.

Qeset plastike janë vetëm një ndër zërat e shumtë të plastikës që kontribuojnë në ndotjen e vendit, por Ministria e Turizmit dhe Mjedisit tha se deri tani nuk ka asnjë nismë për të vendosur ndalimin e plastikave të tjera.

“Për produktet si shishet e ujit, qumështit etj. apo edhe ambalazhimin e produkteve ushqimore, nuk ka nismë për ndalimin e tyre në vendin tonë,” u përgjigj ministria.

Ndryshe nga Ministria, ambientalisti Lavdosh Ferruni thotë se qeveria duhet të avancojë me ndalimin e produkteve të tjera të plastikës si një vizion afatgjatë për zhvillimin e turizmit në Shqipëri.

“Tani do duhet të kishim ndalimin e plastikëve njëpërdorimshme, si pjata, pirunj, lugë etj. Fakti është se aktualisht kemi shkuar në pikën zero në betejën me plastikat,” përfundoi ai.

/Reporter.al/

Etiketa: betejeplastikeqese

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Futen ilegalisht, qeset e “ndaluara” vijojnë të gjejnë rrugë për në det

15:48 : 02/07/2025
SHENDETI

Duken të shëndetshme, por janë të rrezikshme! Perimet në qese mund t’ju sëmurin

17:25 : 20/06/2025
AKTUALITET

Fabrika “Erzeni” një kërcënim i përditshëm për shëndetin dhe mjedisin në Berat (VIDEO)

13:40 : 20/06/2025
AKTUALITET

Beteja mafioze për tenderin 1.7 mln euro të Rajlit/ Bashkia e Durrësit refuzon sërish KPP

17:34 : 20/05/2025
AKTUALITET

Manjani: Qeveritarët shpenzojnë shuma marramendëse për të sulmuar njëri-tjetrin

21:47 : 28/01/2025
AKTUALITET

“Një betejë e fortë mes tyre”/ Berisha: Veliaj takoi Kamala Harris në Washington, Rama nuk arriti dot

21:26 : 19/12/2024
Para
Petrit Vasili

Çelja e fushatës te "Air Albania"/Vasili: Ja pse ngjalli entuziazëm hyrja e Këlliçit

TË GJITHA

SHBA refuzon paktin e OBSH-së për përgjigje ndaj pandemive

21:37 : 18/07/2025

Mbytja e 2 të miturve në Shkumbin/ I afërmi: I gjeti roja i hidrocentralit te një gropë, u turra me vrap

21:27 : 18/07/2025

Kush po e tredh Dredhën? Fotovoltaiku 830 ha i Kaninës, që futi Bashkinë e Vlorës në shtetrrethim

21:24 : 18/07/2025

Struga e Shkëmbit forcon mbrojtjen, ish-futbollisti i Arisit prezantohet te klubi shqiptar

21:16 : 18/07/2025

Granit Xhaka në qendër të merkatos, drejtori i Bayer Leverkusen: Ne duam ta mbajmë!

21:05 : 18/07/2025

“Syri që s’ka kushërinj”/ Ku përfunduan satelitët e Ramës? Do shihnin gjithçka, por s’panë ndërtimet

21:04 : 18/07/2025

Linja e tensionit të lartë i rrezikonte banesën, OSHEE i injoron dhjetëra kërkesa qytetarit

20:56 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com