• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Këlliçi paraqet projektin në Laprakë: Dëmshpërblim sipas tregut banorëve për pronën

11:45 : 14/04/2023
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Njësia administrative Nr.11 në Tiranë që shtrihet në zonën e Laprakës është nga më pak të investuarat prej Bashkisë së Tiranës, ndërkohë që banorët jetojnë me frikën e shembjes së banesave të tyre, pasi preken nga gjurma e “Unazës së Madhe” dhe hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës.

Në këtë zonë, vitet e fundit, për shkak të ndërtimit të Unazës së Re, por edhe të projekteve të rindërtimit, shumë banorë kanë humbur pronën e tyre, ndërsa nga bashkia e Tiranës drejtuar nga Erion Veliaj, nuk janë dëmshpërblyer.

Këta banorë gjithashtu kanë protestuar vazhdimisht kundër prishjes së banesave të tyre dhe asnjëherë nuk kanë marrë një përgjigje konkrete se si do të shpronësohen dhe kompensohen nga Bashkia e Tiranës.

Një takim me ta në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit është zhvilluar nga kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi.

Gjatë takimit ai e vendosi theksin te ky problem që prek shumë familje në këtë njësi, duke nënvizuar se do të angazhohet që pas 14 majit të bëhet dëmshpërblim i plotë i banorëve dhe me çmimin e tregut.

Lexo edhe:

Këlliçi: Rama në luks me charter, ndërsa shqiptarët presin biletën e largimit

Këlliçi: Mafia kontrollon energjinë diellore, Balluku dhe qeveria po rrezikojnë sigurinë energjetike të Europës

“Çdo shtëpi që është prishur në Njësinë Nr.11 nga projektet e infrastrukturës, të rindërtimit, do të dëmshpërblehet një për një në mënyrë të drejtë me metra katror, dhe me çmimin e tregut. Shtëpitë afër shinave, që do të prishen për zgjerimin e hekurudhës, ku janë vendosur dhe një pjesë e madhe e komunitetit rom, do të dëmshpërblehen një për një dhe do të jenë plotësisht në vëmendjen e bashkisë”- u shpreh Këlliçi.

Në këtë kontekst, duke folur për projektvendimin e qeverisë për auditimin e pallateve 50-vjeçare, Belind Këlliçi u shpreh se asnjë pallat në këtë moshë nuk do të shembet. Madje, ai siguroi se pas 14 majit këto pallate të rikonstruktohen me sistem kapot, e cila minimizon kërkesat për energji të familjeve që banojnë në to.

“Në lidhje me godinat 50-vjeçare. Asnjë pallat i vjetër nuk do të prishet, madje do të ndërhyjmë për të bërë të mundur veshjen e pallateve me kapot, për të kursyer energjinë. Ky është një premtim që e jap para jush, nuk do t`i preket prona asnjë qytetari, asnjë familje”- tha kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës.

Problemet e infrastrukturës në Laprakë janë shqetësim parësor për banorët. Belind Këlliçi u angazhua që në këtë zonë, pasi ai të marrë drejtimin e bashkisë Tiranë, të kryhen investime në rikualifikimin urban dhe infrastrukturën e lagjeve.

 “Sistemimi i bllokut, me shtëpi private afër fabrikës së tullave. Rrugë të paasfaltuara që ju i shihni çdo ditë, rrugët janë pa trotuare dhe pa ndriçim, ne në këtë zonë do të bëjmë një ndërhyrje të plotë. Do të rregullojmë infrastrukturën rrugore në Kodër Kamëz edhe te Treshi. Do të marrë fund historia, që nënat e reja, nuk kanë trotuar që të nxjerrin fëmijët me karrocë. Padiskutim do të ndërhyjmë në kanalizim për të shmangur përmbytje në zonën e “Zogut të Zi” në zonën e “Dërrasave”, u shpreh Belind Këlliçi.

Një tjetër premtim është ai për ndërtimin e kopshteve, shkollave dhe çerdheve, të cilat edhe në Njësinë Nr.11 nuk janë të mjaftueshme.

“Zona e Bregut të Lumit ka vetëm një çerdhe të vogël dhe një kopsht pa drekë. Historia e zonave, e njësive, që nuk kanë kopshte, shkolla dhe çerdhe do të marrë fund. Unë jam ndalur në planin tim për arsimin, në propozimin që kam bërë për taksën e 3% që do të dedikohet për kopshte e çerdhe dhe nëse nuk mjafton, i gjithë 8% i taksës së infrastrukturës që vjen nga lejet e ndërtimit, do të shkojë për çerdhe, kopshte dhe shkolla”, u shpreh kandidati opozitës para banorëve të Laprakës.

Etiketa: Bashkia e TiranesBelind Këlliçizgjedhjet lokale 2023

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këlliçi: Rama në luks me charter, ndërsa shqiptarët presin biletën e largimit

18:30 : 29/10/2025
AKTUALITET

Këlliçi: Mafia kontrollon energjinë diellore, Balluku dhe qeveria po rrezikojnë sigurinë energjetike të Europës

20:53 : 28/10/2025
AKTUALITET

Këlliçi: Rama lëshon Ballukun për të blerë pak kohë, fundi i tij tashmë i ditur

10:32 : 28/10/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Florjan Binaj denoncoi malin me inerte në Xhanfize Keko, Bashkia nis pastrimin

18:05 : 27/10/2025
AKTUALITET

Projekti i prish shtëpinë dhe e lë mes katër rrugëve! Bashkia e Tiranës nuk i jep bonusin e qirasë

22:32 : 22/10/2025
AKTUALITET

Këlliçi: Brenda dy ditësh pritet raporti përfundimtar i ODIHR, është më i rëndë se ai paraprak

22:26 : 21/10/2025
Para

Shkarkohet nga detyra gjyqtarja Izabela Radovani

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com