• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Goditet në Spanjë klani shqiptar “Farruku”, 20 të arrestuar për trafik kokaine

13:37 : 12/04/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Një klan shqiptar me aktivitet të përqendruar në trafikun e kokainës dhe drogave të tjera të forta në Spanjë, është goditur në një megaoperacion të Gardës Civile që pa të angazhoheshin më shumë se 250 agjentë të armatosur.

Aksioni për goditjen e rrjetit të fuqishëm të trafikut ndërkombëtar të kokainës në disa provinca spanjolle, përfshirë Malagën, u zhvillua pas konkludimit të hetimeve që nisën për një ngarkesë prej 2 tonë kokainë në portin e Algeciras.

Synimi i policisë spanjolle ishte të çmontonin klanin shqiptar “Farruku”, kreu i të cilit Kreshnik Farruku, objektivi kryesor i hetimit që ndodhet pas hekurave pasi është arrestuar në vitin 2019.

Klani “Farruku”, i përbërë kryesisht nga shqiptarë (vëllezërit dhe lidhjet farefisnore të Kreshnikut) njihet nga policia që prej vitit 2008 pasi kanë qenë të përfshirë në grabitje banesash, trafik kokaine dhe krime të ndryshme që lidhen me trafikun e drogës.

Kreshniku, lideri i këtij grupi, u arrestua në vitin 2019 në Madrid për shkak se ndaj tij rëndonte një urdhër-arresti evropian i lëshuar nga Italia që nga viti 2018, megjithëse policia spanjolle tashmë e kishte hetuar për lidhjen e tij të mundshme me një grup bashkatdhetarësh që në vitin 2007, kur ata sulmuan shtëpinë e biznesmenit José Luis Moreno, të cilin e vranë me armë zjarri në El Molar (Madrid) në 2008.

Lexo edhe:

Denoncimi i Bardhit: Balluku përmes Portit të Durrësit, lehtësoi trafikun e drogës në Europë

Trafik droge nga Tajlanda, arrestohet shqiptari në Greqi

Në operacionin e zhvilluar këtëtë mërkurë janë arrestuar rreth 20 persona të lidhur me klanin Farruku në provinca të ndryshme spanjolle. Gjithashtu, personave nën hetim për lidhje me grupin po u dërgohen mandate gjyqësore.

Garda Civile ka theksuar se operacioni është ende i hapur dhe se nuk përjashtohen arrestime të reja në ditët në vijim.

Në Malaga, operacioni është përhapur në pjesë të ndryshme të provincës, megjithëse numri i të arrestuarve në zonë nuk dihet për momentin. Garda Civile ka bërë me dije se operacioni kundër klanit “Farruku” në Costa del Sol synon të çmontojë një rrjet të rëndësishëm të trafikut të drogës që operon në këtë zonë. Më shumë detaje rreth operacionit pritet të publikohen në orët në vijim nga mediat spanjolle.

Agjentët kanë kontrolluar një firmë ligjore në rrugën qendrore të Malagas dhe kanë arrestuar menaxherin e saj për lidhje me Farrukun, ndërsa aksioni është shtrirë gjithashtu në pjesë të tjera të Costa del Sol, Madrid, Toledo, Barcelona dhe Cádiz.

Në Eixample të Barcelonës dhjetra agjentë të armatosur rëndë kanë hyrë në një apartament herët në mëngjes dhe kanë sekuestruar dokumente dhe materiale që përbëjnë një regjistër që kalidhje me trafikun e kokainës në shkallë ndërkombëtare.

Por kush është Kreshnik Farruku (Bodlla)?

Kreshnik Farruku (Bodlla)

Aktiviteti kriminal i Farrukut nis në Shqipëri, me përplasjen e përgjakshme të fisit Farruku në Manëz të Durrësit dhe fisit Kërtalla në Shijak. Gjatë pesë viteve këto fise kanë pasur përplasje të shumta, në Tiranë, Durrës dhe Holandë, por prokurorët shqiptarë asnjëherë nuk kanë arritur të provojnë implikimin direkt të tyre në vrasje apo atentate, ndërsa kanë dyshuar se ata kanë përdorur vrasës me pagesë.

Në maj të 2010-ës, Farruku u arrestua së bashku me disa pjesëtarë të tjerë të bandës, gjatë tentativës për të transportuar në Itali rreth 20 kilogram kokainë.

Në vitin 2014 Farruku arriti të arratiset nga burgu spanjoll dhe iu rikthye aktivitetit kriminal, kryesisht trafik droge me bazë në Amsterdam.

Më pas Kreshnik Farruku ka ndryshuar mbiemrin duke marrë atë të gruas së tij, Bodlla dhe i ka shpëtuar disa herë atentateve, i fundit ishte ai i vitit 2015 në zonë e “Don Bosco” në Tiranë, ku mbeti e plagosur rastësisht një kalimtare.

Ai  ishte në shoqërinë e kunatit të tij, Rinald Budlla, dhe të dy shokëve, kur është qëlluar me armë në zonën e “Don Boskos”. Pista asokohe lidhej me prishjen e pazareve të drogës në Itali, Spanjë dhe Holandë.

Atentat i është bërë edhe vëllait të tij Roland Farruku, në vitin 2014 në Manëz.

Ndërkohë, në vitin 2012 Gjykata e Durrësit vendosi sekuestro preventive për pasuri të cilat arrijnë shifrën totale rreth 1 milion euro në pronësi të Kreshnik Bodlla (Farruku).

Sipas Prokurorisë këto pasuri dyshohej se ishin krijuar nga aktivitetet e paligjshme të tij dhe përdoreshin nga dy familjarët e tij, Reshit Farruku (babai) dhe Roland Farruku (vëllai), banues në Shijak të Durrësit.

Nga hetimet rezultoi se Reshit dhe Roland Farruku kishin blerë një pronë me vlerë 920.000 euro në zonën e Gjirit të Lalzit, si edhe kishin një llogari bankare në shumën 6.271.000 lekë që u sekuestruan.

Kreshnik Farruku dyshohej edhe për vrasjen e bosit të tij në Spanjë, në vitin 2010, për shkak të pazareve të drogës. Por pas hetimit, prokurorët spanjollë konkluduan se vrasjen e kishte përgatitur Devi Kasmi, i cili mbeti i vrarë në një atentat në janar të 2018-ës në Tiranë.

Etiketa: akuza per trafik drogekreshnik farrukupolicia spanjolletrafik droge

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Denoncimi i Bardhit: Balluku përmes Portit të Durrësit, lehtësoi trafikun e drogës në Europë

17:32 : 10/05/2025
AKTUALITET

Trafik droge nga Tajlanda, arrestohet shqiptari në Greqi

20:17 : 30/04/2025
AKTUALITET

EMRI/ Në kërkim prej dy vitesh për trafik dro*e, ekstradohet 51-vjeçari nga Lezha

14:08 : 20/04/2025
AKTUALITET

EMRAT/ I shpallur në kërkim për grup kriminal, arrestohet 45-vjeçari me dy identitete

09:07 : 14/04/2025
AKTUALITET

Trafik droge nga Shqipëria në Itali, kapet në Angli shqiptari, anëtar i grupit kriminal

13:48 : 13/04/2025
AKTUALITET

Rama paralajmëron heqjen e skanerit në dogana. A favorizohet trafiku i drogës?

16:49 : 08/04/2025
Para

ONE Albania unifikoi rrjetin përmes një procesi unik në historinë e telekomunikacionit

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025

Zelesnky: Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas

22:38 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com