• Kontakt
Thursday, May 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Lufta në Kosovë dhe sakrificat, Shaqiri rrëfen të kaluarën për “The Guardian”

17:26 : 11/04/2023
në SPORT

Xherdan Shaqiri është intervistuar nga “The Guardian” për të kaluarën e tij, rrënjët e familjes dhe vështirësitë që ai ka kaluar në fëmijëri që nga koha e luftës.

Pasi ai mbushi 1 vjeç, familja e tij mori një vendim për t’u zhvendosur nga Gjilani në Zvicër. Lufta kishte filluar dhe situata kaotike nuk ofronte siguri për familjen dhe për vetë Xherdanin.

“Nëse ndryshon shtetin, do të shkosh në një vend ku nuk njeh askënd”, kështu e fillon rrëfimin Shaqiri për “The Guardian”. “Unë nuk vija nga një familje e pasur. Prindërit e mi punuan shumë. Nuk kaluam kohën më të mirë, por ndonjëherë kjo të bën më të fortë”.

Ata u vendosën në shtëpi në Augst të Zvicërs në vitin 1992. Babai i tij gjeti punë si punëtor krahu. Nëna e tij pastronte ndërtesa. Paratë ishin të pakta pasi familja dërgoi aq sa mundi te pjestarët e tjerë të familjes që lanë pas në Kosovë.

Shaqiri thotë për mediumin britanik se ishte i vetmi i huaj në shkollë dhe futbolli ishte streha e tij.

Lexo edhe:

Xherdan Shaqiri realizon dopietë, udhëheq Baselin drejt titullit kampion në Zvicër (video)

Zvicra, Shaqiri i jep sonte lamtumirën ekipit kombëtar bashkë me 2 lojtarë të tjerë

“Në sport, ju keni gjithmonë një shans për të shpëtuar nga këto lloj gjërash. Të rritesh si person, të jesh konkurrues, të mësosh kultura të reja”, vazhdon më tej ylli i kombëtares së Zvicrës.

Talenti i Shaqirit tërhoqi vëmendjen e agjentëve të skuadrës zvicerane, Basel. Në sezonin e tij të parë të plotë pasi u kthye në profesionist, ai ndihmoi skuadrën të fitonte tre tituj dhe dy Kupa të Zvicrës në vetëm tre vjet.

Më pas, në vitin 2012, realizoi një transferim te Bayern Munich, ku ai ishte pjesë e ekipit tripletës së fituar në sezonin 2012-13.

Një periudhë e shkurtër te Interi u pasua nga një kalim te Stoke City. Por, rënia e Stoke në Championship në vitin 2018, i hapi derën për te Liverpooli, duke luajtur pjesë të rëndësishme në fitimin Champions League dhe Premier League.

“Unë gjithmonë do të shikoj prapa me shumë krenari. Mendoj se ajo që arritëm është e mahnitshme”, shton ai.

Fokusi i Zvicrës është kualifikimi për Euro 2024 në Gjermani  dhe kjo mund të jetë një urë emocionale për Shaqirin pasi në Grupin I ku gjendet Zvicra, është edhe Kosova.

Në Kampionatin Botëror të vitit 2018, Shaqiri kishte të stampuar flamujt e të dy vendeve në thembra të atleteve të tij. Xherdani flet më tej për “The Guardian” se ai viziton Kosovën sa herë që mundet, derisa tregon për shtëpinë e tij në Zhegër të Gjilanit.

“Shtëpia jonë u dogj. Në mure shkruheshin gjëra. Gjithçka ishte bosh”, vazhdon rrëfimin Shaqiri.

“Unë luaj për Zvicrën. Por, unë kam lindur në Kosovë dhe i dua të dy vendet. Unë do të jap 100 % për Zvicrën. Me siguri do të jetë një moment krenarie. Do të shijoj çdo moment për të luajtur atje, sepse e gjithë familja ime do të vijë. Do të jetë emocionale për mua. Dhe jam i sigurt se do të kemi një pritje shumë të ngrohtë”.

Në moshën 31-vjeçare, zjarri në sytë e tij, i kalitur në fëmijëri në një sfond lufte dhe sakrificash, vazhdon të digjet me vendosmëri.

Etiketa: xherdan shaqiri

Lajme të lidhura

SPORT

Xherdan Shaqiri realizon dopietë, udhëheq Baselin drejt titullit kampion në Zvicër (video)

11:23 : 13/04/2025
SPORT

Zvicra, Shaqiri i jep sonte lamtumirën ekipit kombëtar bashkë me 2 lojtarë të tjerë

16:36 : 15/10/2024
SPORT

Shaqiri largohet nga Chicago Fire, klubi amerikan: Faleminderit Xherdan!

19:02 : 14/08/2024
SPORT

Xherdan Shaqiri njofton tërheqjen nga Kombëtarja e Zvicrës

15:48 : 15/07/2024
Euro 2024

10 gola në Botërorë dhe Europianë, Shaqiri renditet përkrah Rummenigge, Zidane & CO

18:11 : 20/06/2024
SPORT

Video/ Xherdan Shaqiri tund rrjetën për Zvicrën në miqësore

22:12 : 04/06/2024
Para

“Ai nuk mund të ecë”, mjeku i Berluskonit: Gjendja shëndetësore e tij mbetet kritike

TË GJITHA

Aksioni në Shkodër/ Gazetarja: Në shtabet e partive ka të infiltruar të SPAK

21:40 : 08/05/2025

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” mbyll fushatën, Lapaj: Garojmë për të ndërtuar shtetin

21:38 : 08/05/2025

I konvertuar së fundmi në katolik, zëvendëspresidenti i SHBA-së mirëpret zgjedhjen e Papa Leonit XIV

21:37 : 08/05/2025

Kur do të tërhiqet nga politika? Berisha: Vetëm nga Zoti i madh!

21:34 : 08/05/2025

Tenderi i Policisë për 60 mjete/ 38 mijë euro për një makina me qira! Më lirë t’i blesh

21:28 : 08/05/2025

Vuçiç në Rusi/ Reagon BE: Presidenti serb të përmbahet nga legjitimimi i agresionit të Putinit ndaj Ukrainës

21:27 : 08/05/2025

“Fillova ta urreja PSG-në prej Ibrahimovic”, kampioni i botës: Sot më pëlqen për një arsye

21:21 : 08/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com