• Kontakt
Friday, May 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VOA: Shqetësim për rënien e vazhdueshme të lindjeve në Shqipëri

Në Shqipëri, lindjet vijonë të bien në mënyrë të vazhueshme. Vetëm vitin e fundit ato ranë me 13%, krahasuar me vitin 2021. Studiues, zyrtarë dhe mjekë e shohin me shqetësim këtë fenomen, pasi lindjet prej dy dekadash janë nën normën 2.1 fëmijë për një grua në moshë riprodhuese, që cilësohet si kufiri i nevojshëm, për të ruajtur popullsinë. Autoritetet kanë ndërmarrë disa masa me qëllim për të rritur numrin e lindjeve në vend, por studiuesit mendojnë se ato janë të pamjaftueshme dhe se ende mbetet punë për të bërë. Zëri Amerikës bisedoi me nëna që i kanë sfiduar këto statistika dhe që përpiqen të ngrihen mbi pengesat që hasin në rritjen e fëmijëve.

19:30 : 10/04/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, SOCIALE

Në Shqipëri lindshmëria po shënon nivele gjithnjë e më të ulëta dhe që prej vitit 1990 lindjet janë tkurrur me 71%, në dekadën e fundit me 31% dhe në vitin 2022 shënuan një rënie me 13% krahasuar me vitin paraardhës, duke ju referuar të dhënave të INSTAT. Njohës të fushës së demografisë, mjekë dhe zyrtarë shohin me shqetësim edhe rënien e numrit të lindjeve për një grua në moshë riprodhuese. Prej 20 vitesh ato janë nën normën 2.1 fëmijë për një grua, që është dhe norma e nevojshme për ruajtjen e popullsisë. Gratë sot po lindin gjithnjë e më pak, por mes tyre ka dhe nga ato që i sfidojnë këto statistika. Një nënë e re nga Tropoja Ajlin Alfredaj, ka sjellë në jetë 7 fëmijë në 4 lindje, në tre prej të cilave binjakë. Ajo përpiqet çdo ditë, bashkë me bashkëshortin të ngrihet mbi vështirësië dhe pengesat që hasin në rritjen e tyre.

“Terreni ku jetojmë nuk është komod për një nënë të re, që të kesh një familje të madhe, t’i dedikoshesh vetes dhe të krijosh të ardhura. Familja e madhe do kushte, do ekonomi të mirë për t’i rritur fëmijët dhe për t’i shkolluar. Por dhe për veten si një grua, si një nënë të ndjehesh e realizuar. Kjo është kosto, është lodhje, është stërmundim”– u shpreh për Zërin e Amerikës Ajlin Alfredaj, nga qyteti i Tropojës.

Ajlin është juriste në kadastrën e qytetit të Tropojës dhe bashkëshorti, Alfredi mësues i edukimit fizik. Ata prej vitesh kanë ndërtuar një bazë ekonomike të qëndrueshme, që mbështetet kryesisht nga dhënia me qera e disa rezidencave, në zotërim të tyre, për të huajt që vizitojnë alpet. Arsimin e lartë, Ajlin e ka kryer duke rritur fëmijët. ndërkohë që ata vinin në jetë njëri pas tjetrit. Në këtë proçes të bukur dhe të vështirë ajo thotë se ka patur mbështetjen e familjes së saj dhe të bashkëshortit. Diçka po lëviz në ndihmë të grave me qëllim rritjen e lindshmërisë thotë ajo për Zërin e Amerikës, por sërish mbetet shumë punë për të bërë.

“Nuk është e thjeshtë, sepse të jesh një nënë me 7 fëmijë, të jesh dhe në punë nuk është e lehtë, sepse përtej 8 orëve në punë duhet të kujdesesh dhe për fëmijët kur kthehesh në shtëpi, por dhe për veten. Favorizimin më të madh nënat e kanë derisa fëmija të bëhet një vjeç. Më pas nuk ke asnjë favorizim, as për punën dhe për asgjë tjetër”– vijoi Ajlin Alfredaj, nga qyteti i Tropojës.

Sociologët e shohin rënien e lindshmërisë në vend të lidhur me një sërë faktorësh, duke nisur që nga forcimi i rolit të grave dhe vajzave në shoqëri, fokusimi i tyre drejt arritjeve profesionale dhe karrierës, rritja e numrit të divorceve, emigrimi i rreth 200 mijë shtetasve në dekadën e fundit, pasiguritë ekonomike të çifteve apo përdorimi i substancave narkotike, dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Ekspertët shohin me shqetësim se gratë në zonat rurale kanë më pak akses në marrjen e disa shërbimeve që ndikojnë në lindshmëri.

Lexo edhe:

Përshpejtohet rënia e lindjeve, në 4 vite 26% më pak foshnja

Janar-Mars, numri i lindjeve ra me 14%

“Ka raste të catuara kur gratë dhe vajzat në zonat rurale e kanë pak të vështirë qasjen në shërbime. Dhe në ato raste kur ofrohen shërbime, kanë mungesë informacioni të shërbimeve që janë për to. Nuk kanë informacion në lidhje me kujdesin për shtatzaninë, për edukimin e fëmijëve, kujdesin prindëror apo prindërimin pozitiv. Është një moment kur dhe shërbimet duhet të shkojnë direkt tek përfituesi në ambjentin ku ato ndodhen”- u shpreh për Zërin e Amerikës, Mirgit Vataj, Kryetar i Urdhrit të Punonjësit Social.

Drejtoresha e spitalit Obsetrik Gjinekologjik Mbretëresha Geraldinë në Tiranë Eliona Demaliaj, e sheh rënien e lindshmërisë të lidhur me disa faktorë, ku kryesorja mbetet sipas saj, ndryshimi i koncepteve për jetën tek të rinjtë, si dhe dëshira e tyre në rritje për t’i dhënë fëmijës më shumë mundësi ekonomike.

“Mosha e vendosjes për të krijuar familje është rritur. Vajzat arsimohen më shumë, kanë dëshirë më të madhe për të bërë karierë. Kjo bën që lindjen e parë ato ta bëjnë në një moshë pak më të madhe. Kjo në mënyrë direkte dhe indirekte bën që dhe numri i fëmijëve që ato vendosin për të patur në familjen e tyre të jetë më vogël se i nënave apo gjysheve të tyre”– tha për Zërin e Amerikës Eliona Demaliaj, Drejtore e spitalit Obsetrik Gjinekologjik Mbretëresha Geraldinë në Tiranë.

Autoritetet kanë shtuar përpjekjet gjatë viteve të fundit për të stimuluar lindjet në vend. Që prej vitit 2019, çdo nënë që sjell në jetë fëmijën e parë përfiton një bonus prej 40 mijë lekësh, dhe ky bonus rritet në mënyrë progresive për fëmijën e dytë 80 mijë, për të tretin 1200 lekë, e kështu më radhë. Aktualisht këtë bonus e kanë përfituar rreth 160 mijë fëmijë, përfshirë dhe ata që kanë lindur jashtë vendit, dhe janë regjistruar në Shqipëri. Por gjatë këshillimit kombëtar autoritetet thane, se lindi nevoja për disa ndërhyrje të reja në mbështetje të një pjese të grave të papuna më fëmijë.

“Do të ishte shumë e rëndësishme që ne të mbështesnim nënat e papuna të cilat kanë 3 fëmijë të mitur, deri në moshën 18 vjeç. Politika e qeverisë ishte pikërisht kjo, që ta mbështesnim nënën me pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, që një nënë gjatë periudhës së rritjes së fëmijës, kur fëmija i vogël është nën 5 vjeç të mbështetet nga shteti me këto pagesa, për të bërë të mundur që në periudhën e pensionit ajo të ketë të paguara të gjitha sigurimet. Këto njihen si vite pune”– u shpreh për Zërin e Amerikës Denada Seferi, Zv Ministre e Shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale.

Megjithë përpjekjet e qeverisë për të rritur lindjet në vend ato kanë ardhur në rënie të vazhdueshme. Ajlin Alfredaj, nëna e re me 7 fëmijë mendon se përtej bonuseve financiare, për të rritur lindshmërinë ka rëndësi dhe fuqizimi ekonomik i gruas në tërësi, që do ta bënte atë të sigurt sipas saj për të sjellë në jetë fëmijë.

“Duhet të bëhet më shumë në aspektin e fuqizimit ekonomik tek gratë , që ato të jenë të pavarura, përmes kurseve profesionale, me punë të ndryshme që ato të mos marrin vetëm bonusin, por të rriten nga ana profesionale dhe të kenë mundësi të mbajnë veten e tyre. Kjo është ndihma më e madhe”- vijoi Ajlin Alfredaj, nga qyteti i Tropojës.

Fuqizimi ekonomik i gruas në Shqipëri shihet nga ekspertët si mjaft i rëndësishëm dhe me ndikim në zhvillimin ekonomik të vendit. Autorietet kanë raportuar disa politika ndihmëse ndaj tyre, kryesisht në përfitimin e fondeve për ngritjen dhe zhvillimin e bizneseve, por përparimi është ende i ulët kur bëhet fjalë për gratë si drejtuese. Rënia e lindshmërisë nën normën e zëvendësimit të popullsisë është një problem shqetësues edhe në vendet europiane, por në këtë panoramë të errët, Shqipëria renditet ndër vendet e fundit në Europë dhe rajon, me një normë lindshmërie 1.32 fëmijë për një grua në moshë riprodhuese, më e ulëta që prej 60 vitesh. Këto statistika sipas ekpertëve e vendosin Shqipërinë në pozita më të dobëta se vendet e tjera në proçeset demografike ndaj dhe masat e ndërmara, sipas tyre kanë ndikim të ulët dhe nuk arrijnë të prodhojnë rezultate pozitive.

/VOA/

Etiketa: lindje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përshpejtohet rënia e lindjeve, në 4 vite 26% më pak foshnja

09:09 : 21/05/2025
AKTUALITET

Janar-Mars, numri i lindjeve ra me 14%

16:25 : 19/05/2025
AKTUALITET

OKB parashikon përgjysmim të lindjeve në Shqipëri në 3 dekadat e ardhshme

08:01 : 14/04/2025
AKTUALITET

Shenja shpopullimi, bien lindjet në Vlorë/ Mjekja: Çiftet kanë pasiguri ekonomike

15:41 : 23/03/2025
AKTUALITET

“Emigrojnë” edhe bebet/ Të rinjtë në emigracion po lindin më shumë

21:50 : 08/03/2025
AKTUALITET

Gratë në Shqipëri po lindin më pak se sa dëshirojnë

08:24 : 08/03/2025
Para

Vritet në mënyrë horror anëtari i klanit famëkeq, e ekzekutojnë dhe djegin kokën

TË GJITHA

Nadir Çausholli ortak në hotelin 10-katësh “Rock of Kavaja” me Visin e Pojës

23:19 : 22/05/2025

Horoskopi, e premte, 23 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:04 : 22/05/2025

Pse u dha 8 mandate të sigurta aleatëve? Berisha: I morën mbi bazën e rezultateve të viteve të fundit

22:59 : 22/05/2025

Si të dalloni arrestin kardiak nga ataku i zemrës

22:51 : 22/05/2025

SPAK hap garën për Drejtorin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit

22:50 : 22/05/2025

150 milionë euro janë gati! Detajet e reja për klubin më pranë Florian Wirtz

22:48 : 22/05/2025

A do e marrë mandatin e Berishës nëse dënohet? Alimehmeti: Më pëlqen apo jo, ligji zbatohet!

22:47 : 22/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com