• Kontakt
Thursday, July 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Këlliçi bisedon me banorët në kryeqytet: Shpëtojmë Tiranën, nëse largojmë Veliajn!

12:20 : 09/04/2023
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje Vendore 2023

Kandidati i opozitës për kryetar në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka vijuar takimet me qytetarët dhe bizneset në lagje e rrugë të ndryshme të kryeqytetit.

Këtë fundjavë Belind Këlliçi u ndal në zonën e “Tregut Ushqimor”, ku dëgjoi nga afër ankesat dhe problemet me të cilat po përballet biznesi i vogël në kryeqytet. Shumë treguan se po mbajnë hapur qepenat, por nuk po shesin asgjë, për shkak të shpopullimit, rënies së konsumit dhe varfërisë.

“Mos pyet për punë, ja po e sheh vete, e shtunë sot. Sot kam shitur një palë këpucë gjithë ditën dhe jetoj me të. Kemi dhënë boll për atë, unë me thënë të drejtën kam dhënë boll për atë dhe nuk më ka bërë asnjë gjë. Suksese, ti je për këtë popull, se këta të tjerët janë mashtruesa. Edhe e shtuna e diela është bërë një lloj, se normal, presim të shtunë e të diel. Të gjithë tregtarët ankohen”-u shprehet një tregtar.

Shqetësimeve të biznesit, Belind Këlliçi iu përgjigj duke prezantuar paketën e uljes së taksave dhe tarifave vendore, të cilat do të jenë ndihmë për biznesin, për të cilat u shpreh se janë të realizueshme.

“Po mirë a e kuptojnë që duhet ndryshuar kjo gjë? Nuk mund të ankohen pafundësisht dhe të mos ndërrosh gjë. Më janë turrur mua se kam bërë premtimin për autobusët pa lekë: këtu nuk përfiton njeri, kjo nuk i intereson kurrkujt, etj etj! Ndërkohë që njerëzit janë për bukë goje. Tregu këtu është gjithë ditën nuk ka njeri këtu me çfarë po pyes, edhe ata që janë nuk kanë lekë. Bëhen, janë me këmbë në tokë, dhe janë të realizueshme”-u shpreh Belind Këlliçi.

Lexo edhe:

PD: Qytetarët presin bonusin e qirasë dhe banesat, Ristani bën tendera për mobilie

Skandali/ Prindërit s’regjistrojnë dot fëmijët në çerdhet e Tiranës, Ristani dhe Beqiri heshtin

Takimet e Belind Këlliçit me qytetarët, vijuan edhe përgjatë rrugës së Kavajës.

Duke shtrënguar duart me dhjetëra qytetarë, Belind Këlliçi dëgjoi nga afër shqetësimet e tyre, që lidhen kryesisht me problemet në infrastrukturë dhe asfaltin elektoral.

“Tek pallati jonë këtu mbrapa, strehimi është mbushur me fekale. Erion Veliajn e kam takuar që në 2013 kur kishte nevojë për votat. Po ta shikoni vete është katastrofë, katastrofë. Vërejtje ka sa të duash. Këtu te pallatet e të persekutuarëve, po të bjerë një shi, baltë dynjaja. Kanë filluar pak ato patronazhistët tek ish-ekspozita. Kemi pak dëmtime për atë shtesën nga pallati. Mua nuk më morën, morën ato poshtë, u kanë premtuar ndonjë lekë. Rruga pa pasur nevojë janë duke na e shtruar tani. Të bjerë shi e di si mbushet apo jo. Pa pusetë, pa kanalizime, kanë hedhur asfalt tanii. Kemi bërë ankesë në minibashki, çuam një listë, na thanë sillni emrat e banorëve, bëmë një listë paraprake, firmosën banorët, e çuam atje, deri tani asnjë përgjigje. Suksese dhe mbarë e mirë, se me këta nuk po ia dalim dot më”-u shprehën qytetarë te rruga e “Kavajës”.

Gjatë ecjes e takimeve, Belind Këlliçi dëgjoi një qytetar, i cili denoncoi sesi Erion Veliaj ka dhënë një leje ndërtimi për një pallat, i cili po ndërtohet vetëm disa centimetra larg themeleve të banesës së qytetarit, ndërsa ai pretendon edhe se ndërtuesi i ka marrë pronën.

“Na është dhënë një leje ndërtimi për pallat, z..Erion Veliaj. I pesti, para dy vjetësh, sa i bie, në vitin 2021. Kanë hapur gropën, me lejen e bashkisë. Unë jam në pjesën veriore ku bëhet ndërtimi. Kufiri ndarës nga pjesa veriore 20-70 centimetra. Ç’mund të bëhet me 20 centimetra, nesër ai ku do i vërë skelat. Përveç asaj na janë marrë dhe 4 metra nga prona jonë të legalizuara me letra. Nuk kam gjë me atë, të bëjë atë aty, të më sigurojë shtëpinë mua, se të bjerë tërmet nesër, unë bie brenda”.

Këtë denoncim të qytetarit, Belind Këlliçi zgjodhi ta verifikonte nga afër. Teksa dëgjoi ankesat e qytetarëve, Belind Këlliçi iu bashkua irritimit të tyre, duke u shprehur se e vetmja zgjidhje për të mos lejuar të tilla probleme, është largimi i Erion Veliajt nga drejtimi i bashkisë së Tiranës në 14 maj.

“Me këta që janë nuk ke ça, po si zhduke. Hiqi, nuk ke çfarë bën. Ty të ka rënë hall, ti ke hall të madh prandaj je kaq i mërzitur, të kuptoj shumë mirë, por ky shtet na ka rënë. Po çfarë 6 metra, kjo është çmenduri, tha Këlliçi.

Etiketa: 14 majibashkia tiraneBelind KëlliçiPartia Demokratikezgjedhjet lokale

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PD: Qytetarët presin bonusin e qirasë dhe banesat, Ristani bën tendera për mobilie

11:37 : 29/06/2025
AKTUALITET

Skandali/ Prindërit s’regjistrojnë dot fëmijët në çerdhet e Tiranës, Ristani dhe Beqiri heshtin

14:32 : 23/06/2025
AKTUALITET

Shoferi mund Veliajn/ “Shkarkim pa ligj”, fiton dëmshpërblimin, Bashkia e përndoqi 7 vite në gjyqe

13:42 : 21/06/2025
Lajmet e Dites

Hakerët sulmuan faqen online, Bashkia Tiranë: Pezullohet regjistrimi në çerdhe dhe kopshte

14:14 : 20/06/2025
BOTA

Zgjedhjet lokale në Kosovë, ja kush është kandidati i VV për Prishtinën

18:14 : 18/06/2025
AKTUALITET

Fati i Berishës vendoset në vjeshtë? Këlliçi: Do bëjmë një analizë të thellë…

22:38 : 13/06/2025
Para

I dënuar për trafik droge, ekstradohet nga Italia 33-vjeçari shqiptar

TË GJITHA

Dështon për herë të 41-të Konstitumi i Kuvendit të Kosovës

11:57 : 03/07/2025

Kryemadhi sulmon Blushin: Largoi Metën nga shtëpia dhe i mori njerëzit nga partia

11:55 : 03/07/2025

Arrestimet te “Bankers”/ Prokuroria e Fierit jep detaje: Ekzekutohen 9 masa sigurimi, 5 të tjerë në kërkim

11:50 : 03/07/2025

Vazhdon zjarri në Grazhdan të Finiqit, kërkohet ndërhyrje nga ajri

11:44 : 03/07/2025

Pastronin paratë e drogës në Verona, familjes shqiptare i sekuestrohen 4 mln euro pasuri

11:43 : 03/07/2025

“Shqipëria është baltosur…”, përplasjet në Kuvend mes Tabakut dhe Gogut

11:40 : 03/07/2025

Del FOTO/ Ja kush është Skerdi Sina që përplasi disa makina pas ndjekjes policore

11:26 : 03/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com