• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Premtimi i Ramës për rritje pagash, eskpertët: E bën për fushatë, i pamundur realizimi

22:42 : 29/03/2023
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Ekspertët e ekonomisë e cilësojnë thuajse të pamundur realizimin e premtimit të kryeministrit Edi Rama për të realizuar një rritje pagash në administratë, e aq më tepër për t’ia kërkuar edhe privatit hedhjen e këtij hapi.

Dorian Teliti ka deklaruar mbrëmjen e sotme se rritja e pagave në 900 euro është e papërballueshme për buxhetin e shtetit sepse do të sillte një rritje prej 35% të fondit për këto paga, që sipas tij përkthehet në rreth 350 milionë euro.

Ai u shpreh në studion e emisionit “Open” se premtimi për rritjen e rrogave ka ardhur për shkak se kryeministrit Rama i “kanë dalë keq sondazhet”, gjë që e ka detyruar të “bëjë premtime boshe”.

“Dhe sot detyrohet të dalë me premtime boshe. Financat publike kanë diçka Nëse nuk mbështeten me fakte mbrapa janë boshe. Nëse nuk ka mbështetje financiare siç nuk e ka e gjykojmë kështu. Të thuash diçka dhe të bësh diçka ndryshon”, deklaroi Teliti.

Ish-deputeti dhe njëherësh ekspert i njohur i ekonomisë në vend, Selami Xhepa, u shpreh gjithashtu në “Open” se e sheh të vështirë për t’u realizuar, duke lënë dyshime se mbetemi në premtime nga Rama në kuadër të fushatës elektorale.

Lexo edhe:

‘100 mln euro nga buxheti te Becchetti’/ Teliti: ‘Sukseset’ e qeverisë, i paguan populli!

Vendimi për monopatinat/ Teliti: Asgjë nuk bëhet me studim, gjithçka njoftohet në “Facebook”

“Që të arrihet objektivi i kryeministrit, pagat duhet të rritet gati dy herë për dy vjet. Absurde, sado që hapësira për produktivitet, por flasim për 6-8%. Nuk mund të ketë kapërcim në nivele galoponte. Dyshoj që objektivi i paraqitur është i arritshëm, dhe e bën më të diskutushme këtë temë, është fakti që bëhen në kohë elektorale”, tha ai.

Xhepa shtoi se një hap i tillë hidhet vetëm pasi kryhet një studim nga ekspertët, pasi do të sjell implikime për bizneset dhe financat publike, por edhe do të vendosë përballë një presioni të madh sektorin privat, i cili sipas tij nuk dihet nëse i ka mundësitë për një rritje të tillë.

“Rritja e pagës minimale nuk mund të bëhet me shkopin magjik as të kryeministrit as të askujt sado i gjatë të jetë ai. Këtë e  vendosin studimet, ekspertët, sepse kjo ka implikime për të gjithë, për biznesin dhe financat publike”, theksoi eksperti.

Ndërkohë, kryetari i Shoqatës së Eksportuesve Alban Zusi deklaroi se veprimi i marrë është i dobishëm në kontekstin e largimit të fuqisë punëtore nga vendi, por sipas tij do ketë impakt te bizneset në detyrimet e tyre fiskale ndaj shtetit.

Zusi shtoi se kjo do impaktojë zhvillimin e të vetë punësuarve si edhe të ndërmarrjeve që ndodhen në rrethe pasi nuk do kenë mundësi për të përballuar këto detyrime dhe pagesat.

 “Duke pasur parasysh kontekstin ku është marrë kjo iniciativë që bëhet për të frenuar largimin e njerëzve nga vendi, unë mendoj se të fokusohesh vetëm në dy nivele pagash nuk do ketë impakt përveç pagesës nga bizneset për shtetin në detyrime fiskale. Janë nevojat e zhvillimit për të rritur pagat. Kjo do impaktojë shumë të vete punësuarit dhe bizneset në rajonet e largëta, jashtë Tiranës. Do të impaktojë zhvillimin në vende si Erseka apo Puka që nuk janë njësoj me Tiranën. Këto janë zgjidhje pa asnjë lloj ekuacioni mbrapa. Këto ndërmarrje nuk do jenë të afta të paguajnë paga të tilla dhe në fund duhet bërë bilanci. Çfarë do fitojë biznesi nga gjithë kjo histori. T’i thuash biznesit rrit pagat pa benefite ndikon ndjeshëm aftësinë për t’u rritur. Mbas ca vitesh do na duhet të bëjmë politika për të ndihmuar bizneset që do jetë thuajse e pamundur”, nënvizoi ai.

Etiketa: dorian telitirritje pagashSelami Xhepazgjedhjet lokale 2023

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘100 mln euro nga buxheti te Becchetti’/ Teliti: ‘Sukseset’ e qeverisë, i paguan populli!

18:35 : 26/10/2025
AKTUALITET

Vendimi për monopatinat/ Teliti: Asgjë nuk bëhet me studim, gjithçka njoftohet në “Facebook”

15:54 : 15/10/2025
AKTUALITET

Teliti: Qeveria harron pensionistët pas fletës së votimit! I mbulon vetëm një kafe

18:30 : 30/09/2025
AKTUALITET

Gara për Tiranën, Teliti: Gati të përballem me Manastirliun

20:54 : 23/09/2025
AKTUALITET

Shkarkimi i Veliajt/ Teliti: Mori atë që meritonte, të ndiqen hapat ligjorë për zgjedhjet në Tiranë

17:39 : 23/09/2025
AKTUALITET

Mbledhja për shkarkimin/ Teliti: Gjyqin do ia bëjë Gjykata, por Veliaj duhej të ishte këtu

17:01 : 23/09/2025
Para

Pal Kola u vra me armë, banorët e BBV bëjnë gjestin e veçantë në nder të tij

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 1 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 31/10/2025

Terapitë e errëta të TikTok-ut, si 59-vjeçarja pa licencë manipulon pacientët me receta magjike

22:55 : 31/10/2025

Tuneli i ri lidh Austrinë me Italinë, rruga nëntokësore pritet të përfundojë në vitin 2032

22:45 : 31/10/2025

Rritet çmimi i druve të zjarrit në Korçë, banorët në vështirësi për ngrohjen dimërore

22:35 : 31/10/2025

“Diplomë brenda javës”/ 45-vjeçari paguan 2 mijë euro për një dokument fals

22:30 : 31/10/2025

SHBA dhe India nënshkruajnë marrëveshje 10-vjeçare për bashkëpunim në mbrojtje

22:19 : 31/10/2025

Krim makabër! Djali djeg të gjallë nënën dhe xhaxhain në Greqi, më pas hidhet nga ballkoni (VIDEO)

22:07 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com