• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Plani për Kuçovën, Maliqi: Zgjedhjet i fitojmë bindshëm. Merr vlerësimin e Berishës

19:14 : 28/03/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kandidati i opozitës për zgjedhjet lokale në Kuçovë, Lefter Maliqi u shpreh i bindur për fitoren e lokaleve të 14 Majit.

Gjatë një aktiviteti në kinemanë e qytetit, ku i pranishëm ishte dhe kryetari i PD-së Sali Berisha, Maliqi tha se veç mbështetësve të opozitës, votën për koalicionin “Bashkë Fitojnë” do e japin dhe socialistët e ndershëm.

“Unë kam një bindje se përveç opozitës do na bashkohen edhe të majtët e ndershëm që janë të zhgënjyer nga qeverisja lokale”, tha Maliqi. Ai akuzoi se zyra e kryetarit të Bashkisë sot “është e ndotur me imoralitet e korrupsion”.

“Zyra do s’do ketë më polic si tani, por do jetë e hapur për qytetarët“, theksoi.

Lefter Maliqi premtoi investime në qytet dhe fshatra. Sipas tij, ish-komunat janë lënë në harresë nga qeverisja lokale socialiste.

Lexo edhe:

Lefter Maliqi zbulon takimin Veliaj-Dako në burg: Ju mat tensioni dhe iu kërkua të pranonte shkarkimin

Lefter Maliqi: Po kandidova për Bashkinë e Beratit e kam të sigurt fitoren

Maliqi tha se do të investohet në rrugën e Velagoshtit dhe urën e Bardhajt. “Qyteti dhe fshatrat do kthehen në kantier ndërtimi”, tha Maliqi, duke shtuar se do eliminohen tenderat korruptivë, që sipas tij zhvillon PS. “Rrugët, urat në fshatra, do bëhen të gjitha”, u shpreh kandidati i opozitës.

Ai premtoi ndërhyrje në fasadat e pallateve, në rrugë, ura, një muze për të treguar historinë e qytetit, ndihma për pensionistët, përmirësim të infrastrukturës së tregut të qytetit, etj.

“Unë i mbaj premtimet”, theksoi Maliqi.

Po ashtu, ai paralajmëroi se nga kampi kundërshtar do të ketë tentativa për blerje votash e manipulime.

“13 dhe 14 Maji do bëjnë të pamundur për të ndarë lekë, për presione dhe manipulim”, tha Maliqi, i cili shtoi se “ne do jemi të palëkundur”.

Vlerësim, Maliqi mori nga kreu i PD-së Sali Berisha. Ky i fundit tha për kandidatin e koalicionit opozitar se është “një nga qeveritarët vendor më të përkushtuar të këtij vendi”.

“Një bir të këtyre trevave, që pushtetin që i dhanë ju, e përdori për transformime, ndryshime, përmirësim të jetës tuaj, të kushteve tuaja, të punës tuaj në tërësi. Komunat në të cilat qeverisi Lefter Maliqi, pësuan ndryshime më thelbësore se shumë e shumë rajone e komuna të tjera të vendit, dëshmi kjo e përkushtimit, por edhe e ndershmërisë, transparencës, vizionit, dashurisë së tij për të ndryshuar çdo ditë realitetin ku jetoni. Lefter Maliqi në çdo detyre, ka qenë dhe ka dëshmuar një përkushtim të madh. Ai vjen sot si kandidat i koalicionit me mbështetje të plotë dhe totale të demokratëve, të qytetarëve, të Partisë së Lirisë dhe unë kam bindjen e madhe se këtu në Kuçovë, koalicioni ynë do të ketë një nga sukseset më të shkëlqyera”, shtoi Berisha.

Etiketa: Kucovelefter maliqi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lefter Maliqi zbulon takimin Veliaj-Dako në burg: Ju mat tensioni dhe iu kërkua të pranonte shkarkimin

22:54 : 30/09/2025
AKTUALITET

Lefter Maliqi: Po kandidova për Bashkinë e Beratit e kam të sigurt fitoren

22:12 : 30/09/2025
AKTUALITET

Maliqi: Ndaj një autoritari si Rama duhet një PD e bashkuar dhe me njerëz të përkushtuar

17:42 : 29/09/2025
AKTUALITET

Kuçova kutërbon, Kreshnik Hajdari i ndan paratë e tenderit të WC-ve me Andon Kriston

18:40 : 25/09/2025
AKTUALITET

Lefter Maliqi: Ilir Meta po mbahet në burg politikisht, i bëjnë kontrolle sikur të ishte kriminel

19:46 : 18/09/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Goditet grupi i “spaçiatorëve” në Kuçovë, arrestohen 3 shpërndarës droge

16:53 : 11/09/2025
Para

Konjufca: DASH-i na garantoi, nuk do ketë Asociacion që cenon sovranitetin e Kosovës

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 9 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 08/10/2025

Aksident në aksin Qafë Mali-Fierzë, makina del nga rruga dhe përfundon 300 metra në humnerë

23:03 : 08/10/2025

Artan Hoxha: Mond Çekiçi, truri i bandës së Shijakut! Menaxhonte portin e Durrësit

22:57 : 08/10/2025

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025

Vuçiç: Jam i tmerruar nga Turqia, po armatos Kosovën!

22:29 : 08/10/2025

Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS

22:16 : 08/10/2025

Qytetari i pafajshëm, por jo telefoni! Zvarritet 1 vit për ta marrë nga komisariati i Vaut të Dejës

22:02 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com