• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sot qava…

22:12 : 26/03/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED

Nga Dom Gjergj Meta

Ndoshta ishte hera e parë që sot, në njërën prej meshëve, m’u desh të ndalem disa herë ndërsa kremtoja. Arsyeja ishte se po më kapte dënesa e sytë më ishin mbushur me lot. Thjesht po qaja edhe pse më vinte turp nga njerëzit që ishin në meshë: katër gra e dy burra. Do t’jua shpjegoj arsyen.

Kur mbërrita te Kisha e fshatit K., sapo më pa P., një grua e dinjitetshme dhe e varfër, më tha:

“Qoftë lëvdu Krishti dom Gjergj! A mujte”

Iu gjegja si duhet dhe e pyeta:

Lexo edhe:

“Përgjegjësi për zjarret ka edhe qeveria”/ Dom Gjergj Meta: Të përforcojnë strukturat me mjete ndërhyrëse

Nga Dom Gjergj Meta: Vrasjet, vetëvrasjet dhe religjioni

” A je mirë ti P.? Si i ke?”

“Mirë dom Gjergj, por dun me na mbyt në ujë”.

“Si i thashë? Nuk po kuptoj” – ia prita.

“Po po dun me na ble e me na hjek prej këtu se duan të ndërtojnë një HEC. Por ne nuk e lshojm kët vend”

Ndërkohë mora vesh se familje të tjera kishin lëshuar fshatin. Familje që vinin çdo të djelë në meshë. U mërzita, jo pse nuk do të kisha shumë njerëz në meshë. Jam mësuar gjithë këto vite të bëj edhe dy orë rrugë të keqe për një meshë me pesë a gjashtë vetë. Unë do të shkoj në ata fshatra edhe kur të ketë mbetur një njeri i vetëm, sepse Zoti nuk i llogarit njerëzit me numra.

Por u trishtova dhe po qaja, sepse po ndjeja vdekjen e këtyre fshatrave. U trishtova se ka njerëz që po ndërtojnë biznese mbi kufoma fshatrash të vdekur. Në jetën time kam qarë më shumë para vdekjes së një njeriu që e dija se do të vdiste, se sa kur ai ka vdekur. Kështu po më ndodh edhe me fshatrat e zbrazur të Dioqezës ku po shërbej. Po i qaj se po i shoh teksa rënkojnë nën grahmat e fundit të vdekjes e askush nuk po flet.

Ndërkohë m’u kujtua leximi i parë i meshës së kësaj të Diele e ndjeva shpresë përtej çdo shprese.

“Do ta dini se unë jam Zoti kur t’i kem hapur varret tuaja e t’ju kem nxjerrë nga varret tuaja, o populli im! Do t’jua jap shpirtin tim dhe ju do ta rifitoni jetën dhe do t’ju vendos në tokën tuaj.”

U ktheva, sapo mbarova meshën, drejt Rrëshenit. Ndjehesha i pafuqishëm krejtësisht. Nga pasqyra e makinës pashë edhe një herë ato katër gra e dy burra që ishin në meshë e nuk pata turp të dënesja…

Etiketa: Dom Gjergj Meta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Përgjegjësi për zjarret ka edhe qeveria”/ Dom Gjergj Meta: Të përforcojnë strukturat me mjete ndërhyrëse

12:48 : 13/08/2025
AKTUALITET

Nga Dom Gjergj Meta: Vrasjet, vetëvrasjet dhe religjioni

15:35 : 21/08/2024
BOLD BLOG

Një provokim pa shije në tarracën e një bashkie

21:23 : 21/05/2024
AKTUALITET

Dom Gjergj Meta: Komunizmi, një traumë e pashëruar

23:41 : 30/11/2023
AKTUALITET

Panair i Librit apo Panair i autorëve?

08:50 : 16/11/2023
AKTUALITET

Dom Gjergj Meta apel për vrasjen e kenianes: Zbardhja e ngjarjes na bën nder të gjithëve

15:17 : 29/04/2023
Para

VIDEO/ Knock-Out për 35 sekonda, befason boksieri 18-vjeçar britanik

TË GJITHA

Hodhën Rregulloren drejt Ramës, socialistët kërkojnë ndëshkimin e deputetëve të PD

11:56 : 18/09/2025

Nis gjyqi në GJKKO për Ilir Beqajn, ish-ministri: Nuk jam njoftuar për akuzën e re

11:56 : 18/09/2025

Arrestohet sudanezi në Devoll, ndihmonte emigrantë për kalim të paligjshëm

11:51 : 18/09/2025

Po drejtonte autobusin në gjendje të dehur, arrestohet 61-vjeçari në Durrës. U përplas edhe me një makinë

11:45 : 18/09/2025

Rusia: Ukraina ka sulmuar një kompleks për përpunimin e naftës

11:41 : 18/09/2025

“PD do të kalojë në veprime”, Berisha: Hapja e kapitujve për Ramën, licencë për asgjësimin e parlamentit

11:40 : 18/09/2025

Kina: Bota është në udhëkryq mes paqes dhe luftës

11:30 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com