• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shkarkohet nga detyra kryetari i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla

13:38 : 24/03/2023
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Kryetari i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla është shkarkuar nga detyra me vendim të Këshillit të Ministrave. Shkarkimi nga detyra vjen si pasojë e shkeljeve të rënda dhe abuzimet me tendera.

Pak ditë më parë, kryebashkiaku i ka mohuar akuzat ndaj tij, të cilat i konsideron politike. Ndërkohë, vendimi i sotëm i Këshillit të Ministrave mbetet i diskutueshëm sepse, pavarësisht se Alla sot është i arrestuar si i dyshuar për korrupsion, gjykata nuk ka dhënë asnjë vendim për çështjen në fjalë.

Kjo ngre dyshime mbi atributin e kryeministrit për të vlerësuar se cilat mund të quhen shkelje të rënda të Kushtetutës ose ligjeve, ndërkohë që Gjykata nuk është shprehur ende.

Sipas nenit 62 i ligjit për “qeverisjen vendore:

Lexo edhe:

Lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla

Abuzimi me tenderin 322 mln lekë/ Ish-kryebashkiaku Lefter Alla do të kryejë 2 vjet burg

Shkarkimi i kryetarit të bashkisë
Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave në rastet kur:
a) kryen shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve;
b) dënohet për kryerjen e një vepre penale, me vendim të formës së prerë, nga gjykata;
c) propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një
periudhë 3-mujore të pandërprerë.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

SHKARKIMIN NGA DETYRA TË KRYETARIT TË BASHKISË BULQIZË, Z. LEFTER ALLA

Në mbështetje të neneve 100 e 115, pika 1, të Kushtetutës, dhe të shkronjës “a”, të nenit 62, të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Shkarkimin nga detyra, për shkak të shkeljeve të rënda, të kryetarit të Bashkisë Bulqizë, z. Lefter Alla.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Kryeministri

Edi Rama

Në mungesë dhe me porosi

Zëvendëskryeministri

Belinda Balluku

  • Detajet nga arrestimi

Trembëdhjetë persona, përfshirë Lefter Allën dhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë Bulqzië janë arrestuar, sipas SPAK. Ndaj 11 prej tyre, sipas akuzës, GJKKO caktoi me kërkesë së SPAK masat e arrestit me burg më 14 Mars, që u ekzekutuan nga policia dy ditë më vonë (megjithatë çuditërisht, ndaj njërit prej tyre masa nuk u ekzekutua pavarësisht pretendimit të SPAK). Ndërsa ndaj dy të tjerëve u ekzekutua masa e arrestit shtëpiak.

Prokuroria bën me dije se nga hetimi, ka rezultuar se për shtetasin nën hetim Lefter Alla me detyrë Kryetar Bashkie me funksionin e tij si i zgjedhur vendor për të administruar konform ligjit Njësinë vendore Bashkinë Bulqizë, evidentohet qartësisht sjellja e tij duke dokumentuar disa fakte penale si shkeljet gjatë procedurës së prokurimin publik me procedurë të hapur në datë 30.04.2021, operatorëve ekonomikë “Egland Sh.p.k” dhe “BE-IS” Sh.p.k, me objekt “Ndërtimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ, Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë”, me vlerë të tenderit në shumën 322.439.000 lekë të reja, me afat kohor 10 mujor.

Alla në bashkëpunim me nënkryetaren e Bashkisë, dhe punonjësit e tjerë, si specialiste e prokurorimeve, anëtarët e KVO, kanë bërë të mundur që këtë tender ta fitonte me dokumentacion “BOE Egland shpk” dhe “BE-IS shpk”, duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit, shton SPAK në një njoftim zyrtar. Nga hetimi ka dyshime të arsyeshme të bazuara, se punimet janë kryer nga “OE 2AF Albania shpk”, lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë.

“Kjo procedure prokurimi dyshohet që është inicuar dhe zhvilluar në kundërshtim me LPP dhe aktet nënligjore dhe nga AK Bashkia Bulqizë, konkretisht nga të hetuarit me veprime aktive që konsistojnë në ngritjen e një mekanizmi të posaçëm, për nxjerrjen fituese të një firme në lidhje me proceduren e prokurimit të zhvilluar nga Bashkia Bulqizë.  Aktet deri në këtë fazë të hetimit njoftojnë se të hetuarit miratuan kritere për të favorizur një firmë pjesëmarrës në tender, firma pjesëmarrëse në prokurim paraqiste vetëm dokumetacionin, ndërkohë punimet realizoheshin nga i hetuari Aqif Konesha, i cili rezultoi lidhje e afërt e Kryetar i Bashkisë”, thuhet më tej në njoftim.

Etiketa: Bashkia BulqizeLefter Allashkarkohet nga detyra

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla

10:57 : 22/09/2024
AKTUALITET

Abuzimi me tenderin 322 mln lekë/ Ish-kryebashkiaku Lefter Alla do të kryejë 2 vjet burg

10:59 : 08/06/2024
AKTUALITET

GJKKO dënon me 3 vite burg ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla

10:12 : 28/12/2023
AKTUALITET

Gjyqi, Lefter Alla kërkon pafajësi: Kam shërbyer me ndershmëri dhe përkushtim

13:32 : 21/12/2023
AKTUALITET

SPAK jep pretencën për Lefter Allën, sa vite burg kërkon për ish-kryebashkiakun socialist

11:04 : 15/12/2023
AKTUALITET

Gjyqi ndaj ish-kryebashkiakut Lefter Alla ndahet në dysh

19:35 : 21/11/2023
Para

Koalicioni "Bashkë fitojmë"/ Berisha zbulon "formulën" si do t’i ndajnë listat e këshillave bashkiakë

TË GJITHA

EMRAT/ Ndryshohet sërish kreu i Kadastrës së Vlorës

15:39 : 06/06/2025

Tentoi të fuste naftë kontrabandë në Qafë Thanë, arrestohet 38-vjeçari

15:26 : 06/06/2025

Kaos në Fushë-Milot, radhë ta gjata kilometrike automjetesh drejt bregdetit të Shëngjinit

15:15 : 06/06/2025

Shkeli dënimin e dhënë për akuza të rënda, përfundon në qeli shqiptari në Itali

14:54 : 06/06/2025

Rrezikoi mbytjen në det, shpëtohet 14-vjeçarja në Vlorë

14:49 : 06/06/2025

“S’ka kryer asnjë vepër penale”/ Prokuroria pushon dosjen e kreut të AMP-së, Florian Sulejmani

14:40 : 06/06/2025

Interpoli arreston 20 persona në operacionin kundër abuzimit seksual me fëmijë

14:36 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com