• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Konstatim pa ndëshkim për monopolin e zyrtarëve shtetërorë te patentat

Autoriteti i Konkurrencës konstatoi si të paligjshme një marrëveshje të firmosur nga shoqata e autoshkollave me drejtorin e Shërbimeve të Transportit Rrugor, por nuk mori masë ndëshkuese as për drejtorin dhe as për autoshkollat, ndërsa drejtori Blendi Gonxhe paralajmëroi injorimin e vendimit.

17:24 : 24/03/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
Ministrja e Kultures, Elva Margariti  dhe Blendi Gonxhe pas nje takimi te kryeministrit me strukturat shteterore ne ambientet e Pallatit te Kongreseve, para nisjes se fushates elektorale. /r/n/r/nMinister of Culture, Elva Margariti and Blendi Gonxhe after a meeting of the Prime Minister with the state structures in the premises of Palace of Congresses, before the start of the electoral campaign.

Ministrja e Kultures, Elva Margariti dhe Blendi Gonxhe pas nje takimi te kryeministrit me strukturat shteterore ne ambientet e Pallatit te Kongreseve, para nisjes se fushates elektorale. /r/n/r/nMinister of Culture, Elva Margariti and Blendi Gonxhe after a meeting of the Prime Minister with the state structures in the premises of Palace of Congresses, before the start of the electoral campaign.

Për të dytën herë brenda pak kohësh, Autoriteti i Konkurrencës konstatoi paligjshmëri në treg, por nuk e pa të arsyeshme të vendosë masa ndëshkuese, duke vënë në pikëpyetje nëse është apo jo në gjendje të zbatojë ligjin, që duket se është sfiduar hapur nga një drejtor shteti.

Të premten më 24 mars, Autoriteti deklaroi se komisioni kishte shqyrtuar në mbledhje problemin e lindur nga marrëveshja e një shoqate që pretendon përfaqësimin e autoshkollave me drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, në prani edhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Autoriteti i Konkurrencës e konsideroi marrëveshjen të paligjshme.

“Në përfundim të vlerësimit ligjor, u konstatua se Akt Marrëveshja nr.2729 prot., datë 13.02.2023, lidhur ndërmjet grupeve të interesit përfaqësues të Autoshkollave, DPSHTRR-së dhe DPT-së, është një marrëveshje e ndaluar në vetvete për nga objekti, në kuptim të nenit 4, pika 1, gërma a), të ligjit nr. 9121/2003, pasi me hyrjen në fuqi do të çojë në praktika të njëjta në çmimet/tarifat e pagesës për përgatitjen dhe fitimin e kategorisë së leje drejtimit, dëshmisë ose certifikatës, duke penguar, kufizuar dhe shtrembëruar konkurrencën në treg.  Si e tillë kjo Akt Marrëveshje, në kuptim të nenit 4, pika 2, të ligjit nr. 9121/2003, është e ndaluar,” deklaroi Autoriteti i Konkurrencës të premten. [link]

Por autoriteti nuk pati masë ndëshkuese për autoshkollat, ndërsa drejtorët e Transportit Rrugor dhe Tatimeve, që të dyja agjenci ligjzbatuese dhe jo ligjvënëse, duket se nuk janë të shqetësuar aspak nga vendimet e autoritetit. Madje, vetëm dy ditë më parë, drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit Rrugor e injoroi rolin në këtë çështje të Autoritetit të Konkurrencës.

“Nuk jemi tërhequr, me Autoritet, pa Autoritet ajo (marrëveshja) do të eci para. Nuk diskutohet që jo vetëm që nuk rrezikon konkurrencën kjo që po bëjmë ne në mënyrë të pariparueshme, por në mënyrë të pariparueshme rrezikohej konkurrenca nga ajo që nuk po bënte autoriteti dhe autoritetet e tjera që nuk kanë punuar në vite për të mbrojtur konkurrencën e ndershme,” deklaroi Gonxhe.

Lexo edhe:

Autoriteti i Konkurrencës apel qytetarëve: Denonconi abuzimet e kompanive celulare

“Raiffeisen Bank” nën hetim/ “Konkurenca”: Dyshohet se favorizoi “SIGAL” dhe zhvati qytetarët

Ky nuk është rasti i parë kur Autoriteti i Konkurrencës konstaton pa ndërmarrë masa ndëshkuese shkelje të ligjit për mbrojtjen e konkurrencës.

Në dhjetorin e kaluar, Autoriteti konstatoi pas një hetimi njëvjeçar se Vodafone Albania ka abuzuar me pozitën dominuese në tregun me shumicë të thirrjeve ndërkombëtare, por pavarësisht konstatimit, autoriteti dukshëm vendosi të mos zbatojë detyrën e vet të gjobitjes së shkelësit. Në vend të gjobës, komisioni u mjaftua duke deklaruar se Vodafone urdhërohet të mos vijojë të abuzojë me pozitën dominuese.

Marrëveshja e nënshkruar prej Gonxhes dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve me disa subjekte që u prezantuan si përfaqësues të autoshkollave në Shqipëri, vendosi rritjen në mbi 80 mijë lekë të shërbimit të autoshkollës, një dyfishim i çmimit në krahasim me tarifat aktuale të ofruara nga tregu i lirë.

/Reporter.al/

Etiketa: autoriteti i konkurrencesblendi gonxhepatentat

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Autoriteti i Konkurrencës apel qytetarëve: Denonconi abuzimet e kompanive celulare

15:52 : 15/09/2025
AKTUALITET

“Raiffeisen Bank” nën hetim/ “Konkurenca”: Dyshohet se favorizoi “SIGAL” dhe zhvati qytetarët

14:42 : 05/09/2025
AKTUALITET

Arlinda Pogaj qeras me 1.5 MLD lekë familjen Pepa

19:56 : 21/08/2025
AKTUALITET

Zhupa: Ministria e Kulturës të nis punën për objektet e kultit të dëmtuara nga zjarret!

12:30 : 21/08/2025
AKTUALITET

Skema e mashtrimit/ Si Familja e Blendi Gonxhes përfiton nga investimet dhe pasuritë e shtetit

20:05 : 11/08/2025
AKTUALITET

Gëzon Gonxhe/ Pista e garave në Elbasan do t’u kushtojë shqiptarëve 190 milionë euro

21:07 : 02/08/2025
Para

Makinën plot me cigare të kontrabanduara, arrestohet 36-vjeçari

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 19 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/09/2025

“Do ketë aksion politik të mirëorganizuar jashtë Kuvendit”/ Boçi tregon rrugën që do ndjekë opozita

22:52 : 18/09/2025

A do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet Berisha

22:35 : 18/09/2025

Berisha: Arben Rakipi prokuror i Sigurimit të Shtetit, më akuzoi për një shishe për krime kundër njerëzimit

22:29 : 18/09/2025

Bushati sulmon këshilltarët socialistë: Rama mblodhi 32 debila për të shkarkuar Veliajn

22:28 : 18/09/2025

Berisha: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, Rama e ndëshkon

22:14 : 18/09/2025

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

22:13 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com