• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Komisionerja Publike kërkon në Kolegj shkarkimin e gjyqtarit Erarbër Madhi

Pas rekomandimit të ONM, Komisionerja Irena Nino ankimoi vendimin për gjyqtarin Erarbër Madhi duke argumentuar se duket që është përpjekur të fshehë një apartament në emër të nënës së ndjerë, duke u gjendur në kushtet e cënimit të besimit të publikut tek drejtësia.

20:57 : 23/03/2023
në AKTUALITET, VETTING

Komisionerja Publike, Irena Nino ankimoi të enjten më 23 mars 2023 vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Gjykatës Administrative Tiranë, Erarbër Madhi dhe kërkon shkarkimin e tij me argumentin se nuk arrin nivel të besueshëm në kriterin e pasurisë. Ashtu si pakica e Komisionit dhe Operacioni Ndërkombëar i Monitorimit, ONM, Nino vlerëson se subjekti ka bërë përpjekje për të fshehur pasurinë në emër të nënës së ndjerë, duke u gjendur në kushtet e cënimit të besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë.

Erarbër Madhi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004 dhe u emërua gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Vlorës. Prej vitit 2013, ai e ushtron funksionin e gjyqtarit në Gjykatën Administrative të Tiranës.

Madhi u konfirmua më 13 shkurt me shumicë votash nga KPK. Kryesuesi i trupës, Lulzim Hamitaj dhe anëtarja Genta Tafa Bungo votuan në favor të konfirmimit, duke i konsideruar bindëse argumentet e tij lidhur me pasuritë e trashëguara nga nëna e ndjerë, një apartament në kryeqytet dhe një sasi parash në bono thesari. Ata argumentuan se subjekti kishte bërë të pamundurën për të dëshmuar të ardhurat e babait të ndjerë dhe se ai nuk lidhej me këto pasuri me një vlerë në total prej 20.7 milion lekësh.

Relatorja Valbona Sanxhaktari në pakicë çmoi se apartamenti i trashëguar ishte një pasuri e fshehur e Madhit. “Përpjekja e subjektit për të paraqitur një marrëdhënie të largët e jo të mirë me nënën e tij, pretendim i cili nuk mbështetet në faktin se ai rezultoi përfituesi i vetëm me trashëgimi i të gjitha pasurive të nënës së tij, pas vdekjes së të ndjerës në vitin 2019: vlerësohen të mjaftueshme për të arritur në konkluzionin se ky apartament është një pasuri e fshehur e subjektit të rivlerësimit,” thuhet në mendimin e pakicës së Sanxhaktarit.

Lexo edhe:

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Avni Sejdi

Dy qëndrimet e KPA për gjyqtarin Bevis Shehaj

Vetë Madhi gjatë seancës dëgjimore në të cilën iu kërkuan shpjegime sa i përket pasurive të trashëguara nga nëna e ndjerë, këmbënguli përmes avokatit të tij se ajo nuk mund të konsiderohej person i lidhur. Sipas tij, i vetmi moment kur nëna e subjektit mund të ishte konsideruar si person i lidhur ishte ai i plotësimit të deklaratës “veting”, nëse një gjë e tillë do të ishte vlerësuar nga ILDKPKI. Avokati Mërtiri deklaroi se subjektit nuk mund t’i kalohej barra e provës për pasuritë e trashëguara nga nëna, pasi ajo kishte ndërruar jetë.

Vëzhguesit ndërkombëtarë në një rekomandim drejtuar institucionit të Komisionerëve Publikë më 9 mars, ashtu si pakica e KPK-së, ngritën dyshime se pasuria e deklaruar si e trashëguar nga nëna e gjyqtarit Erarbër Madhi, mund të jenë pasuri e fshehur e tij.

Në rekomandim, vëzhguesit theksuan se qëndrimet kontradiktore të subjektit sa i përket pasurisë së trashëguar nuk kanë “nivel të besueshmërisë” dhe “nuk provohen”.

Duke iu referuar akteve të hetimit administrativ dhe rekomandimit të ONM-së, Komisionerja Publike, Irena Nino vlerëson se rrethanat faktike janë të tilla që të krijojnë bindjen se nëna e subjektit të rivlerësimit nuk kishte burime financiare, të mundshme apo të disponuara, për krijimin e pasurive me vlerë totale 20.7 milionë lekë.

“Të ardhurat e pretenduara nga babai i subjektit të rivlerësimit, përveçse mbetën të paprovuara, duken dhe jo të besueshme, si dhe i përkasin një periudhe kohe të largët (1993- 2005, referuar pretendimeve të subjektit), nga momenti i krijimit të pasurive (2009 dhe 2012). Përveç burimit të ligjshëm, e paprovuar mbetet dhe mënyra e ruajtjes së të ardhurave/kursimeve të pretenduara, nisur nga shuma e konsiderueshme e tyre”, konstaton Nino.

Ajo vëren se apartamenti i blerë nga nëna e subjektit duket që nuk është shfrytëzuar asnjëherë prej kësaj të fundit, nga momenti i blerjes e deri në ndërrimin e jetës – si dhe paraqet argumentet mbi të cilat ngre dyshimet për pasuri të fshehura të subjektit. “Subjekti i rivlerësimit është ndarë nga certifikata e gjendjes familjare pikërisht disa ditë pas krijimit të kësaj pasurie, rrethanë që duket se është bërë në përpjekje për të fshehur këtë pasuri dhe për të shmangur verifikimet dhe kontrollet që mund të ushtroheshin ndaj tij për pasurinë”, konstaton Nino dhe çmon se bazuar në këto rrethana, subjekti gjendet edhe në kushtet e cënimit të besimit të publikut tek drejtësia.

Në përfundim, komisionerja Nino kërkon ndryshimin e vendimit të KPK-së dhe shkarkimin e gjyqtarit Erarbër Madhi.

/Reporter.al

Etiketa: Erarbër Madhigjyqtar

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Avni Sejdi

08:20 : 27/06/2025
AKTUALITET

Dy qëndrimet e KPA për gjyqtarin Bevis Shehaj

10:12 : 20/06/2025
SPORT

Gjyqtari që u godit me grusht në fushë do të vendosë drejtësi në duelin Letoni-Shqipëri

21:49 : 08/06/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Emiljano Ruli

18:12 : 29/05/2025
AKTUALITET

Video/ Skandali në Shkollën e Magjistraturës, ja si kopjohet në provime. Rakipi nuk mban asnjë përgjegjësi

20:57 : 28/03/2025
AKTUALITET

KPA e gjeti të drejtë shkarkimin e gjyqtarit Guximtar Boçi për problemet e pasurisë

15:13 : 25/03/2025
Para

Agravon protesta në Paris, zjarr dhe fishekzjarre në rrugë, përplasje me policinë

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e hënë 30 Qershor 2025

22:56 : 29/06/2025

Zjarr në zonën e Malit me Gropa, digjet një sipërfaqe e madhe me pemë ahu

22:52 : 29/06/2025

Siguria në verë/ Softa: Në plazhe nuk ka roje dhe mjete të nevojshme për garantuar siguri

22:40 : 29/06/2025

Varrezat e Elbasanit të mbuluar nga barishtet, Llatja i Elbasanit në “gjumë”

22:27 : 29/06/2025

Merr flakë makina në ecje në Rrugën e Arbrit, brenda saj udhëtonin 4 pasagjerë

22:08 : 29/06/2025

Aksident i rëndë në Durrës, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital

22:00 : 29/06/2025

Gjokutaj nxjerr dokumentin: Drejtësi me regji politike kundër Sali Berishës

21:40 : 29/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com