• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Deklaratë e KSHM mbi audio-përgjimin publikuar nga portali Publik Live

21:36 : 23/03/2023
në AKTUALITET

Lexo edhe:

Gazetari Naim Noka reagon pas Doçit/ Takohemi në gjykatë

Adriatik Doçi: Dashamirësit e mi të rrinë të qetë, nuk shantazhohem

Këshilli i Medias ka reaguar pas publikimit të një audio-përgjimi të gaeztarit Adriatik Doçi.

Këshilli shprehet se “ka ndjekur me shqetësim raportimet mediatike të një audio-përgjimi ku presupozohet të jetë protagonist një pjesëtar i komunitetit të gazetarëve, z. Adriatik Doçi”.

“Siç biseda audio lë të kuptohet, gazetari i përgjuar, artikulon verbalisht disa shkelje të rënda të Kodit të Etikës së gazetarit. Reklama në shkëmbim të heshtjes apo mossulmit, tarifa mujore të marra nga biznese në shkëmbim të mos- raportimit të problemeve të produkteve tregtare të cilat dëmtojnë jetën e konsumatorëve, janë vetëm një pjesë në arsenalin që personi në audio-përgjim pranon se disponon dhe përdor, në mënyrë jo etike, por edhe të paligjshme. I një shkeljeje sipërore jo vetëm jo-etike, por dhe e turpshme, është edhe rasti kur personazhi i përgjuar flet për marrëveshje me narkotrafikantët. Këshilli i Medias ka qenë dëshmitar i raportimeve, asnjëherë të provuara, se ka gazetarë, sidomos të kronikës së zezë që marrin shuma monetare për të shtrembëruar informacione, apo shpërndarë lajme të rreme, të cilat favorizojnë një kriminel apo grup dhe dëmtojnë një tjetër. Ajo që gazetari pranon në këtë audio-përgjim është treguesi i parë publik i shantazhit mediatik ku përfshihen gazetarë. Këshilli i Medias e sheh me alarm audio-përgjimin dhe informacionet që dalin prej aty, dhe e dënon këtë akt, siç dënon çdo rast kur gazetarët nuk ndjekin dhe nuk respektojnë misionin e tyre, të të qenit rojtarë të shkeljeve të pushtetit dhe njerëzve të fuqishëm. Problemi i gazetarëve gjobëvënës është problem i medias, por gjithashtu problem i pushtetit dhe faktit se si ky pushtet përdor gazetarët të caktuar dhe media të caktuara për të instrumentalizuar lirinë e shprehjes dhe goditur kundërshtarin politik. Këshilli i Media do t’i kërkojë Bordit të Etikës që të mblidhet në një mbledhje urgjente dhe të formulojë një qëndrim që nuk merret vetëm me rastin, por edhe kontekstin”, thuhet në një reagim.

“Gjithashtu, u bëjmë thirrje organizatave lokale dhe ndërkombëtare të medias, të senibilizohen në lidhje me raste të tilla, që përbëjnë një front të ri lufte në betejën e medias dhe operatorëve të saj për mbrojtjen e të vërtetës dhe integritetit profesional. Mediat, gazetarët, bizneset, qytetarët duhet të denoncojnë publikisht rastet e gjobëvënies, që nuk është më gazetari por krim penal. Gjobëvënësit duhen treguar publikisht mer gisht, duhen ndjekur penalisht dhe duhet të përjashtohen nga komuniteti i gazetarëve. Ne u kërkojmë organeve të ligjit që ta hetojnë këtë rast, i cili jo vetëm shkel ligjin, por tregon shenja të një shoqërie pasive ndaj instrumenteve të demokracisë dhe përdorimit dashakeq dhe antiligjor të tyre. Në fund i bëjmë me dije publikut se, ky rast nuk mund dhe nuk duhet të merret si një shfajësim për ligjin “anti-shpifje” të qeverisë. Ai ligj nuk ishte dizenjuar për të kapur këta “gazetarë”. Republika e Shqipërisë ka kuadrin ligjor përkatës për të trajtuar rreptë të gjitha llojet e shantazhit”, vijon njoftimi.

Etiketa: Adriatik DoçiKëshilli i Medias

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gazetari Naim Noka reagon pas Doçit/ Takohemi në gjykatë

16:25 : 23/03/2023
AKTUALITET

Adriatik Doçi: Dashamirësit e mi të rrinë të qetë, nuk shantazhohem

15:18 : 23/03/2023
Para

Zgjedhjet/ Meta: Opozita po konkurron në mënyrë legjitime, Rama i tmerrohet 14 majit

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

22:52 : 16/05/2025

Alarm në Çikago! 11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

22:51 : 16/05/2025

Gattuso drejt lamtumirës me Hajdukun: Ndeshja ndaj Rijekës mund të jetë e fundit

22:45 : 16/05/2025

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

22:40 : 16/05/2025

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

22:32 : 16/05/2025

100 ditët e para të Trump ishin një dështim ekonomik

22:30 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com