• Kontakt
Monday, July 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Silvinjo “gjallëron” Kombëtaren, plani anti-Poloni rrezikon Asllanin e Bajranin

18:40 : 22/03/2023
në SPORT

Në mungesë të miqësoreve që janë një problem serioz për një trajner, i cili e nis këtë fushatë eliminatore, ku ne synojmë patjetër që të kualifikohemi në Europian, Silvinjo po i bën seancat stërvitore shumë intensive. Ndryshe nga Edi Reja, bie në sy fakti që ai merr pjesë në mënyrë aktive gjatë një seance.

KRAHASIMI ME REJËN – Nëse Edi Reja ua linte ndihmësve të tij, ishte më pasiv dhe udhëzonte nga distanca e jepte direktiva, Silvinjo po praktikon një tjetër mënyrë, kjo për shkak edhe të moshës, por edhe të ambicieve që ka, por ndoshta edhe për shkak se gjysmën e skuadrës e ka pothuajse të fjetur dhe jo në ritmin që ai kërkon. Kjo vihej re po t’i hidhje një sy edhe stërvitjes së djeshme.

Trajneri, nga shumë pranë, udhëzonte gjatë gjithë kohës lojtarët e tij në momentin e një ndeshjeje brenda grupit, e cila zgjati rreth 40 minuta, pasi kishin përfunduar me nxehjen. Të ndarë në dy grupe dhe fillimisht kuadratet për të shënuar ishin dy porta hungareze, më pas, pasi vetë lojtarët shkuan dhe morën portën e lëvizshme, në gatishmëri u vunë edhe dy portierët, Tomas Strakosha dhe Etrit Berisha.

SEANCA STËRVITORE – Gjatë kohës së pushimit, dyshja Asllani-Bajrami po kryenin disa pasime bashkë, duke kujtuar kohët e sezonit të kaluar kur ishin të dy pjesë e Empolit. Më pas me ta u bashkua edhe Abrashi. Teksa, sa i përket lojës, përfundoi 2-0 për njërin ekip, ku golat u shënuan nga Jasir Asani dhe Qazim Laçi. Një moment kur Balliu duhet të pasonte për Asanin në krah gjatë lojës, mbrojtësi nuk zgjodhi atë rrugë, teksa Silvinjo gjeti momentin dhe i shpjegoi mbrojtësit se atë top duhet ta pasonte drejt, madje duke hedhur në atë drejtim edhe bilbilin që mbante në dorë. Më pas është Doriva ai i cili e mori bilbilin në tokë dhe ia çoi trajnerit.- raporton Panoramasport.

Lexo edhe:

Përballemi për herë të parë, Kombëtarja mëson rivalin për miqësoren e shtatorit

Nelson Weiper i bën “presion” Gjermanisë: Më ka kontaktuar Shqipëria, e shoh si një mundësi…

Interesante ishin edhe paraqitjet e Lindon Selahit, që u rikthye pas shumë kohësh në ekipin kombëtar dhe gjithashtu Anis Mehmeti, i cili po kalon një formë të mirë në Angli, gjatë lojës brenda grupit u vendos në krahun e majtë të mesfushës, pozicion ku në grupin tjetër të lojtarëve ishte vendosur Uzuni. Gjatë disa momenteve ai u ndërrua me Nedim Bajramin dhe kaloi nga e djathta. Për shkak se disa prej lojtarëve ishin të ngarkuar, Silvinjo kishte marrë përforcime në stërvitje, teksa në pjesën e dytë të lojës, u aktivizuan tre lojtarë nga ekipi kombëtar U17 i Ervin Bulkut, të cilët luajtën për disa minuta. Në përfundim të lojës brenda grupit, disa lojtarë si Mehmeti, Asani, Veseli qëndruan për të bërë disa goditje në portë, aty ku Kastrati ishte i gatshëm.

FORMACIONI – Është shumë herët për të realizuar dhe për të kuptuar se çfarë skeme do të përdorë Silvinjo, por nga një vështrim i thjeshtë dhe nga informacionet që arriti të merrte “Panorama Sport”, ka shumë gjasa që formacioni i ndeshjes me Poloninë, duke parë performancën e lojtarëve, duke parë skemën dhe atë që lojtarët po japin në kaq pak stërvitje, të jetë ky.

Në portë, edhe pse ka dilema, më i avantazhuar është Etrit Berisha. Mbrojtja pritet të rreshtohet me Ivan Balliun nga e djathta, Marash Kumbulla dhe Enea Mihaj, që duhet të luftojë me Frederik Veselin për një vend dhe nga e majta Elseid Hysaj.

Përpara tyre të avantazhuar janë: Ylber Ramadani, Amir Abrashi dhe Qazim Laçi. Të tre mesfushorët kanë qenë me një ritëm më të lartë në stërvitjen e djeshme, ndryshe nga Klaus Gjasula, i cili vjen edhe nga një pauzë e gjatë për shkak dëmtimi që prej shtatorit të vitit të kaluar, por edhe nga Kristjan Asllani, i cili vuan mungesën e minutave.

Ndërkohë, sa u përket krahëve, ato pritet të mbulohen nga Jasir Asani djathtas dhe Myrto Uzuni majtas, dy lojtarë, të cilët po kalojnë një formë të shkëlqyer. Ndërsa përpara deri tani mund ta nisë Taulant Seferi.

Gjithsesi, deri në fundjavë, në bazë edhe të asaj që do të tregojnë në stërvitje, ky projeksion mund të ndryshojë. Silvinjo ka mbyllur dje seancën e tretë stërvitore dhe sot do të zhvillojë të radhës, ku idetë e tij do të qartësohen edhe më shumë.

SHQETËSIMET – Përveç mungesës së Armando Brojës, Berat Gjimshitit, Keidi Bares dhe Ardian Ismajlit, të cilët janë pika të rëndësishme për ekipin kombëtar dhe nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen me Poloninë, dy futbollistë që duhet të bëjnë diferencën për shkak të moshës së tyre, por edhe pse luajnë për dy klube të Serisë A, janë Nedim Bajrami dhe Kristjan Asllani. Përveç dëmtimeve, shqetësim mbetet edhe forma e tyre, ku rrezikojnë që të mos marrin minuta në këtë ndeshje, kjo për shkak se jo vetëm që nuk luajnë rregullisht me klubet e tyre, por nuk kanë as shkëndijën e duhur në stërvitje. /

/Panoramasport

Etiketa: KombëtarjaSilvinjo

Lajme të lidhura

SPORT

Përballemi për herë të parë, Kombëtarja mëson rivalin për miqësoren e shtatorit

12:56 : 21/06/2025
SPORT

Nelson Weiper i bën “presion” Gjermanisë: Më ka kontaktuar Shqipëria, e shoh si një mundësi…

16:21 : 20/06/2025
SPORT

Sokol Kushta sulmon Sylvinhon: Kapriço e një arroganti, s’donte të fitonim!

16:35 : 13/06/2025
SPORT

Kombëtarja U-15 zyrtarizon dy miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut

19:29 : 12/06/2025
SPORT

”Serbinë s’do e gjejmë më aq dobët”, Mehmeti: Pas Europianit, niveli i Kombëtares ka rënë

21:30 : 11/06/2025
SPORT

Ish-sulmuesi i Kombëtares komenton barazimin me Letoninë: Sfidë e shpëlarë, kurrfarë cilësie!

21:00 : 11/06/2025
Para

Kosovë/ 35-vjeçari përdhunon një 15-vjeçare, publikon videon

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 7 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 06/07/2025

VIDEO/ Sherr për një vend parkimi në rrugën “5 Maji” në Tiranë

22:55 : 06/07/2025

Stuhia e shiut në Milano shkakton një viktimë dhe dy të plagosur

22:49 : 06/07/2025

Afera “Bankers”/ Kërkohet hetim dhe për Idajet Ismailajn e AlbStar të “pikës së voçkël” të Kumbaros

22:37 : 06/07/2025

Ndryshimet e klimës i “kushtojnë” shtrenjtë Europës, mbi 790 mld euro dëme që nga viti 1980

22:12 : 06/07/2025

Kosto e lartë, çmimi i ulët/ Fermerët tregojnë vështirësitë për të mbajtur “gjallë” bujqësinë

21:59 : 06/07/2025

Paralajmërimi/ Shefi i NATO: Një sulm i koordinuar nga Kina e Rusia mund të ndezë Luftën e Tretë Botërore

21:46 : 06/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com