• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

DASH i tërhoqi “veshin” për lirinë e medias, Rama hakmerret duke konfiskuar dy godinat e “Prestige”

11:46 : 22/03/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Pa asnjë njoftim, IKM dhe Policia e Shtetit kanë zbarkuar sot në Prestige Resort edhe pse ditë pushimi për të sekuestruar dy godina, pa asnjë vendim gjykate.

Edhe pse çështja është në gjykatën Administrative, të pranishëm në këtë aksion të paligjshëm janë dhe përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, ndërkohë që pretendohet se këto godina do t’i kalojnë Shërbimit Social.

“Urdhrat që keni marrë janë urdhra të brendshëm. Vendimi thotë; kalim në pronësi të Ministrisë së Shëndetësisë të godinës. Ne s’e kemi humbur posedimin e sendit. Jemi në gjyq. Nëse e vlerësoni se jeni pronarë, atëherë duhet të keni një vendim. Vendimi juaj që kërkoni që të na nxirrni jashtë, është i paligjshëm”, tha përfaqësuesi ligjor i shoqërisë Hysenbelliu Gruop.

Punonjësja e Shërbimit social: “Na lejoni të bëjmë punën tonë. Kemi ardhur të zbatojmë ligjin.”

Avokati i “Hysenbelliu Group”: “Puna jonë është të zbatojmë ligjin dhe thotë; Për rastin e pronave, kushdo që ka pretendimin shkon në gjykatë. Unë jam avokati, përfaqësues i shoqërisë. Policia mund të mbështesë, nëse keni vendosur të futeni me dhunë dhe në shkelje të ligji ne do të paraqesim kallëzim për shkelje penale”.

Lexo edhe:

Konkursi fiktiv/ Pas çdo “porosie” të plotësuar për Ramën, Proda sistemon një shok drejtor

Ndryshime në Policinë e Shtetit/ Emërohen drejtorët e rinj në Korçë dhe Elbasan – EMRAT

 

  • Reagimi nga Irfan Hysenebelliu:

Pas ngjarjes ka reaguar Presidenti i “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenebelliu i cili ka folur pas vendimit teë qeverisë për konfiskimin e “Prestige Resort . Hysenebelliu tha se se nga një njeri i sëmurë, çfarë nuk pret ndërsa ka thënë se kryeministri Edi Rama i ka kërkuar që ti bëj presioni një ish ministrit të jashtëm.

Irfan Hysenbelliu: “Ndjehem shumë i qetë sepse nga një njeri i sëmurë çfarë nuk pret, kohë më parë janë botuar kartela psiqike të tij, nuk doja të hyja në detaje. Raportet e mia me kryeministrin thonë se kemi pasur marrëdhënie të mira. Ne kemi pasur debate sepse ai tjetër gjë ka brenda vetes, tjetër gjë reflekton. Rama është i zi në shpirt. Kohë më para, bashkë me shefin e IKMT që kishte Bashkia, çonte Policinë, sidomos kur shkoja jashtë shtetit me familjen dhe i mbante me ditë të tëra aty. Kur shkova në SHBA i vuri tritolin se acarohet me veten. Këto ditë kam qenë në një nga hotelet më të rëndësishme në Athinë dhe ai ishte me familjen atje. Aty shkëmbeheshim si ata të nëndetëses 105. Edhe kur dilte në korridor e humbiste, pse e shqetëson aq shumë atë njeri. Unë nuk kam qenë nga ata botues që të bëj nga ato presione që ai do. Po them vetëm për një ministër të jashtëm, ai më thoshtë bëj një presion, ma çoi me SMS. Si mundet një ministri të Jashtëm ti bëja presion, kur ai kishte vizion dhe respekt. Po iu them vetëm 0.01% të Edi Ramës. Unë mbaja ekuilibër se jam biznesmen se kam 2000 e ca veta të punësuar dhe duhet të paguhem”

 

  • DASH i tërhoqi “veshin” Ramës për lirinë e medias:

Kryeministri Edi Rama sfiduar hapur sot Departamentin Amerikan të Shtetit që vetëm pak ditë më parë fliste për lirinë e medias. Në një ditë pushimi siç është 22 marsi, kreu i qeverisë ka urdhëruar institucionet e varësisë të mësojnë në ambientet e “Prestige Resort” për të konfiskuar godinat, pa një njoftim paraprak dhe mbi të gjitha pa një vendim gjykate.

“Nëse po thoni që na jepni kohë për të liruar godinën, duhet të na kishit njoftuar zyrtarisht më përpara dhe jo të vinit në një ditë pushimi zyrtar. Për sot nuk keni sjellë njoftim zyrtar”, tha avokati i “Hysenbelliu Group”.

Shembja e ‘Prestige Resort’ ka zënë vend në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin e kaluar. Ky sulm ndaj një biznesi përmendet në raport si një trysni mbi mediat.

“Më 4 dhjetor, Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit prishi një hotel duke përmendur shkelje të rënda të ligjeve të ndërtimit. Në datën 1 dhjetor, kompania e ndërtimit të resortit kishte depozituar një padi në Gjykatën Administrative të Durrësit, duke kërkuar një vendim në pritje të shqyrtimit ligjor të urdhrit të prishjes së IKMT. Gjykata nuk caktoi menjëherë gjyqtarin dhe IKMT vazhdoi me shembjen. Pronari i hotelit, i cili gjithashtu zotëron disa media dhe biznese të tjera, pretendoi se hoteli i tij u shkatërrua për të mbytur kritikat dhe mospajtimet. Qeveria pohoi se veproi në përputhje me ligjet në fuqi dhe se kjo prishje ishte pjesë e një fushate më të gjerë për të çrrënjosur ndërtimet e paligjshme në vend”, thuhet në raport e DASH.

“Vazhdon shqetësimi se kritikat e hapura ndaj qeverisë mund të kenë pasoja negative,” thuhet haptas në raport.

Etiketa: Avokati i “Hysenbelliu"gjykatën AdministrativeIKMirfan hysenbelliupolicia e shtetitShërbimit Social

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Konkursi fiktiv/ Pas çdo “porosie” të plotësuar për Ramën, Proda sistemon një shok drejtor

10:19 : 15/07/2025
AKTUALITET

Ndryshime në Policinë e Shtetit/ Emërohen drejtorët e rinj në Korçë dhe Elbasan – EMRAT

12:10 : 13/07/2025
AKTUALITET

Hapet për herë të parë gara për Drejtorin e Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit

12:00 : 08/07/2025
AKTUALITET

Finalizohen tenderat për makinat e policisë; 33 dhe 34 mijë € për të marrë 1 makinë me qira për 4 vite

14:17 : 24/06/2025
AKTUALITET

“Godisnin kokës, njëri përdorte hekur”/ Si “Shqiponjat” e Alban Laçit bënë për spital qytetarin

18:33 : 17/06/2025
AKTUALITET

Ndryshime në Policinë e Shtetit/ Hapet gara për drejtuesit e 5 komisariateve

20:03 : 10/06/2025
Para

Sulmi ndaj "Prestige Resort"/ Përfaqësuesja e Shërbimit Social kapet ‘mat’ me pyetjet, s'pranon të përgjigjet

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 18 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 17/07/2025

Goditet grupi i shqiptarëve në Itali, 11 të arrestuar e 7 në kërkim. Si funksiononte trafiku i drogës

22:55 : 17/07/2025

“U thye fjala e dhënë”/ Përplasja Lapaj-Shabani, Artan Hoxha: Debat i ekzagjeruar për një mandat

22:53 : 17/07/2025

Partizani “lan duart” me Europën, Nomme Kalju feston në “Air Albania”

22:39 : 17/07/2025

Paraburgimi i zyrtarëve të lartë, Bushati: Bravo i qoftë Ahmetajt që u la targën këtyre maskarenjve

22:32 : 17/07/2025

Vajzat e ekraneve për “takime speciale”/ Lala: Njëra hynte çdo javë në burgun e Fushë Krujës

22:24 : 17/07/2025

Partizani-Kalju/ E pësojnë të kuqtë, miqtë gjejnë golin në fundin e shtesës së parë

22:20 : 17/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com