• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Me 11 tendera vidhen 14 mln euro në bashkinë e Vorës”/ Hoxha kërkon hetime nga SPAK

11:05 : 21/03/2023
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Bashkia e Vorës është një nga institucionet publike, e zhytur më thellë në borxhe nën drejtimin e të majtës dhe po shkon në pranga falimentimi edhe sipas raporteve të publikuara nga audituesit e KLSH.

Kryebashkiaku Blerim Sheraj në vazhdimësi është akuzuar nga Partia Demokratike për prokurime publike abuzive që çojnë miliona euro në xhepat e tij dhe të klientëve, të cilëve u “dhuron” punët publike.

Një denoncim i tillë është bërë edhe këtë të martë nga rivali i Sherajt në zgjedhjet lokale të 14 majit, Indrit Hoxha, i cili do të garojë nën siglën e koalicioni “Bashkië Fitojmë”.

Kandidati opozitar denoncon se Bashkia Vorë ka bërë 11 procedura prokurimi me vlerë 14 milion euro, tëndera korruptivë për të cilat kërkon nisjen e menjëhershme të hetimeve nga SPAK dhe institucionet e tjera të drejtësisë.

“Vora në katër vitet e fundit është simbol i krimit dhe keqqeverisjes lokale të Edi Ramës. Për katër vite ka ndryshuar pesë kryebashkiakë, e megjithatë asnjë hetim nuk është kryer, asnjë kryebashkiak nuk ka shkuar përpara drejtësisë për abuzimin dhe vjedhjen e hapur që iu kanë bërë qytetarëve të Vorës. Bëhet fjalë, jo për lek xhepi, por për 11 procedura prokurimi me vlerën e 14 milion eurove”, u shpreh Hoxha.

Lexo edhe:

Pas Helidon Bushatit, edhe Indrit Hoxha tërhiqet nga “Primaret”

Rindërtimi/ Firma e lidhur me inceneratorin e Elbasanit fitoi tenderat në Vorë! Çfarë zbuloi auditi i KLSH?

Deklarata e plotë e Indrit Hoxhës:

Në cilësinë time si kandidat i Partisë Demokratike dhe i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, i drejtohem sot zyrtarisht Bashkisë Vorë, Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe institucioneve te tjera, me kërkesën për informacion, për disa tendera të zhvilluara në Bashkinë Vore gjatë katër viteve të fundit.

Shpresoj që këto institucione të bëjnë detyrën dhe të reagojnë me transparencë dhe përgjegjshmëri për tenderat përkatës.

Në të kundërt, mos-përgjigjia dhe mungesa e transparencës, do të konsiderohen si përpjekje dhe pjesëmarrje në mbulimin dhe fshehjen e korrupsionit që është bërë me këto tendera.

Bëhet fjalë, jo për lek xhepi, por për 11 procedura prokurimi me vlerën e 14 milion eurove.

Si kandidat për bashkinë e Vorës dhe si qytetar i Republikës, i bëj thirrje SPAK dhe organeve të drejtësisë shqiptare t’i hetojnë këto tendera korruptivë, të cilët qartësisht janë bere jo për punë, por për të vjedhur, sepse këta shpikin punë, jo për t’i bërë, por për të grabitur fondet. Për të futur duart në xhepat e qytetarëve të Vorës, në arkën e shtetit e ku t’u dalë.

Organet e drejtësisë e kanë për detyrë të mbrojnë çdo qindarkë të taksave të qytetarëve nga abuzimi, vjedhja dhe korrupsioni, shtetëror apo privat.

Vora në katër vitet e fundit është simbol i krimit dhe keqqeverisjes lokale të Edi Ramës. Për katër vite ka ndryshuar pesë kryebashkiakë, e megjithatë asnjë hetim nuk është kryer, asnjë kryebashkiak nuk ka shkuar përpara drejtësisë për abuzimin dhe vjedhjen e hapur që iu kanë bërë qytetarëve të Vorës.

Vora ka potenciale të mëdha zhvillimi. Është porta hyrëse e Tiranës, 10 km larg saj, por duket sot si një cep i humbur i Shqipërisë, vetëm e vetëm se taksat janë vjedhur, vetëm e vetëm se paratë e qytetarëve kanë përfunduar në xhepat e pushtetarëve.

Kësaj situate, organet e drejtësisë duhet t’i japin fund. Ua kanë borxh qytetarëve të ndershëm të Vorës. Korrupsioni galopant në Vorë e ka falimentuar Bashkinë, dhe asnjë institucion nuk ka ndërhyrë për të dënuar personat përgjegjës, për t’i kthyer qytetarëve dinjitetin e një qeverisjeje të mirë.

Prandaj i bëj thirrje SPAK të zbarkojnë në zyrat e Bashkisë Vorë dhe të marrin në kontroll një gropë të zezë ku humbin paratë e taksapaguesve, prindërve, punëtorëve dhe njerëzve të punës të kësaj zone.

Me 14 Maj, u premtoj të gjithë qytetarëve të Vorës, pa dallim partie e bindje politike, se vjedhjes dhe korrupsionit do t’i vijë fundi dhe një periudhe e re do të fillojë për ta dhe për qeverisjen lokale, në të mirë të njerëzve dhe zhvillimit të zonës.

Të gjithë personat që kanë abuzuar me paratë e tyre, e kanë vendin para drejtësisë dhe aty do të përfundojnë!

Së bashku fitojmë!

Etiketa: Bashkia Vorëindrit hoxhazgjedhjet lokale 2023

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pas Helidon Bushatit, edhe Indrit Hoxha tërhiqet nga “Primaret”

20:32 : 18/02/2025
AKTUALITET

Rindërtimi/ Firma e lidhur me inceneratorin e Elbasanit fitoi tenderat në Vorë! Çfarë zbuloi auditi i KLSH?

21:12 : 28/11/2024
AKTUALITET

Investigimi për Shqipërinë, Indrit Hoxha: Do ketë edhe 2 emisione të tjera nga ”RAI”

21:13 : 04/06/2024
AKTUALITET

PD çon në SPAK Edi Ramën, takimet e kryeministrit me diasporën mbi 2 milionë euro

10:44 : 16/05/2024
AKTUALITET

PD fton shqiptarët në Athinë: Priteni Ramën me protesta!

16:15 : 11/05/2024
AKTUALITET

Turi i Ramës në Diasporë/ Indrit Hoxha: Kryeministri nuk respekton vendimin për votën e emigrantëve

21:36 : 24/04/2024
Para

'Film aksion"/ Momenti kur arrestohet shqiptari me 30 kg drogë (Pamjet)

TË GJITHA

Transformimi i madh po vjen për këto 3 shenja të horoskopit

11:10 : 09/05/2025

Durrës/ Kërcënuan me armë zjarri një 50-vjeçar, shpallen në kërkim 2 persona (EMRAT)

11:00 : 09/05/2025

Itali/ 19-vjeçari shqiptar vdiq pas sfidës së TikTok, familjarët: Duam drejtësi

10:45 : 09/05/2025

Dështon për herë të 13-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

10:40 : 09/05/2025

Ngërçi politik në Kosovë/ Presidentja do ftojë partitë politike në një takim për zhbllokimin e situatës

10:36 : 09/05/2025

‘Giro d’Italia’ mbërrin në Tiranë/ Policia: Në orën 13:00 fillon bllokimi i akseve rrugore

10:29 : 09/05/2025

Trafik droge me vlerë 3.3 mln euro/ SPAK kërkon 17 vite burg për Islam Sefën

10:28 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com