• Kontakt
Saturday, August 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PS rikonfirmon kryebashkiakun që adhuron “Vorio-Epirin” për zgjedhjet e 14 Majit

20:51 : 19/03/2023
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Në bashkinë minoritare të Dropullit, gara për zgjedhjet lokale të 14 majit pritet të diskutohet midis kryebashkiakut aktual, Dhimitraq Toli dhe një rivali nga PBDNJ, sipas marrëveshjes së koalicionit që është firmosur mes aleatëve Vangjel Dule dhe Sali Berisha.

Konfirmimin për kandidaturën e Tolit në të dytat zgjedhje lokale radhazi, duket se e ka bërë drejtuesja e qarkut të Gjirokastrës për PS, njëherësh ministre e Turizmit, Mirela Kumbaro.

Në mbledhjen e Asamblesë Socialiste të Dropullit që u zhvillua këtë të dielë, Kumbaro pasi ka shpërndarë porositë e lëna nga Rama në mbledhjen e Kryesisë për bazën, ka transmetuar edhe mesazhin për rikonfirmimin e Tolit.

“Me Asamblenë Socialiste të Dropullit, ku rikonfirmojmë pa asnje dileme Dhimitraq Toli si kandidatin tonë për garën në #14MAJ , të sigurt se do të vijojë po me aq përkushtim punët në krye të bashkisë. Kemi platformën më të mirë për qytetarët, me të cilët jemi në komunikim çdo ditë në secilën njësi administrative, në çdo lagje, për të takuar e dëgjuar gjithkënd sepse Partia Socialiste është e vetmja forcë politike për njerëzit”, shkruan Kumbaro në rrjetet sociale.

Ndërkohë, sa i përket figurës së Tolit, ai njihet si kryebashkiaku që ndezi rrjetet sociale në Janar të këtij viti, pas pjesëmarrjes në një festë të nacionalistëve grekë në Athinë, ku pozonte me flamurin e “Vorio Epirit” pas krahëve.

Lexo edhe:

Shqipëria në flakë, qeveria pushon/ Situatë dramatike në Gramsh, 1 viktimë dhe disa persona të djegur

Ediola Braha, ish-deputetja e LSI-së që pritet të bëhet kryebashkiake e Tepelenës me bekimin e PS-së

Toli nuk e ka aspak problem jo vetëm të marrë pjesë në festat e shoqatave të të ashtuquajturit “Vorio Epir”, por publikon edhe foto me flamurin e gjoja autonomisë së pretenduar të këtij rajoni në vitin 1914.

Toli në Athinë i është bashkuar një organizimi që është ndërmarrë nga organizata ekstremiste greke, të cilat qëndrojnë shpesh pas trazirave të ndryshme që janë krijuar në zonën e minoritetit grek në vendin tonë dhe vazhdimisht ushqejnë gjuhën e urrejtjes dhe pretendimeve territoriale.

32
WhatsApp-Image-2023-01-15-at-3.44.51-PM-640x1210
sdgfdhgfhg-640x653
WhatsApp-Image-2023-01-15-at-3.44.51-PM-640x1210 (1)

Kryetari i Dropullit është zgjedhur pa garë në vitin 2019 si përfaqësues i Partisë Socialistem ndërsa Edi Rama e ka përdorur atë shpesh si shembull për t’i treguar Athinës zyrtare integrimin dhe përfaqësimin e mirë të minoritetit grek në Shqipëri.

Sakaq, vetë Toli keqpërdor funksionin zyrtar për orekset e tij nacionaliste që i përkasin fantazmave të së shkuarës, dhe jo vetëm, pasi ka një oreks “të paparë” për tendera me vlerë mijëra euro.

Shpallja e fituesit të tenderit, ku oferta e firmës fituese, Gjikurisë, ishte më e larta

Në dhjetor, rreth 6 muaj para zgjedhjeve lokale të majit, Boldnews.al zbuloi se Toli, me një të rënë të lapsit, ka firmosur fituesin e tenderit 540 mijë euro për rikonstruksionin e një shkolle.

Shkolla që kanë zgjedhur të rikonstruktojnë është në fshatin Bularat, atje ku çdo vit bëhen demonstrate për vrasjen e Kostandinos Kaçifës.

Megjithëse fshatrat e Dropullit zbrazen dita-ditës, bashkia më shumë mendon për të bërë miliona me tendera abuzivë, sesa të rikonstruktojë një shkollë. Veçanërisht për Tolin, paraja s’ka ngjyrë, aq më tepër patriotizëm apo edhe politikë, ndaj ai i dhuron firmës “GJIKURIA” SHPK me vlerë 53.945.123 lekë pa TVSH, edhe pse oferta e tyre ishte rreth 4 milionë lekë të rinj (40 mijë euro) më shumë sesa oferta më e ulët.

LEXO EDHE:

Kryebashkiaku i Ramës në Dropull, feston me flamurin e “Vorio Epirit” (FOTO)

Dhimitraqi i Dropullit, 540 mijë € “Gjikurisë” megjithëse kishte ofertën më të lartë

Etiketa: bashkia e dropullitDhimitraq Tolimirela kumbarotendera abuzivzgjedhjet lokale 2023

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqipëria në flakë, qeveria pushon/ Situatë dramatike në Gramsh, 1 viktimë dhe disa persona të djegur

14:35 : 12/08/2025
AKTUALITET

Ediola Braha, ish-deputetja e LSI-së që pritet të bëhet kryebashkiake e Tepelenës me bekimin e PS-së

19:34 : 11/08/2025
AKTUALITET

“Lokali i drejtorit të AKP zapton hapësirën e pallatit në Fresk, s’preket se është mik i ministrit”

09:34 : 23/07/2025
AKTUALITET

Ja sa e ka zgjeruar Idajet Ismailaj i “Albstar” ‘pikën e voçkël’ të Kumbaros në plazhin e Manastirit

11:38 : 01/07/2025
AKTUALITET

U vihet flaka mbetjeve në Këlcyrë/ Shehu: Vjosa në rrezik nga dora kriminale e Lubi Kumbaros

12:09 : 14/06/2025
AKTUALITET

“Vjosa gati për UNESCO”, por sfidat mbeten

19:28 : 28/05/2025
Para

Luiza Gega rekord të ri kombëtar, atletja shqiptare shkëlqen në eventin prestigjioz

TË GJITHA

E rëndë në Tiranë/ 41-vjeçari plagos me thikë bashkëjetuesen

12:53 : 16/08/2025

Tiranë/ “Benzi” përplas 48-vjeçarin me biçikletë dhe arratiset, mbetet “mister” se kush ishte shoferi

12:46 : 16/08/2025

Samit Trilateral në horizont, Europa kërkon zgjidhje për Ukrainën

12:33 : 16/08/2025

EMRAT-VIDEO/ Goditet grupi i kultivimit dhe shitjes së kanabisit në Skrapar, 5 të arrestuar

12:21 : 16/08/2025

Nga xhirimi i gomave, tek qethja pranë lokalit dhe fishkëllima/ Si ndodhi vrasja e 14-vjeçarit

12:06 : 16/08/2025

“Miliona jetë mund të shpëtohen”/ Trump: Duhet “Marrëveshje Paqeje”, jo armëpushim

11:44 : 16/08/2025

FOTO/ Denoncimi i PD: Tek “5 Maji” po ndërtohet një objekt pa leje, policia merr para nga pronarët

11:34 : 16/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com