• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrau bashkëshorten pasi u divorcuan, dënohet me burg përjetë Elton Metaj

17:06 : 16/03/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Çështja e vrasjes së 23-vjeçares Sabrina Metaj, e cila u qëllua me breshëri kallashnikovi nga ish-bashkëshorti, edhe pse kishte një urdhër mbrojtje nga gjykata, është mbyllur përfundimisht nga Gjykata e Fierit me një vendim për t’a dënuar Elton Metajn me burgim të përjetshëm.

Mësohet se vendimi është marrë pasditen e sotme nga trupa e togave të zeza që përbëhej nga gjyqtarët Sonila Hoxhaj, Taulant Banushi dhe Miranda Noka, ndërsa prokurore e çështjes ishte Ervisa Hyka.

32-vjeçari Metaj vrau bashkëshorten e tij Sabrina në shtëpinë e prindërve të saj dy vite më parë (në orën 22:50 të datës 10 shtator 2021), në momentin kur e ndjera ishte duke konsumuar vaktin e darkës.

Çifti kishin qenë të martuar prej 8 vitesh dhe ishin divorcuar vetëm pak muaj para se Eltoni t’i merrte jetën Sabrinës, pasi e kishte refuzuar që të pranonte ndarjen nga e reja.

Në 8 vite martesë çifti kishin një vajzë të mitur për hir të së cilës viktima ka duruar dhunën psikologjike e fizike të bashkëshortit të saj.

Lexo edhe:

Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin, burg i përjetshëm për Laert Haxhiun

Pazari mes tyre u prish për 4 euro, prostituta vret mjekun e njohur

Përveç dhunës ndaj bashkëshortes, vëllai i Sabrinës, Armando Bengaj rrëfeu se ish-kunati kishte kërcënuar edhe vetë atë dhe prinërit e tyre për t’i vrarë.

Një vit para se të kryente vrasjen, Elton Metaj për më shumë se 5 orë kishte mbajtur peng nën kërcënimin e armës ish-bashkëshorten dhe familjen e saj në banesën e tyre, duke qëlluar dy herë në ajër.

Ai u neutralizua nga RENEA dhe u dorëzua. Asokohe, 31 vjeç ai u prangos dhe ndaj tij u ngritën 3 akuza, dhunë në familje, kundërshtim të forcave të policisë dhe armëmbajtje pa leje.

Edhe pse me akuza të rënda, Elton Metaj fitoi lirinë, për të kryer më pas krimin e rëndë, që do ta vuajë duke qëndruar gjithë jetën pas hekurave.

Metaj, pak ditë pasi kreu krimin, përmes një letre nga ambientet e paraburgimit tregoi se si ndodhi e gjithë ngjarja.

“E doja vajzën, por e bera për shkak të kërcenimeve të shumta e nga presioni i vjehrrit, armen e bleva për vetëmbrojtje”, tha ai në letrën e bërë publike më 18 shtator 2021.

Metaj tha se kishin komunikim dhe takoheshin me njëri-tjetrin, por gjithçka ndryshoi kur u kthye nga Greqia pasi Sabrina i kërkoi të mos flisnin më se kishte një të dashur tjetër. Autori i krimit rrëfeu se shkaktar për ngjarjen e rëndë është babai i Sabrinës, i cili e kërcënonte vazhdimisht dhe i kërkonte të takoheshin për “ta zhdukur”.

“Unë Elton Metaj dua të sqaroj opinionin publik se çfarë ka ndodhur përsa i përket veprimit tim. Jam liruar nga spitali i Zaharisë më datë 26 korrik 2021, një ditë më pas jam takuar me ish-bashkëshorten time, mamanë dhe të tjerë familjarë të saj. U ulëm, pimë kafe dhe folëm pa asnjë problem. Më datë 1 gusht, ish bashkëshortja merr leje nga puna dhe kemi ndenjur bashkë, kemi kryer marrëdhënie seksuale.

Më pas e kam shoqëruar në shtëpi, takimet tona kanë qenë të përditshme. E merrja dhe e shoqëroja në punë, por gjithmonë ruhej nga babai i saj që të mos e kuptonte se ne i kishim rregulluar muhabetet. Mamaja, vëllai dhe kunata e saj ishin në dijeni të bashkimit tonë.

Më datë 10-11 gusht u largova në Greqi dhe qëndrova 2 javë. Kur u ktheva nga Greqia, pashë që gjërat kishin ndryshuar. Ish-vjehrri filloi me kërcënimet. Duke e njohur atë i mora seriozisht. Kam shkuar në polici dhe oficeri i policisë, Eugeni më tha se nuk ka kohë, hajde pas 2-3 ditësh. Kërcënimet vazhdonin, nuk dija si të veproja, avokatët më thanë të shkoj sërish në polici. Eugeni sërish nuk më priti. Vjehrri më linte vendtakime për të më goditur, ndërkohë komunikoj me ish bashkëshorten. Sabrina më tha se “babai e ka marrë vesh dhe do na zhdukë të dyve. Nuk do takohemi më se kam të dashur tjetër.”

Kjo sjellje më habiti se e kishim lënë të ribashkoheshim dhe të vazhdonim jetën. Ne duheshim dhe nuk kishim asnjë konflikt.

Ish-vjehrri më shkruajti sërish në Facebook dhe më la takim në Patos dhe më tha: “Hajde se do të të zhduk”. Duke qenë në një gjendje të ngarkuar emocionale, shkova mora armën aty ku e kisha fshehur, shkova tek shtëpia e ish vjehrrit. Pasi hyra në banesë, ish-bashkëshortja po fliste në “Skype” me të dashurin.

Në momentin që më pa, mbylli telefonin dhe erdhi ish kunata që filloi të qeshte. Asaj iu bë qejfi që unë e kapa ish bashkëshorten me të dashurin e saj. Ajo kërkoi të dilnim në oborr duke më thënë se “Nuk kam më punë me ty”. Në moment, pa asnjë dëshirë për ta ekzekutuar se nuk e kisha konfliktin me të por me babain, i cili është shkaktar i kësaj tragjedie, shkrepa armën që më doli nga kontrolli dhe mësova se Sabrina kishte ndërruar jetë. Për sa më sipër jam fajtor për aktin, por dua të sqarohen të gjithë se çfarë kam deklaruar, të hapen mesazhet kërcënues në rrjete sociale. Unë kam shkrepur armën, por vrasjen e ka bërë babai i saj”, shkruan Elton Metaj në letrën e tij që u transmetua në emisionin “Shqipëria Live”.

Etiketa: #vrasje#boldnewsburg i perjetshemElton Metajsabrina metaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin, burg i përjetshëm për Laert Haxhiun

11:47 : 13/11/2024
BOTA

Pazari mes tyre u prish për 4 euro, prostituta vret mjekun e njohur

10:16 : 25/08/2023
BOTA

Vrau 7 foshnja brenda 1 viti, shpallet fajtore infermierja britanike

16:30 : 18/08/2023
LAJMI I FUNDIT

I ngulin thikën dhe e godasin me shkopinj, del VIDEO e vrasjes së tifozit të AEK

22:38 : 14/08/2023
BOTA

Vrasje me porosi, kolumbainët ekzekutuan kandidatin për president në Ekuador

09:15 : 11/08/2023
AKTUALITET

Vetëvaret në tualet i dënuari me burgim të përjetshëm/ EMRI

10:15 : 12/06/2023
Para

Nga heqja e policëve deri te përgjysmimi i gjobave, ja propozimet për ndryshimet në Kodin Rrugor

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Përfundon procesi i numërimit të votave në Maliq, renditja e kandidatëve

16:29 : 14/05/2025

Elbasani bën gati 5 largime të rëndësishme, në fund të majit dalin lojtarë të lirë

16:23 : 14/05/2025

Alimehmeti: Krimi elektoral në vend nuk hetohet! Demokracia në rrezik

16:23 : 14/05/2025

Garë e ethshme brenda PD për mandatin e Tiranës, Alimehmeti rifiton avantazhin ndaj Tabakut

16:20 : 14/05/2025

Kampioni i Francës do të përcaktohet me “Final Four”? L’Équipe paralajmëron masa për dominimin e PSG

16:08 : 14/05/2025

Numërimi “preferencial”/ Kush janë 37 EMRAT e deputetëve të ardhshëm që dalin nga Tirana

15:56 : 14/05/2025

Ka radhë për Cristiano Jr, klube të njohura e vëzhguan gjatë debutimit me Portugalinë

15:56 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com