• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja në lokalin e Fatjon Muratit, i biri i Mimozës: Mami po pinte kafe, nuk punonte në atë orë

18:38 : 16/03/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

“Mallkuar qofshin ato plumbat që i zbrazën në trupin tënd! Qofsh e xhenetit mam”.

Këto ishin rreshtat që Sajmir Paja, i biri i 58-vjeçares, e cila mbeti viktimë e atentatit që u shndërrua në masakër në lokalin e Fajton Muratit, i dedikoi të ëmës, disa orë pasi Mimoza Paja ndërroi jetë në vendin e punës nga plumbat e marrë prej breshërisë së kallashnikovit.

E teksa kanë kaluar disa ditë nga ngjarja e rëndë dhe autorët ende nuk janë zbardhuar, Sajmir Paja ka shprehur indinjatën për mënyrën sesi u përfol në media lidhja e nënës së tij të ndjerë me mbesën 10-vjeçare.

Ai ka treguar në një intervistë televizive se nëna dhe mbesa e tij 10-vjeçare që mbeti e plagosur nga copëzat e xhamit, kanë qenë shumë të lidhura me njëra-tjetrën, por kjo nuk do të thotë se motra e tij nuk kujdesej për vogëlushen siç u raportua në televizionet informative.

Teksa thyen heshtjen për emisionin ‘Pa Gjurmë’, ai gjithashtu sqaron se nëna e tij kur ndodhi ngjarja nuk ishte duke kryer detyrën si kamariere, por kishte shkuar në lokal si një kliente e thjeshtë për të konsumuar një kafe.

Lexo edhe:

Masakra në “Don Bosko”, Apeli prish vendimin për Nikoll Shërnikun. Dosja do rigjykohet

Në vendin dhe kohën e gabuar, kur plumbat nuk kursejnë as të pafajshmit

“Di që në atë lloj ore nuk ka qenë aty, thjesht ka qenë duke dalë për të marrë një kafe për vete se e konsumon shumë, e pëlqente. Nuk donte të rrinte vetëm në shtëpi, shkonte vinte, dilte”, ka rrëfyer Sajmiri.

Mes të tjerash i biri i 58-vjeçares pohon se lajmin e kobshëm e ka marrë vesh nga mediat. “Unë në ato momente sapo kisha ardhur, 10 minuta kisha sjellë njerëzit këtu. Shkova se kisha punën time, thjesht isha ulur në lokal duke pirë kafe. Më bie telefoni nga kunati, nga dhëndri im banon këtu afër meje, tha: Hajde se ndodhi kjo që ka ndodhur. Gjatë rrugës po shihja portalet, e vetmja gjë që më shkoi në mendje i lutesha zotit, ishte mbesa, pjesa më e madhe sa e mora vesh që kishte mbaruar… (qan)”, rrëfehet ai.

Ndërkohë, vajza e Mimoza Pajës, nëna e 10-vjeçares e cila ishte në vendin e ngjarjes pohoi se nuk e kishte braktisur të bijën, por se kjo e fundit jetonte me gjyshen pasi ishte shumë e lidhur.

“Po shumë mirë, mirë është për momentin. Vajza ka qëndruar me gjyshen për arsye se e ka dashur shumë gjyshen dhe nuk është se e kam lënë unë. Përkundrazi unë kam pas edhe probleme me burrin për arsye se donte të rrinte tek gjyshja. Por gjyshja e ka dashur aq fort dhe janë dashur aq shumë me njëra-tjetrën sa ka qenë e pamundur që ta largoje nga nëna ime”, tha vajza e viktimës.

Ndërkohë, Sajmiri është shprehur i indinjuar nga lajmet që qarkulluan për nënën e tij.

“Me ato që kam dëgjuar ma kanë neveritur, më kanë vrarë për së dyti herë më tepër. Mesazhi është; të bëhen më njerëzor. Të shohin njerëzillikun, të rezervohen në dhënien e lajmeve, nuk është jeta një klikim. Konkurrencën mbajeni me gjëra reale, jo për klikime. S’kam të drejtën e askujt t’i bëj gjykimin një personi sado mund të jetë i lartë ose më i varfër, nuk kemi pse ta paragjykojmë, edhe nëse ka qenë ashtu, duhet t’i japim mbështetje jo t’ja thyejmë zemrën më shumë”, shtoi ai.

Etiketa: Fatjon MuratiMasakra e Don Boskosmimoza pajavrasje me arme

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Masakra në “Don Bosko”, Apeli prish vendimin për Nikoll Shërnikun. Dosja do rigjykohet

15:25 : 25/07/2024
AKTUALITET

Në vendin dhe kohën e gabuar, kur plumbat nuk kursejnë as të pafajshmit

19:43 : 21/07/2024
LAJMI I FUNDIT

E rëndë në Kosovë, vritet 39-vjeçari dhe plagosen 3 të tjerë brenda një lokali

09:39 : 10/08/2023
AKTUALITET

Vrasja e Kastratit që ‘tronditi’ Fierin, dënohet me 21 vite burg Albert Zaja

18:34 : 09/05/2023
AKTUALITET

DETAJE/ Në lokal i vetëm, përdori ID false; Si u kap vrasësi i Nikulajt në Marok

22:14 : 08/05/2023
AKTUALITET

Vrasja e Nikulajt/ Portugezi bëri “prova” me makinë e motor; Del VIDEO në karburant me ‘Golf’

12:58 : 05/05/2023
Para
Lefter Alla

Arrestimi i kryebashkiakut të Bulqizës, VOA: Alla i dha tender 3 mln euro mikut të tij

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025

Zelesnky: Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas

22:38 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com