• Kontakt
Monday, June 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja e Ari Papës në Greqi/ Vrasësi me pagesë erdhi nga Shqipëria

23:23 : 16/03/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT, RAJONI, VIDEO

Rreth dy vite pas vrasjes së 32-vjeçarit shqiptar Ari Papa në një kafene në Sepolit, autoritetet në Greqi kanë zbardhur ngjarjen, duke vënë në pranga një taksist shqiptar që jetonte dhe punonte në Athinë, por edhe një shtetas grek.

Lista e personazheve të përfshirë në këtë ngjarje nga autoritetet greke nuk mbyllet me kaq, pasi prej tyre është shpallur në kërkim ekzekutori që tërhoqi këmbëzën e armës që i mori jetën Ari Papës.

Personi në fjalë sipas mediave helene është një vrasës me pagesë i mbërritur nga Tirana me qëllim ekzekutimin e Papës dhe mendohet se është arratisur sërish për në Shqipëri, ndërsa shkak i vrasjes besohet të jenë përplasjet për trafikun e drogës.

Gjithashtu policia ka arritur në konkluzionin se taksisti shqiptar me 4 identitete që u arrestua sot në Athinë, kishte krijuar idenë se Ari Papa (i njohur si Ari i vogël” ishte spiun i policisë greke.

Taksisti shqiptar rezulton me precedentë për trafik klandestinësh dhe është i skeduar më parë. Ai ka tre mbiemra dhe katër emra të ndryshëm dhe punon edhe si një asistent-barmen në Greqi. Ndërkohë, edhe 56-vjeçari grek rezulton me precedentë penalë të mëparshëm.

Lexo edhe:

Francë – Ekzekutohet me armë zjarri 19-vjeçari shqiptar

Si u ekzekutua Ari Papa në mes të Athinës, “Sky Ecc” zbulon autorët shqiptarë

Ata akuzohen për organizimin e vrasjes dhe transportin e vrasësit me pagesë, ndërsa për ekzekutorin e ardhur nga Shqipëria po bashkëpunohet me autoritetet ligjzbatuese shqiptare.

Ari Papa u vra në 30 maj 2021 në një lokal në Sepolia të Athinës. Në orët e pasdites një person i panjohur i është afruar në këmbë 32-vjeçarit, i cili ndodhej jashtë një kafeneje dhe e ka qëlluar për vdekje. Më pas, ai është arratisur duke përdorur dhe ndërruar makina taksi, të cilat drejtoheshin nga bashkëpunëtorët e tij.

Ndërkohë, Papa i kishte shpëtuar 3 atentateve të mëparshme dhe rezultonte i përfshirë në një grup kriminal në Greqi për trafik droge dhe vrasje, madje në rrethin e mafias shqiptare në Athinë konsiderohet një nga personazhet më të rëndësishëm.

Por kush është Aris Papas?

Ari Kosta Papa, i datëlindjes 02.10.1989, nga fshati Dhiver i Sarandës, i njohur me pseudonimin “Ari vogël”, nuk rezulton të ketë fotografi as në regjistrin e gjendjes civile të Sarandës e Finiqit, por as në sistemin TIMS. Në Shqipëri ai është një “fantazëm”, edhe pse një ish-oficer i policisë së Sarandës, i cili kërkon që identiteti i tij të mbetet i fshehtë, shprehet se: “Arin e vogël e njoh vetëm si emër, por të dhënat e mia e lidhin atë ndoshta me krime të ndodhura në Sarandë në vitet 2005-2006 ose me protagonistë banorë të Sarandës në Athinë në vitet e mëpasshme”.

Megjithatë në Greqi, Ari Papa është një person me background të pasur kriminal. I skeduar për grabitje, vrasje e trafik narkotikësh. Tre herë shenjestër e atentateve, ku më e hershmja daton në vitin 2008. Papas ishte pjesë e një grupi të madh kriminal, pjesa me e madhe e te cileve të dënuar ose të vrarë në atentate mafioze. Grupi i të cilit ishte pjesë, ishin akuzuar ne vitet 2007-2008, si ekzekutorët e 12 qytetarëve dhe plagosjen e 13 të tjerëve.

Edhe vetë 34-vjeçari ruhej nga një atentat i mundshëm. Ai lëvizte me antiplumb dhe i armatosur, ndërsa sipas dëshmive të mëhershme të dhëna, Papas shprehej se ndihej i kërcënuar. Edhe nëna e tij, ditën e ngjarjes, tha para mediave se vrasja e të birit ishte porositur nga burgu, pistë kjo që po hetohet edhe vetë organet kompetente.

Në kuadër të kësaj situate aspak të zakonshme, institucionet e vendit fqinj kanë hartuar një listë të zezë me 500 mafiozë që veprojnë brenda territorit të tyre. Një pjesë e tyre jashtë, por edhe nga ata që vijojnë aktivitetin nga burgu. Në një hark të shkurtër kohor, greqia u trondit nga 2 vrasje mafioze.

Nëse kanë lidhje me njëra-tjetrën apo jo, kjo mbetet për t’u parë në përfundim të hetimeve. Vetë hetuesit grekë janë shprehur në mediat vendase se lufta është e ashpër dhe larja e hesapeve mund të vazhdojë. Këto përplasje të njëpasnjëshme mes grupeve kriminale në territorin grek dhe jo vetëm, kanë prodhuar deri më tani dhjetëra viktima.

Etiketa: Ari Papashqiptari ne greqivritet shqiptari

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Francë – Ekzekutohet me armë zjarri 19-vjeçari shqiptar

12:12 : 21/04/2025
AKTUALITET

Si u ekzekutua Ari Papa në mes të Athinës, “Sky Ecc” zbulon autorët shqiptarë

11:07 : 06/12/2024
AKTUALITET

Pamjet – Si u plagos kuzhinieri shqiptar në Selanik

10:03 : 20/03/2024
AKTUALITET

Greqi/ Kush është shqiptari që torturoi të dashurën për të humbur fëmijën. Detajet

09:02 : 22/02/2024
AKTUALITET

Shqiptari dhe dy djemtë dhunohen brutalisht në Greqi

20:24 : 31/10/2023
AKTUALITET

Greqi/ Kush është shqiptarja që humbi jetën në punë

11:33 : 30/09/2023
Para

6 mënyra të fshehura se si ankthi mund t’ju pengojë në punë

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 2 Qershor 2025

22:50 : 01/06/2025

Presidencialet në Poloni, kryeson kandidati pro-evropian, Trzaskowski merr 50.3% të votave

22:47 : 01/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Altin Rraklli mesazh për lojtarët dhe tifozët: Ja si duhet ta godasim kundërshtarin

22:38 : 01/06/2025

Ukraina i shkatërron Rusisë mbi 40 avionë bombardues

22:34 : 01/06/2025

Historia prekëse e modeles nga Dibra: Donte të më martonte babi, vendosa të vija në Tiranë

22:30 : 01/06/2025

Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë: Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

22:15 : 01/06/2025

Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave

22:12 : 01/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com