• Kontakt
Sunday, September 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi Lajmet e Dites

Escobar: Marrëveshja Kosovë – Serbi, e mundshme brenda këtij viti

13:48 : 16/03/2023
në Lajmet e Dites, RAJONI

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, tha të enjten se një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është e mundshme brenda këtij viti.

Zoti Escobar, i cili pritet të qëndrojë tani në Prishtinë, i bëri këto komente në përfundim të vizitës në Beograd. Takimet e Beogradit dhe Prishtinës i paraprijnë takimin të së shtunës në Ohër ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

Në takimin e Ohrit palët pritet të diskutojnë rrugët e zbatimit të një plani perëndimor për normalizimin e marrëdhënieve, i cili nuk parasheh njohje të ndërsjellë, por kërkon që palët të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe tërësinë tokësore të njëra-tjetrës.

“Do të doja ta shihja marrëveshjen gjatë këtij viti kalendarik. Mendoj se kjo është plotësisht e mundur”, tha zoti Escobar.

Lexo edhe:

Kurti për pezullimin e Dialogut me SHBA-në: S’mund të bëj kompromise me sundimin e ligjit në veri

Kurti udhëton për në Shtetet e Bashkuara për “takime dypalëshe me liderë”

I dërguari amerikan po ashtu tha se Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të themelohet, çështja është kur do të ndodhë.

“Ajo që do të donim të shihnim në takimin e Ohrit, është pranimi se Asociacioni i komunave me shumicë serbe, është një pjesë e rëndësishme e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Kur flas për këtë kërkesë, nuk është se dua të jem konfrontues, apo ta hedh si sfidë. Është fakt që Asosacioni përfshihet në Marrëveshjen e Brukselit, është pjesë e marrëveshjes së tanishme, është pjesë e përfundimeve të Këshillit Evropian, është politikë e Shteteve të Bashkuara. Pra do të ndodhë. Çështja është se sa shpejt do të ndodhë.”

Prishtina heziton ta themelojë Asociacionin duke përmendur shqetësimin se ai mund të shndërrohet në një mekanizëm të ngjashëm me Republikën Serbe në Bosnjë, një shqetësim që është hedhur poshtë nga diplomatët perëndimorë.

Zoti Escobar tha se gjendja e serbëve në Kosovë do të përmirësohej përmes themelimit të Asociacionit.

“Ata janë gjithmonë në qendër të konfrontimeve, tensioneve dhe kjo u shkakton atyre dëme psikologjike dhe dëme të tjera”, theksoi ai.

I dërguari amerikan tha se marrëveshja paraqet një nga mundësitë më të mira për rajonin, ndërsa nënvizoi se jo domosdoshmërisht do të ketë ndonjë nënshkrim marrëveshjeje në Ohër, por hapje të rrugës përpara.

“Pritjet tona janë që të dy udhëheqësit të jenë në gjendje të dëgjojnë njëri-tjetrin dhe të punojnë për ta bërë këtë marrëveshje realitet. Të mendojnë për pengesat, të kërkojnë mënyra për t’i kapërcyer ato dhe të largohen nga takimi duke e pasur të qartë se do të vazhdojnë të punojnë deri në zgjidhje”, tha ai.

Përfitimet nga kjo marrëveshje, tha zoti Escobar, janë integrimi më i shpejtë ekonomik, jo vetëm i Kosovës dhe i Serbisë, por i gjithë rajonit.

Serbia e cila kundërshton pavarësinë e Kosovës që u shpall në vitin 2008 me mbështetjen perëndimore, ruan lidhje të fuqishme me Rusinë dhe nuk ka pranuar t’i vendosë sanksione Moskës për shkak të agresionit të saj në Ukrainë, duke llogaritur në mbështetjen e Kremlinit për refuzimin e shtetësisë së Kosovës./VOA

Etiketa: albin kurtiAleksander VucicDialogu Kosovë – SerbiGabriel Escobar

Lajme të lidhura

RAJONI

Kurti për pezullimin e Dialogut me SHBA-në: S’mund të bëj kompromise me sundimin e ligjit në veri

17:14 : 28/09/2025
RAJONI

Kurti udhëton për në Shtetet e Bashkuara për “takime dypalëshe me liderë”

12:25 : 25/09/2025
RAJONI

Departamenti Amerikan i Shtetit: Kurti shkeli “vijën e kuqe”

13:44 : 24/09/2025
RAJONI

Kurti: Nuk jemi prishur me Amerikën, por kemi dallime

10:02 : 19/09/2025
RAJONI

Hovenier: Deklaratat e Kurtit kundër Gjykatës Kushtetuese çuan në pezullimin e Dialogut Strategjik

14:35 : 17/09/2025
BOTA

SHBA pezullon dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën për shkak të veprimeve të Kurtit

14:41 : 12/09/2025
Para

Si u favorizuara fituesi i tenderit të ujësjellësit/ Detajet nga arrestimi i Allës

TË GJITHA

Gara për Bashkinë e Tiranës, Alimehmeti: Kandidati i opozitës do të shpallet së shpejti

21:28 : 28/09/2025

Korporata e vrasësve me pagesë. 5 ekzekutime në Shqipëri, si gjakmarrje për krimin në Britani

21:11 : 28/09/2025

Përndoqi moderatoren, mjeku psikiatër përfundon në burgun 302 në Tiranë

21:01 : 28/09/2025

Bill Clinton rrëfen historinë dhe vendimin për ndërhyrjen në Kosovë

20:42 : 28/09/2025

Ndërpritet energjia elektrike, Vora dhe Bërxulla në errësirë prej dy orësh

20:21 : 28/09/2025

Irani refuzon sanksionet e OKB-së: Të paligjshme dhe të pavlefshme

20:00 : 28/09/2025

Tragjedi në Indi, 40 të vdekur dhe mbi 50 të plagosur në një tubimin politik

19:44 : 28/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com