• Kontakt
Sunday, May 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Ia qi** ro*t”/ Drejtori i Ujëllsjellësit Gjirokastër edhe taksixhi, “shpërthen” kundër qeverisë Rama

22:50 : 16/03/2023
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, SOCIALE

Në redaksinë e emisionit Stop ka mbërritur një denoncim për Ujësjellësin e Gjirokastrës. Sipas denoncimit Drejtori Rajonal, Genti Llogo, ka punësuar kushërinjtë në sektorë kyçë.

Bëhet fjalë për dy përgjegjës dhe një sekretare. Anxhela, sekretarja, thuhet se është kushërira e dytë. Mariola, shefja e Burimeve Njerëzore është vajza e hallës. Klaudio, djali i tezes.

Stop shkoi atje për të verifikuar situatën.

Gazetari-Drejtori është? Genti?

Punonjësja-Jo nuk është për momentin…

Lexo edhe:

5 familje jetojnë mes përmbytjeve në ujëmbledhësin e Bovillës, ende nuk janë shpronësuar

“Çadër rezistence” në Shushicë/ Banorët bllokojnë projektin e ujësjellësit të Himarës

Gazetari-Do vijë? E lajmëron dikush?

Punonjësja-Po t’i themi sekretares… Anxhela të kërkojnë…!

Gazetari-Si kalove? Si je? Drejtorin donim të takonim pak?

Sekretarja e Drejtorit, Anxhela Mustafaj-Drejtori është në terren, nuk është në drejtori është në njësi…

Gazetari-Ju keni ndonjë lidhje farefisnore me drejtorin?

Sekretarja e Drejtorit, Anxhela Mustafaj-Jo.

Gazetari-Sigurtë?!

Sekretarja e Drejtorit, Anxhela Mustafaj-Sigurtë!

Gazetari-Sepse kemi informacione, ju jeni Anxhela…ëëë, ju jeni kushërira e dytë e drejtorit?

Anxhela Mustafaj-Jo, sepse e ka gjeneralitetet në një fshat tjetër. Unë jam nga Gjirokastra…

Gazetari-Nuk ke lidhje d.m.th…?!

Anxhela Mustafaj-Unë jam mbiemër tjetër, si nga mamaja si nga babai.

Gazetari-Mustafa jeni ju?

Anxhela Mustafaj-Mustafaj!

Gazetari-Po Mariola Xhemali, shefe e burimeve njerëzore?

Gazetari-Kemi një informacion, që ju keni një lidhje me drejtuesin UK, z.Llogo, s’e ke asgjë?

Mariola Xhemali-Jo, e kam administrator.

Gazetari-Kushëri nuk e ke?

Mariola Xhemali-Nçukkk, jo…!

Bexheti-Ja u kanë dhënë informacionet gabim…

Gazetari-E di. Klaudio kush është? Mos jeni ju Klaudio? Nuk punon ndonjë Klaudio këtu?

Bexheti-Klaudio s’ka.

Gazetari-S’ka Klaudio këtu?

Bexheti-Jo.

Bexheti-Klaudio Lino?

Gazetari-Lino, po.

Bexheti-Ka të bëjë, por jo djalë tezeje.

Vetë drejtori Genti Llogo tha se ishte në terren dhe e mohoi të kishte punësuar kushërinjtë, por në fund të bisedës pranoi se punonjësit janë të afërm të tij. Gazetari i Stop bisedoi me Llogon në telefon.

Gazetari-Në lidhje me Klaudio Lino…

Drejtori i Qarkut UKGJ, Gentian Llogo-Pra Klaudio Lino nuk është djali im i tezes, e para e punës. Mariola nuk është vajza ime e hallës dhe Anxhela nuk është fare kushërira e ime. Ndërsa këta dy personat, janë përtej kushërinj të dytë..

Gazetari-Keni lidhje farefisnore?

Drejtori i Qarkut UKGJ, Gentian Llogo-Jo unë nuk mund ta quaj lidhje farefisnore në bazë të Kodit të Punës dhe nepotizmit.

Gazetari-Domethënë, i keni apo jo kushërinj?

Drejtori i Qarkut UKGJ, Gentian Llogo-Po nuk i kam kushërinj, o burrë. Po nëse gjyshet tona janë kushërira të para, atëherë nëse ne i quajmë këta kushërinj, dakord!

Pas 3 përgjegjësve që kishin lidhje faresinore me drejtuesin e këtij institucioni, Stop u ndal tek drejtori rajonal, Iljaz Memushi. Ai ka 6 muaj në këtë detyrë, por thuhet që ai nuk ka shkollë të lartë dhe në orarin zyrtar, punon dhe si taksist në të zezë.

Me anë të kameras së fshehtë marrim Memushin për shërbim taksi dhe ai na çon në Kakavijë. Gjatë rrugës ai flet, sesi funksionin ujësjellësi dhe pret edhe telefonatat e punës në Ujësjellës për çështje faturash.

Qytetari – Ç’bën mo? Si je?

Drejtori – Hë vlla! Mirë!

Qytetari – Mirë!

Drejtori – Si shkove?

Qytetari – Ça bëhet?

Drejtori – Si kalon?

Qytetari – Po mirë! Shtyhemi. Deri në Kakavijë aty 5 minuta, të marr një gjë dhe kthehemi prapë!

Drejtori – Ç’bëhet?

Qytetari – Si të venë punët?

Drejtori – Mirë?

Qytetari – Mirë mo, mirë! Ta vë këtë rripin unë?

Drejtori – Lëre mo, v…ri k…in!

Qytetari – Apo çe do?

Drejtori – Po lëre mo, kush…

Qytetari – I do tani lekët, apo kur të kthehemi? Sa do?

Drejtori – 25!

Qytetari – Mbaji këto! (30 mijë lekë) Na dhe këtë!

Qytetari – Ti merresh me kështu.., ujësjellës?

Drejtori – Ujësjellësin, eh…

Qytetari – S’të lënë në telefon rehat!

Drejtori – Të çajnë veshët, punë e bezdisur q…i r…bt! E kanë lënë ujin pa paguar dhe tani ia presin, e marrin në telefon.

Drejtori Iljaz Memushi flet në telefon me vartës dhe banorë…

Drejtori – (Flet në telefon) O Blerta! Në ça emri e ke atë kontratën mo? Po ti ke hyrje, apo po më thua për punën, o vlla?

Drejtori – Alo! Po ty ça të kanë prerë? Ku ta kanë prerë ujin? Në ça emri e ke kontratën ti? Do shohësh çik këtë M…. Ç….! Sa e ka debinë ajo? Po aty, a ia lidhe gjë atija, që të thamë pardje, o vlla, që e le pa lidhur? Po atija në “Manalat”? Tatjana, ajo që erdhi këtu te puna, mo? Po i thashë “mo vlla, ik, se s’ta pret njeri ujin,-i thashë unë. Nuk e heq dot nga sistemi unë! E kupton? Se sistemi është i lidhur me Tiranën. Po i thashë mo, “ik mos e ça kokën, sa të jem unë!” I dhashë dhe numrin e telefonit, ia shkruajta.

Pas dy telefonatave vijon biseda e drejtorit me të infitruarin e Stop në makinë.

Qytetari – Ti je përgjegjësi, që ju pret këtyre?

Drejtori – (Tund kokën)

Qytetari – Keni noi çikë rroga atje?

Drejtori – Po rrogat e ujësjellësit, unë në fakt jam përgjegjës e kam, e kam nja 700 mijë. Ku do zbresësh?

Qytetari – Ja, lëmë këtu!

Qytetari – Po Gjirokastra ka vetëm ujësjellësin e vet, apo përmbledh?

Drejtori – Tani është bërë rajonal, përmbledh të gjitha nga Kakavija deri në Memaliaj.

Qytetari – Po pse i kanë bërë kshu?

Drejtori – E bëri qeveria ja q… r..bt! I zuri për vete të tëra. Ka dhe kshu, siç kanë qenë domethënë ndërmarrjet, siç kanë qenë thjesht i menaxhon qendra.

Qytetari – Po pse i kanë mbledh në një dorë?

Drejtori – Epo duan lekun a derëbardhë! Nuk e shikon, se ç’bëhet? O Blerta! Në ça emri, se s’më del mua aty?

Gjatë kësaj kohe, gazetari i Stop e merr Drejtorin Memushi në telefon.

Gazetari- Gazetari i emisionit Stop jam. Kam një problematikë që po ndjek, që ka mbërritur në redaksinë tonë. Ju jeni në zyrë?

Drejtori-Po për 5 minuta, 10 minuta, 5 minuta vij aty.

Gazetari-Mirë, po të pres këtu.

Pasi mbyll telefonatën, vijon bisedën në makinë.

Qytetari – Ça ka?

Drejtori – Gazetari i “Stop”-it jam! Të dua çikë aty,- tha!

Qytetari – Ç’janë këta?

Drejtori – Ku di unë o i q… r…bt! Të q… r…bt!

Pas kësaj, Memushi merr në telefon drejtorin ‘e madh’, Genti Llogon…

Drejtori – (Flet në telefon) Alo! Hë vlla! Hë mo! Ç’bëre? Ku, mo? Ore më mori një nga këta, gazetar. Më thotë mua gazetar nga “Stop”-i jam, më thotë mua, kemi një problematikë, që po ndjekim thotë. Ta dërgoj te Bexheti? Ok! Ok! Të q… r…bt!

Gazetari e kishte takuar Bexhetin…

Bexheti-(Çfarëdolloj informacioni që do të duhet) në rrugë zyrtare…!

Gazetari-Po si mund t’i marrim zyrtare ne këto? E ke kushëri këtë, s’e ke këtë …! Ne vijmë, i verifikojmë, nuk ju bezdisim, nuk themi gjëra të paqena. Ju kush jeni?

Bexheti-Unë jam përgjegjësi i zyrës…, Bexheti.

Ndërkohë, Memushi merr në telefon Bexhetin.

Drejtori – (Flet në telefon) Bexhet, ça bëre vlla? Ku je mo? Je te puna? Se kanë ardh.., ja do vijj dhe un aty. Po folën me ty?

Dhe biseda sërish në makinë….

Qytetari – Po mos e vrit mendjen, se s’do ketë noi gjë!

Drejtori – Jo ore, po të bëjnë lajm ata të q… r…bt, se ata edhe kur bën muhabet, të incizojnë. E kupton? Të bëjnë lajm kot, o burrë, se s’kemi bërë noi gjë…

Iljaz Memushi mbërrin tek zyrat e Ujësjellësit dhe takon gazetarin e Stop.

Gazetari-Iljaz çfarë bën, se na thanë, që je në terren?

Iljaz Memushi-Unë mbuloj Gjirokastrën…

/Tv Klan/

Etiketa: drejtori i ujesjellesitpunesimetujesjellesi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

5 familje jetojnë mes përmbytjeve në ujëmbledhësin e Bovillës, ende nuk janë shpronësuar

21:03 : 05/05/2025
AKTUALITET

“Çadër rezistence” në Shushicë/ Banorët bllokojnë projektin e ujësjellësit të Himarës

13:56 : 05/04/2025
AKTUALITET

Vdes në orar të punës punonjësi i Ujësjellësit në Sarandë, çfarë dyshohet

12:56 : 05/04/2025
dav
AKTUALITET

Punësimet në Bashki, Komisioneri: 38% e rasteve të monitoruara të zëna në kundërshtim me ligjin

08:05 : 02/04/2025
AKTUALITET

Ujësjellësi i Himarës, institucionet shmangin takimin me banorët e Shushicës

16:22 : 28/02/2025
AKTUALITET

Ujësjellësi, KLSH: Subvencionet janë përdorur për paga dhe sigurime

08:08 : 21/02/2025
Para

Europa League/ Arsenali dhe Sportingu shkojnë në shtesa, kualifikohet Roma

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Zbulohen 625 bimë kanabisi në Shkodër, asnjë i arrestuar

15:49 : 18/05/2025

Papa Leoni bën thirrje për unitet, premton se nuk do të jetë “autokrat”

15:35 : 18/05/2025

Farat e linit, efektet pozitive dhe negative nga konsumi i tyre

15:23 : 18/05/2025

Presidenti i Barcelonës, Laporta: Yamal do të rinovojë kontratën

15:16 : 18/05/2025

Sulmet izraelite vrasin të paktën 100 persona në Gazë, negociatorët kërkojnë armëpushim

15:03 : 18/05/2025

Lufta në Gaza/ Programi Botëror i Ushqimit: Gjysmë milioni njerëz po përballen me uri ekstreme!

15:00 : 18/05/2025

Meta refuzon të hyjë në Parlament përmes dorëheqjes së deputetëve të PL: Nuk pranoj asnjë marifet

14:49 : 18/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com