• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nëna lehonë në burg për një gjobë, Akil Pano: I kalon kufijtë mes ligjit dhe moralit

11:33 : 15/03/2023
në AKTUALITET

Diana Bahçja është arrestuar nga policia e Shkodrës duke e shkëputur nga djali i saj vetëm 8 ditësh pasi gjykata e shkallës së parë në Tiranë i ka vendosur një gjobë në vitin 2020 prej 250 mijë lekësh të reja duke ia konvertuar një javë më parë, pra pas tre vitesh me burg një muaj e 20 ditë.

Naim Bahçja, bashkëshorti i Dianën thotë se ajo u arrestua një javë më parë kur djali i saj ishte vetëm 8 ditësh, i porsalindur pa pasur asnjë dijeni as për gjobën e vendosur para tre vitesh dhe as për vendimin e dënimit me burg.

Lidhur me këtë rast  ka reaguar edhe Pastor Akil Pano përmes një postim në FB i cili ka sjellë në kujtesën e shqiptarëve edhe nje herë rastin e kryefamiljarit i cili për mospagesë fature të energjisë elektrike tremijëepesëqind lekë të reja u burgos dhe nga trauma e depresioni vrau veten në qeli.

Reagimi

Në postimin në rrjetin social, ai shkruan:

Lexo edhe:

“Bektashinjtë janë jetim”/ Pastori: Rama zbuloi padijen e tij mbi fetë

“Shteti Bektashi”, pastor Pano: Rama ka tradhtuar kombin

Më rikujtoi vitin 2014-15. Burg për mospagesë fature të energjisë elektrike tremijëepesëqind lekë të reja (mos gaboj)ndaj kryefamiljarit i cili nga trauma dhe depresioni vrau veten në qeli.

Burgosjen e dy berberëve, përshkak rë mungesës së kasës fiskale (kishin plotësuar dokumentacionin dhe ishin në proces rregjistrimi) njërin prej të cilëve e kisha mik.

Tani, kjo historia e gruas lehone me fëmijën tetë ditësh e cila arrestohet për mospagim gjobe 2-3 vjet më parë dhe nuk ka dijeni që gjykata e ka dënuar, i kalon kufijtë mes ligjit dhe moralit; shtetit dhe njeriut.

Nuk do merrem fare me linjën logjike të miliardave që vidhen dhe në fund të vitit deklarohen nga KLSH si dëm financiar i shkaktuar nga punonjës të shtetit dhe askush nuk jep llogari dhe si rrjedhojë as gruaja në fjalë nuk duhet të dënohet, sepse në vendin ku nuk dënohen ata që dëmtojnë shumë, nuk duhet të dënohen as ata që dëmtojnë pak!

Jo, nuk është dhe nuk duhet të jetë kjo logjika e diskutimit, logjikë të cilën e shoh të shpërfaqet me pathos prej komentuesve në median sociale!

Problemi është tjetër dhe më I rëndë. Problemi është njeriu përballë antinjeriut. Problemi është se në rastin në fjalë njeriu është gruaja e dënuar me burg.

Dënimi me burg dhe ekzekutimi i vendimit ndaj kësaj nëne e cila ka vetëm një javë që ka lindur fëmijën e saj, në thelb është antinjerëzor. Një grua lehonë ndahet nga foshnja një javëshe e cila e ka të paundur mbijetesën në kushtet për të cilat flet babai.

Zotërinj që qëndroni pas dënimit dhe pas urdhërit të ekzekutimit të arrestimit të nënës në këto kushte:

– Gjyqtarë; përpara marrjes së një vendimi, kujtoni se keni në dorë jetën e një qenie njerëzore. Vendimi juaj përcakton si do të jetë e tashmja dhe e ardhmja e tij. Në rastin kur gjykoni një nënë, kujtoni se jeta e saj është pazgjidhshmërisht e lidhur me fëmijën. Vendimi që merrni ndaj një nëne, gjithnjë do të ketë pasoja ndaj të miturve të saj.

Për këtë arsye; këshilloni ligjin me moralin, kontekstin dhe rrethanat me nevojën dhe shkaqet. Konsultohuni me ndërgjegjen dhe mendoni se dënimi me burg i një nëne më fëmijë të mitur, është gjithashtu dënim ndaj të miturve të saj. Krahasoni dëmin që kjo nënë ka bërë, me dëmin që vendimi juaj mund të sjellë tek fëmijët e saj në rastin kur vendimi juaj është burg për nênën.

Një mik disa kohë më parë, ndërsa unë ndodhesha perpara një vendimi që duhej të merrja, më tha:

– Pastor, më mirë të gabosh në ‘tokën e hirit’ se të gabosh në vendin e ligjit.

Me fjalë të tjera; në raste specifike si ky i kësaj nënë lehonë më foshnjen tetë ditëshe dhe sikur peshorja e ligjit të anojë nga vendimi i dënimit me burg, ju gjyqtarë më mirë ‘gaboni’ duke dëgjuar zërin e ndërgjegjes, duke iu referuar kushteve, rrethanave dhe dëmit më të madh të efektit zinxhir që do të kishte vendimi juaj. Më mirë gaboni duke e zbutur dënimin (brenda hapësirave ligjore të parashikuara) në kushtet e një gruaje lehonë me foshnjen që s’mund të mbijetojë pa praninë e saj, se sa të gaboni duke tejkaluar masën e vendimit tuaj.

Kur gjykohet një njeri, konsiderohet jo vetëm ligji, por dhe morali, kushtet, rrethanat, efektet e vendimit që lidhen dhe me të tretët, veçanërisht kur janë të mitur.

Me burgimin e nënës keni dënuar foshnjen një javëshe të jetojë në kufijtë e mbijetesës dhe rrezikoni drejtpërdrejtë jetën e saj.

I bëj thirrje Institucioneve përkatëse ta rishqyrtojnë rastin dhe nëna të bashkohet me foshnjen e saj.

Një vend pa zemër = vend i mjeruar!

Në kërkim të zemrës së vendit!

Etiketa: akil panoDiana Bahçja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Bektashinjtë janë jetim”/ Pastori: Rama zbuloi padijen e tij mbi fetë

09:40 : 26/09/2024
AKTUALITET

“Shteti Bektashi”, pastor Pano: Rama ka tradhtuar kombin

21:38 : 23/09/2024
AKTUALITET

“Ide për copëzimin e Shqipërisë”/ Pano del kundër shtetit bektashi: Begaj të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare

14:50 : 23/09/2024
AKTUALITET

Dashuria, divorci: Ç’të bëjmë kur kemi mbërritur në atë pikën ‘pa kthim’?

18:04 : 25/07/2024
AKTUALITET

Pastori Akil Pano: Ja pse rrezikojmë të shuhemi si komb

21:47 : 31/05/2024
AKTUALITET

Shpopullimi alarmant/ Pastori Akil Pano: Shqipëria do të ripopullohet me emigrantë!

23:30 : 09/11/2023
Para

Meta ‘zbërthen’ arsyet se pse po ikin të rinjtë dhe nevojat e familjeve shqiptare

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

EMRI/ Kush është shqiptari që u shtua në listën e më të kërkuarve në Europë

19:40 : 15/05/2025

Barcelona sonte synon titullin kampion, mungon Ferran Torres, kthehet Pablo Torre

19:40 : 15/05/2025

Trump sulmon sërish Europën: Pa SHBA-në, do të flisnit gjermanisht dhe japonisht!

19:28 : 15/05/2025

“Sherri” për numërimin e votës së Greqisë, KQZ nesër nis shqyrtimin e ankesës së PS

19:22 : 15/05/2025

Rëndohet bilanci tragjik, shkon në 103 numri i viktimave në Gaza pas sulmeve izraelite

19:14 : 15/05/2025

Zyrtarja e Fed-it: Ekonomia amerikane e fortë, normat e interesit mbeten të pandryshuara

19:14 : 15/05/2025

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Blerta Marku Çibuku

19:06 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com