• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VIDEO e re e aksidentit te TEG/ Audi “fluturoi” 30 m, u shtyp nga përplasja në mur

22:18 : 14/03/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Klan News, nëpërmjet gazetarit Spartak Koka ka siguruar pamje të reja të aksidentit tragjik me 3 të vdekur dhe 3 të plagosur, të ndodhur më 9 Mars në Unazën Lindore të Tiranës.

Pamjet hedhin dritë mbi dinamikën e plotë të aksidentit nga goditja e guardrail, deri tek goditja vertikale e mjetit në murin ndarës të nënkalimit.

Video në fjalë është filmuar nga një tjetër kënd i rrugës. Në të shihet makina Audi me targë AB 008 MJ, që drejtohej nga 20-vjeçari Klevis Ruçaj, e cila vjen me shpejtësi drejt rrethrrotullimit të TEG-ut, duke u përplasur fillimisht me barrierat metalike në rrethrrotullim. Më pas fluturon në ajër, krijon kontakt fizik me kofanon e makinës Hyundai dhe përplaset me forcë të madhe, vertikalisht, duke shtypur kabinën në murin anësor të rrugës.

“Kemi arritur të sigurojmë disa pamje të reja të cilat sqarojnë një dinamikë e cila mund të hedhë dritë në raport me shkakun determinant të vdekjes së 3 personave. Përplasja nuk është ballore, por kabina mbështetet në mur, makina ka fluturuar për rreth 30 metra. Jemi munduar që të gjithë këndet e kamerave të ndryshme t’i pasqyrojmë të gjitha së bashku, në këtë material filmik për ta kuptuar qytetarët dinamikën e plotë të këtij aksidenti fatal.”

Duke u bazuar tek materiali i ri filmik, Gazetari Koka thotë se gjithçka ndodhi në 1,07 sekonda.

Lexo edhe:

Aksidentoi për vdekje një grua në aksin Fier-Lushnjë dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet shoferi

Aksidenti me dy turistë të vdekur shkund policinë, pezullohet shefi i “Rrugores” në Sarandë

Viktimat e aksidentit në Tiranë

“Përplasja e parë është tek guardrail, e dyta është në mur. Sepse i vetmi kontakt tjetër, është me parakolpin e automjetit Hyundai ku udhëtonin 3 personat e tjerë nga Elbasani. E gjithë ngjarja zhvillohet, të paktën nga sa llogaritëm në këto pamje ekskluzive që kemi siguruar për Klan News, llogaritet në 1,07 sekonda. Ekspertët mund ta llogarisin shumë më mirë, sesa është edhe shpejtësia, që nga momenti i goditjes së guardrail–it deri tek momenti i përplasjes me murin.”

I riu Ruçaj, sipas zyrtarëve së Policisë së Shtetit, dyshohet të ketë qenë me shpejtësi deri në 150 km/h.

Përveç Hyundai-t, i rrezikuar nga Audi ishte edhe mjeti që kalon fare pak sekonda para se makina e Ruçajt të përplasjes me barrierat metalike.

“Këtu është momenti kur automjeti i cili vinte nga Tirana për në Elbasan, që ishte një familje nga Elbasani, në momentin e fundit ka frenuar. Nuk e ka pritur fare pjesën kur automjeti i ka rënë përsipër. Sepse në këtë aksident janë 2 automjete (makina në rrethrrotullim dhe Hyundai) që janë rrezikuar seriozisht që të kishte viktima tek ata. Kanë mjaftuar të qindat e sekondës“.

Një pikëpyetje tjetër e cila pritet të zbardhet është nëse automjeti ka arritur të frenojë. 2 gjurmë të fiksuara, 3 metra larg mbërritjes në rrethrrotullim, janë duke u hetuar nëse janë lënë në asfalt nga automjeti Audi ku udhëtonin 3 viktimat.

Nga aksidenti tragjik humbi jetën Klevis Ruçaj, 20 vjeç, Erisilda Abedini 22-vjeçe dhe Sikela Përroj 23-vjeçe./Klan

Etiketa: aksident me vdekjeaksidenti te TEGErisilda AbediniKlevis RuçajSikela Perroj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksidentoi për vdekje një grua në aksin Fier-Lushnjë dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet shoferi

14:07 : 26/11/2024
AKTUALITET

Aksidenti me dy turistë të vdekur shkund policinë, pezullohet shefi i “Rrugores” në Sarandë

12:38 : 24/08/2023
AKTUALITET

EMRI/ Makina përplas për vdekje të moshuarin në Fier

23:14 : 18/08/2023
AKTUALITET

EMRI/ Identifikohet viktima e aksidentit të mbrëmjes së djeshme në Lezhë

11:44 : 20/05/2023
AKTUALITET

EMRI/ Zbulohet identiteti i shqiptarit që u aksidentua për vdekje në Itali

19:04 : 19/05/2023
AKTUALITET

Barriera mbrojtëse hyri brenda, “BMW” u nda në disa pjesë/ Si ndodhi aksidenti tragjik në Korçë

14:25 : 21/04/2023
Para

Champions League/ Mbrëmje magjike për Haaland, realizon 5 gola për City-n (VIDEO)

TË GJITHA

Maliq/ 37-vjeçari i jep fund jetës, familjarët e gjejnë të vetëvarur në një magazinë

13:15 : 07/06/2025

EMRAT/ Sylvinho sakrifikon 4 futbollistë, do e ndjekin sfidën me Serbinë nga tribunat

13:07 : 07/06/2025

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

12:55 : 07/06/2025

Fundjava shënon fluksin më të madh në Morinë, vijnë edhe tifozë të zjarrtë të Kombëtares

12:46 : 07/06/2025

“Farsë elektorale”/ Berisha: Për dy ditë në tempullin e demokracisë në Bruksel, u bë pretenca ndaj Ramës

12:44 : 07/06/2025

Aksion anti-drogë në doganën e Kapshticës, dyshohet për përfshirje të policisë dhe doganave

12:18 : 07/06/2025

Vlorë/ Rrezikoi të mbytej teksa notonte në ‘Plazhin e Vjetër’, shpëton 13-vjeçarja

12:15 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com