• Kontakt
Tuesday, June 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali me TIMS/ Murati vulosi pasaportën në doganë kur ishte në “arrest shtëpie”

20:29 : 14/03/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Fatjon Murati nuk e theu masën e arrestit shtëpiak të vendosur nga Gjykata e Tiranës vetëm ditën para sulmit mbi lokal. Klan News ka mësuar se në raportin e ngjarjes që Policia e Tiranës i ka kaluar Prokurorisë ka një të dhënë tjetër. Aty thuhet se 32 vjeçari ka kaluar kufirin e Shqipërisë në datën 19 Janar të këtij viti. Madje duke e vulosur pasaportën e tij. Ky fakt është konfirmuar nga sistemi TIMS.

Nuk ka një të dhënë të dytë se kur ai është rikthyer në Shqipëri. Por, besohet se ajo duhet të ketë ndodhur para datës kur oficeret e policisë bënin si zakonisht konfirmimin për zbatimin e masës së sigurisë.

Sakaq, në raport lexohet se në lokal në momentin e sulmit kanë qenë 9 persona duke përfshirë edhe mbesën 10 vjeçare të viktimës Mimoza Paja. Kjo e fundit në momentin e goditjes ka qenë në këmbë dhe ka marrë një plumb pas shpine në brinjë.

Sipas dëshmive të të pranishmëve në lokal, policia ka mësuar se vëllai i Fatjon Muratit, Ervisi ka qenë duke qëndruar në këmbë së bashku me kushëririn e tij duke ndjekur ndeshjen Juventus Sampdoria. Xhaxhai i tij i ulur në tavolinë me një nipin e tij dhe tre personat e tjerë në dy tavolina më tej.

Të gjithë dëshmitarët mohojnë të kenë parë autorët dhe theksojnë se kanë dëgjuar vetëm zhurmën e plumbave dhe janë përpjekur menjëherë t’u shpëtojnë atyre. Ervis Murati, shënjestra e mundshme e sulmit, ka deklaruar:

Lexo edhe:

Masakra në “Don Bosko”, Apeli prish vendimin për Nikoll Shërnikun. Dosja do rigjykohet

Në vendin dhe kohën e gabuar, kur plumbat nuk kursejnë as të pafajshmit

“Jam ngritur në këmbë pasi të shtënat kanë mbaruar dhe nuk kam kuptuar kush janë autorët. Mimoza ishte e rrëzuar në tokë e mbuluar me gjak dhe aty kam kuptuar se kishte ndërruar jetë. Kam hipur xhaxhain Shehatin në makinën e Ervinit dhe e kam dërguar në spitalin ushtarak pasi kishte një dëmtim pas koke dhe në shpatull. Pasi kam lënë xhaxhain në spital jam kthyer te vendi i ngjarjes, pra tek lokali dhe kam parë se kishte ardhur policia.”

Edhe të plagosurit e tjerë deklarojnë se kanë gjetur mjete të rastit për t’iu drejtuar Spitalit të Traumës.  Nga verifikimi i të gjitha kamerave të sigurisë që përshkruajnë rrugën nga lokali deri në vendin ku u gjet automjeti i djegur i autorëve, hetuesit kanë arritur të zbulojne itinerarin e tyre.

Makina “BMW” është  parë nga një kamera në rrugën e Rinasit duke ecur në drejtim të kryeqytetit dhe më tej pas 30 minutash është parë sërish në këtë pikë në kthim.

Nga verifikimet paraprake hetuesit kanë arritur në përfundimin se shkak për sulmin në lokalin në pronësi të vëllezërve, Fatjon, Ylli, dhe Ervis Murati është hakmarrja, në vazhdën e ngjarjeve të tjera kriminale ku ka patur të dëmtuar dhe viktima, në qytetet si Tiranë, Lezhë, dhe Laç.

Ekspertët e krimeve gjatë dy ditëve kontroll në lokal kanë arritur të sekuestrojnë 23 gëzhoja që janë shtënë nga armët e agresorëve. Armët e zjarrit janë dërguar në laborator për të parë nëse ka gjurmë të autorëve që mund të ndihmojë policinë në identifikimin e tyre./Klan

Etiketa: Fatjon MuratiMasakra e Don Boskosmimoza pajavrasje me arme

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Masakra në “Don Bosko”, Apeli prish vendimin për Nikoll Shërnikun. Dosja do rigjykohet

15:25 : 25/07/2024
AKTUALITET

Në vendin dhe kohën e gabuar, kur plumbat nuk kursejnë as të pafajshmit

19:43 : 21/07/2024
LAJMI I FUNDIT

E rëndë në Kosovë, vritet 39-vjeçari dhe plagosen 3 të tjerë brenda një lokali

09:39 : 10/08/2023
AKTUALITET

Vrasja e Kastratit që ‘tronditi’ Fierin, dënohet me 21 vite burg Albert Zaja

18:34 : 09/05/2023
AKTUALITET

DETAJE/ Në lokal i vetëm, përdori ID false; Si u kap vrasësi i Nikulajt në Marok

22:14 : 08/05/2023
AKTUALITET

Vrasja e Nikulajt/ Portugezi bëri “prova” me makinë e motor; Del VIDEO në karburant me ‘Golf’

12:58 : 05/05/2023
Para

Berisha: Po të mos vidheshin fondet, pensionet do ishin 3-fishuar!

TË GJITHA

Zyrtare/ U largua nga Laçi, mesfushori 25-vjeçar prezantohet në Kosovë

21:12 : 17/06/2025

“I ka hyrë me tullë, u rrëzua duke i rënë burrit”, fqinji godet e nxin gruan

21:10 : 17/06/2025

Pse këto ishim votimet më të mira që mund të kishim

21:07 : 17/06/2025

Irani paralajmëron qytetarët: Mos përdorimin e WhatsApp-in dhe Telegram-in

21:01 : 17/06/2025

FOTO/ “Jom dashuru prej asaj nate”, G Bani na prezanton me partneren, kush është vajza misterioze?

20:55 : 17/06/2025

Edin Dzeko pranë rikthimit në Serie A

20:52 : 17/06/2025

Vdekja nuk të bën as të mirë, as të keq

20:35 : 17/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com