• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VIDEO – Masakra në Don Bosko, çfarë u gjet në automjetin e përdorur nga autorët (Detaje)

10:55 : 13/03/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Tre armë zjarri janë gjetur në automjetin e djegur në fshatin Likmetaj në Ishëm, që dyshohet të jetë përdorur nga autorët e masakrës së djeshme në zonën e Don Boskon në Tiranë.

“Rreth orës 08:00, në vendin e quajtur ‘Ura e Sulë Meres’, në territorin e fshatit Likmetaj, shërbimet e Policisë të Stacionit të Policisë Manzë, duke ushtruar kontroll në territor, për kapjen e autorëve të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në rrugën ‘Ananstas Shund’”, Don Bosko, Tiranë, kanë konstatuar të djegur plotësisht, një automjet tip ‘BMW’, brenda të cilit janë gjetur 3 armë zjarri automatike. Nga hetimet paraprake dyshohet se ky automjet është përdorur për kryerjen e ngjarjes së mbrëmshme, në rrugën ‘Ananstas Shundi’, Don Bosko, Tiranë”, njoftoi policia.

Të njëjtat burime shtuan se grupi i posaçëm hetimor i ngritur në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, me qëllim zbardhjen e kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorëve, vijon punën në bashkëpunim me specialistët e Institutit të Policisë Shkencore, për të dokumentuar lidhjen e  automjetit të djegur, me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Tiranë.

Megjithatë, siç shihet nga pamjet e siguruara, automjeti në fjalë është shkrumbuar tërësisht dhe kjo e bën të vështirë mundësinë e gjetjes së ndonjë prove të mundshme që mund ti shërbejë hetimeve.

Burime policore bëjnë me dije se autori BMW ngjyrë gri, paraprakisht, dyshohet të jetë vjedhur në Durrës.

Lexo edhe:

Gjyshja e autorit të plagosjes në Maliq tregon konfliktin mes adoleshentëve: Shyqyr…

I biri plagosi me thikë të miturin, flet nëna e 14-vjeçarit: Në shtëpi erdhi me policinë

Dinamika

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:05, kur persona ende të paidentifikuar qëlluan me armë në drejtim të një lokale. Si pasojë e të shtënave, mbeti e vrarë banakierja e lokalit Mimoza Paja, rreth 60 vjeçe dhe u plagosën gjashtë persona të tjerë.

Pas ngjarjes së djeshme, u raportua me autorët mund të ketë përdorur një motoçikletë në atentat. Megjithatë hetimet kanë qartësuar se është përdorur automjeti tip “BMW”.

Dyshimet janë  se autorët kanë qenë të paktën 3 persona, njëri në rolin e shoferit dhe dy në rolin e qitësve. Sapo automjeti ka mbërritur para lokalit, dy atentatorët kanë zbritur nga makina dhe kanë qëlluar nga jashtë me kallashnikovë në drejtim të lokalit. Më pas ata janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me mjetin tip BMW që u gjet i djegur.

Mimoza Paja, rreth 60 vjeçe mbeti e vdekur nga breshëria e plumbave që u lëshuan në drejtim të lokalit. Gruaja e cila ishte në orarin e punës në barin ku shërbente si banakiere, dyshohet të jetë vrarë gabimisht.

Të plagosurit e tjetër janë Astrit Meraj, 42 vjeç, Emanuel Sala, 47 vjeç Ermir Bejuku, 45 vjeç, Genc Shohalli, 55 vjeç dhe  Sahit Murati, 50 vjeç, xhaxhai i Fatjon Murati, pronarit të lokalit dhe person me precedentë të mëparshëm.

E plagosur, por jo nga plumbat, ka mbetur edhe një vajzë e mitur, 10 vjeçe. Zyrtari i policisë së Tiranës Alket Shatro tha në një prononcim për gazetarët pas ngjarjes, se ajo u lëndua nga ciflat e xhamit që shpërthyen pas të shtatëve. Vajza, mbesë e viktimës, ishte në ambjentet e lokalit në momentet e ngjarjes.

Dyshimet

Dyshimet e para për grupit hetimor është mundësia e një hakmarrje për një konflikt të mundshëm të autorëve me pronarin e lokalit, Fatjon Murati. Bëhet me dije se në momentin e të shtënave, përveç xhaxhait të Fatjon Muratit që mbeti i plagosur, në lokal ishte i pranishëm dhe vëllai i pronarit, i cili është krhyer së fundmi në vend, nga Polonia.

Emri i këtij të fundit është lakuar disa herë në raportimet e kronikës zë zezë në vend. Hera e fundit ka qenë në Tetor të vitit të kaluar, kur policia ndaloi një automjet, në bordin e së cilit ishin Fatjon Murati bashkë me Indrit Doklen, dhe Gentian Reçi. Policia e Tiranës liroi më pas nga dhomat e shoqërimit Doklen dhe kunatin e tij Reçi, ndërsa në qeli mbeti Fatjon Murati, i cili ishte në kërkim për një bazë armësh që u zbulua në Tiranë tre muaj më parë. Dokle, Reçi dhe Murati u shoqëruan pasi ishin me praninë e Muratit në një automjet të blinduar, ndonëse në kërkim për një bazë armësh, e cila u gjet gjatë muajit korrik në Tiranë, ku u kap bashkëpunëtori i tij, Kristjan Gjini 25-vjeç.

Fatjon Murati ishte po ashtu një ndër personat që është kërkuar nga Prokuroria Kurbin për t’u marrë në pyetje lidhur me atentatin e regjistruar ë Fushë-Krujë, ku mbetën të vrarë 3 persona, mes të cilëve kushëriri i Ervis Martinajt. Edhe Indrit Dokle është pyetur, i cili ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje atentatin dhe më pas është lënë i lirë. E njëjta procedurë u ndoq edhe më Gentian Reçin, i cili kërkohej nga blutë për tu marrë në pyetje.

Fatjon Murati në kërkim

Aktualisht, ndaj Muratit, rëndon masa e arrestit shtëpiak, lidhur me bazën e armëve që u gjet në kryeqytet disa muaj më parë.

Masë, që është shkelur nga Murati, i cili nuk është gjetur në vendbanimin e deklaruar te autoritetet gjatë kontrollit pas ngjarjes së djeshme.

Në këto kushte, është shpallur sërish në kërkim policor.

Dyshimet janë se Fatjon Murati është larguar nga territorit i Shqipërisë. Një ndër hipotezat është se është arratisur drejt Turqisë.

Murati u arrestua 08.10.2022 për arsenalin e armëve, ndërsa u la fillimisht në arrest me burg nga gjykata e Tiranës, që me një vendim të dy muajve më vonë, zbuti masën në arrest shtëpie.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjyshja e autorit të plagosjes në Maliq tregon konfliktin mes adoleshentëve: Shyqyr…

16:51 : 16/05/2025
AKTUALITET

I biri plagosi me thikë të miturin, flet nëna e 14-vjeçarit: Në shtëpi erdhi me policinë

16:47 : 16/05/2025
AKTUALITET

Berisha mesazh Ramës para protestës: Në Europë nuk shkon me zgjedhje farsë dhe narko-shtet

16:44 : 16/05/2025
AKTUALITET

Protesta e PD/ Efektivë policie pranë Ministrisë së Drejtësisë, vendoset gardh metalik

16:32 : 16/05/2025
AKTUALITET

Moti i keq/ Rrëshqitje gurësh në Rrugën e Arbrit, vështirësohet qarkullimi i mjeteve

16:16 : 16/05/2025
AKTUALITET

Nesho: Samiti nuk është i pari në një vend jashtë BE-së, Rama po manipulon opinionin

16:05 : 16/05/2025
Para

Dita e Verës/ Boçi: Tryeza e mikpritjes 'e vakët', kostot e papërballueshme!

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Gjyshja e autorit të plagosjes në Maliq tregon konfliktin mes adoleshentëve: Shyqyr…

16:51 : 16/05/2025

I biri plagosi me thikë të miturin, flet nëna e 14-vjeçarit: Në shtëpi erdhi me policinë

16:47 : 16/05/2025

Berisha mesazh Ramës para protestës: Në Europë nuk shkon me zgjedhje farsë dhe narko-shtet

16:44 : 16/05/2025

Protesta e PD/ Efektivë policie pranë Ministrisë së Drejtësisë, vendoset gardh metalik

16:32 : 16/05/2025

Moti i keq/ Rrëshqitje gurësh në Rrugën e Arbrit, vështirësohet qarkullimi i mjeteve

16:16 : 16/05/2025

Nesho: Samiti nuk është i pari në një vend jashtë BE-së, Rama po manipulon opinionin

16:05 : 16/05/2025

KQZ vendos hapjen e kutive dhe numërimin e zarfeve të votave të ardhura nga shqiptarët në Greqi

16:04 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com