• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Të dyshuar si spiunë me mision në Shqipëri, pushohet çështja ndaj rusëve dhe 5 çekëve

14:03 : 11/03/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Prokuroria shuan dyshimet se dy shtetas rusë dhe 5 cekë që mbërritën në Shqipëri gjatë kohës që po zhvillohej stërvitja ushtarake e trupave të NATO-s Defender-21 në të cilën merrte pjesë dhe ushtria shqiptare, të kenë kryer veprimtari spiunazhi.

Në kushtet, kur nuk siguroi prova për ta, prokuroria iu drejtua gjykatës me kërkesë për pushimin e çështjes penale ndaj dy rusëve Georgii Budanov dhe Vladislav Cherkasov si dhe shtetasve cekë, Filip Carek, Prokop Voracek, Libor Bartos, Filip Sichinger, Andrea Maresova.

Hetimet nisën pas një informacioni që drejtoria e antiterrorit referoi në prokurori, ku ndër të tjera thuhej se “me datë 13 prill 21 një diplomat i ambasadës ruse në Shqipëri ka vizituar portin e Durrësit, ku është takuar me një drejtues të autoritetit portual, të cilit i është prezantuar si atashe tregtar në ambasadën e Ukrainës në Tiranë, duke u interesuar për shkëmbimet tregtare mes dy vendeve, veçanërisht për hidrokarburet”.

Prokuroria ka dyshime se ai e ka fshehur faktin se ishte funksionuar i ambasadës ruse me qëllim që të mos ngjallte dyshim dhe ta kishte më të lehtë sigurimin e informacionit mbi trupat dhe mjetet ushtarake që do të vinin në Durrës në kuadër të stërvitjes ushtarake. Është referuar më pas informacion për rusin Georgii Budanov, i cili ka hyrë në Shqipëri nga pika kufitare e Qafë Thanës me 11 mars 2021.

Prokuroria thotë se ai është parë rregullisht në zonën e Orikumit në Vlorë dhe ka lëvizur me këmbë nga aty në Karaburun deri pas bazës ushtarake të Pashalimanit.

Lexo edhe:

Akuza për fshehje pasurie, Prokuroria e Durrësit dërgon në gjyq ish-prokurorin Petrit Fusha

VIDEO/ Dikur “sodiste” rrugëve të Gramshit, ja si është “katandisur” makina e spiunëve rusë

Gjatë intervistimit në polici me 1 maj 2021 ai ka sqaruar se është inxhinier konstruksioni dhe për herë të parë kishte mbërritur në Shqipëri në 1998 dhe ka shpjeguar se qëllimi i vizitës ishte të bënte biznes në fushën e turizmit.

I hetuari tjetër, rusi Vladislav Cherkasov, hyri në Shqipëri nga Muriqani me një furgon kamper. Policia nuk e lejoi të merrte me vete një dron për të cilin ka shpjeguar se e ka blerë për të bërë foto në bregdetin shqiptar. Ai ka shpjeguar se do të shkonte në Durrës, për të parë nje pjesë toke truall në fshatin Qerret, për llogari të pronarit të tij, por emrin nuk e identifikon.

Ndërsa shtetasit cekë Filip Carek, Prokop Voracek, Libor Bartos, Filip Sichinger, Andrea Maresova hynë në Shqipëri me datë 1 maj dhe u larguan me 11 maj 2021 përmes aeroportit të Rinasit. Nga hetimet rezultoi se me një makinë të marrë me qira ata kanë udhëtuar drejt Tropojës, prej andej në disa fshatra të Kukësit, në Peshkopi, Burrel, Durrës, Kavajë me destinacion përfundimtar Beratin.

Gjatë këtij itinerari kanë lëvizur në krah të Bazës Ushtarake në Kucovë e cila ndodhej në anë të rrugës nacionale Ura Vajgurore-Berat. Ata janë ndaluar për rreth 7 minuta para bazës dhe janë larguar në drejtim të Përmetit./BW

Etiketa: mbyllen hetimetspiunet ruse

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Akuza për fshehje pasurie, Prokuroria e Durrësit dërgon në gjyq ish-prokurorin Petrit Fusha

14:17 : 11/12/2023
AKTUALITET

VIDEO/ Dikur “sodiste” rrugëve të Gramshit, ja si është “katandisur” makina e spiunëve rusë

22:28 : 25/02/2023
AKTUALITET

Del ekspertiza për sulmin ndaj dy ushtarëve në uzinën e Gramshit, ja ç’rrezikon rusi i arrestuar

13:41 : 12/01/2023
AKTUALITET

Pushohen akuzat për Ramazan Rrajën, nipin e deputetit dhe dy miqtë e tij

15:35 : 21/06/2022
AKTUALITET

Akuzohen si spiunë, Belgjika dëbon 21 diplomatë rusë

16:25 : 29/03/2022
RAJONI

Mbyllen hetimet për vra*jen e 20-vjeçares në Greqi, Babis e ka kryer kri*in i vetëm

15:18 : 13/10/2021
Para

Vodhi një automjet, arrestohet i riu në Kukës. Kishte kryer edhe dy vjedhje të tjera më parë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025

Zelesnky: Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas

22:38 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com