• Kontakt
Thursday, August 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Inceneratori nuk punon, bashkia e Elbasanit i derdh mbetjet buzë lumit

Punonjës të bashkisë Elbasan u filmuan duke depozituar mbetje në një venddepozitim të paligjshëm buzë lumit Shkumbin, ndërsa situata mjedisore në mjediset e inceneratorit vazhdon të mbetet emergjente.

18:54 : 11/03/2023
në AKTUALITET

Edhe pse inceneratori është prej muajsh në remont, për shkak të defekteve teknike, mbetjet urbane në Elbasan po digjen.

Në një venddepozitim të paligjshëm buzë lumit Shkumbin në fshatin Bradashesh, 3 kilometra larg nga inceneratori, u filmua me 1 Mars një makinë e bashkisë Elbasan duke depozituar mbetje urbane.

Sipas banorëve të zonës, pjesë e një lagje periferike pranë kombinatit Metalurgjik, ky akt i paligjshëm që përbën krim mjedisor ndodh rëndom, pasi kjo nuk është hera e parë që makina me mbishkrimin “Bashkia Elbasan” derdhin mbetje buzë lumit. Mbetjeve u vihet flaka natën duke lëshuar shtëllunga me tym të zi mbi fshat.

“Mbi 1 vit e gjys që ne kemi kapur shoferë që thonë jemi me urdhër të bashkisë dhe vazhdojnë çdo ditë që derdhen mbeturinat këtu tek njësia e Bradasheshit. Jemi ankuar në polici, jemi ankuar te prefektura te ato të mjedisit, kanë ardhur para një viti, kanë bërë disa video kanë ikur dhe asgjë nuk kanë bërë deri tani siç e shihni edhe vetë,” tha një banor i zonës në kushtet e anonimatit.

I pyetur nëpërmjet telefonit, kryebashkiaku i Elbasanit Gentjan Llatja, mohoi që mbetjet depozitoheshin në breg të Shkumbinit nga mjetet e bashkisë.

Lexo edhe:

Lefter Koka lë përkohësisht qelinë, merr leje për të vizituar nënën e sëmurë

Kontrollet për Inceneratorin e Elbasanit/ Policia shkoi për gruan, arreston burrin

“Nuk besoj që ka ndodhur. Nëse ka ndodhur, do merren masa ndaj personave që e kanë bërë,” tha Llatja përmes një bisede telefonike.

Të pyetur se pse po i derdhin mbetjet buzë lumit, që me sy të lirë dukeshin një përzierje plastike e druri, shoferi i kamionit u përgjigj jashtë kamerave se aty kishte urdhër t’i dërgonte.

Inceneratori i Elbasanit u ka kushtuar taksapaguesve 26 milionë euro. Ai u ndërtua nëpërmjet një kontrate të dyshimtë partneriteti publik privat që ka dërguar pas hekura me akuza për korrupsion dhe pastrim parash 10 persona, përfshirë ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputetin socialist Alqi Bllako. Djegësi i mbetjeve u vendos në sekuestro preventive nga Gjykata në vitin 2021 dhe tani administrohet nga një kompani publike në pronësi të bashkive të qarkut Elbasan. Por megjithë përpjekjet e kësaj kompanie për ta rivënë në punë, impianti vazhdon të jetë jashtë funksioni.

Sipas ekspertit mjedisor, Rodion Gjoka nga Instituti Co-Plan, situata e trajtimit të mbetjeve vazhdon të mbetet e rëndë.

“Nëse duam të kontekstualizojmë pak situatën me mbetjet, është sikur pluhurat e shtëpisë t’i fshijmë poshtë tapetit, këtë po bëjmë edhe ne në Shqipëri në raport me mbetjet. Kjo është situata me mjedisin në Shqipëri, mund të bëhet propagandë e gjelbër nga mëngjesi deri në darkë, por fshati që duket nuk do kallauz,” tha Gjoka.

Sipas ekspertëve, në vend mungojnë zgjidhjet efektive dhe nuk po zbatohen politikat e duhura për menaxhimin e mbetjeve, një sektor që tashmë është shënjuar nga keqmenaxhimi i fondeve publike dhe akuzat për korrupsion dhe shpërdorim të miliona eurove.

/Reporter.al/

Etiketa: bashkia e ElbasanitInceneratori i Elbasanitkrim mjedisorTrajtimi i mbetjeve

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lefter Koka lë përkohësisht qelinë, merr leje për të vizituar nënën e sëmurë

11:39 : 07/08/2025
AKTUALITET

Kontrollet për Inceneratorin e Elbasanit/ Policia shkoi për gruan, arreston burrin

14:32 : 21/07/2025
AKTUALITET

Kontrollet për inceneratorin e Elbasanit, arrestohet vëllai i deputetit të PS

13:52 : 21/07/2025
AKTUALITET

Hetimet për abuzim financiar me inceneratorin e Elbasanit, gati prangat për disa zyrtarë

12:45 : 21/07/2025
AKTUALITET

Inceneratori i Elbasanit/ Kontrolle në banesën e Leli Kajës dhe 13 personave të tjerë

08:24 : 21/07/2025
AKTUALITET

Krim mjedisor në Fushë Arrëz! Kompania ‘Ber Alb’ shkarkon mbetjet industriale në lumin Fan

18:56 : 05/07/2025
Para

Barazim që i shërben Tiranës, Vllaznia dhe Partizani ndajnë pikët në “Loro Boriçi”

TË GJITHA

KAYO e Ardi Veliut refuzon të zbatojë vendimin e Gjykatës, nuk lejon gazetarët të futen në godinë

09:50 : 14/08/2025

Zjarret, Salianji: Shqipëria digjet çdo verë, qeveria shuan me degë pemësh dhe lopata

09:37 : 14/08/2025

Starmer do të takohet me Zelenskyn në Londër, në prag të takimit Trump-Putin

09:29 : 14/08/2025

Zjarri në Gërmenjës të Korçës, flakët përhapen drejt Greqisë nga era e fortë

09:26 : 14/08/2025

Zjarret/ Tre vatra aktive në qarkun e Beratit, më problematikja në Poliçan

09:12 : 14/08/2025

Zjarret në Gramsh, ende vatra aktive në Kodovjat dhe Skënderbegas

08:59 : 14/08/2025

Takimi Trump-Putin, DW: Territoret, çfarë thotë e drejta ndërkombëtare?

08:49 : 14/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com