• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

EMRI/ Merrte 4-6 mijë euro për legalizime, arrestohet sekseri i Kadastrës së Durrësit

13:48 : 11/03/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Dy ditë pasi një qytetar nga Durrësi denoncoi sorrollatjet që e kanë detyruar të bëjë zyrtarë të Kadastrës në këtë qytet prej 20 vitesh, për të legalizuar banesën e tij, policia ka bërë arrestimin e një prej sekserëve që i kërkonte shuma të ndryshme parash për t’ia bërë të mundur procesin e legalizimit.

Gjithçka nisi me ankesën e qytetarit Selman Ferati në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku tha se ka nisur të ndërtojë një shtëpi banimi në zonën e plazhit në Durrës.

Ferati sqaroi se katin e parë e ka ndërtuar në vitin 1998, ndërkohë të dytin në vitin 2003, por prej kaq vitesh, ai endet në dyert e hipotekës dhe tashmë kadastrës për të marrë dokumentet.

“Më kanë nxjerrë lloj-lloj pretendimi. Të gjithë në atë zonë, komshinjtë e mi, kanë hipoteka. Unë jo. Më dolën njëherë faturat, por atëherë s’kisha lekë dhe e shtyva. Kur mora kredi, më thanë se tani nuk nxjerrim dot fatura të reja”.

Ai zbuloi se “loja” ping-pong që Kadastra e Durrësit kishte bërë me pronën e tij ka futur “në lojë” shumë sekserë, të cilët i kanë marrë dhe ende i kërkojnë mijëra euro për legalizimin e asaj banese, ku jeton Selmani bashkë me fëmijët.

Lexo edhe:

I mori makinën me qira, por nuk i dha lekët, arrestohet 30-vjeçari në Himarë

Itali/ Parkonte makinën në qendrën historike dhe shiste kokainë, arrestohet 28-vjeçari shqiptar

“Më kërkojnë vazhdimisht para’. Dikur dy punonjës të Kadastrës, tashmë një sekser që punon te Ujësjellësi i Durrësit. Sekseri quhet Lulëzim Çyrbja. Disa kohë më parë më mori 1000 euro për të njëjtën procedurë. Më kërkonte edhe 2 mijë të tjera. Por, kur nuk më mbaroi punë, ia rimora lekët. Lulëzimi më dërgoi te një sekser tjetër, që quhet Shkëlqim Xhaja. Ky më kërkoi 6 mijë euro. Pretendonin se njihnin drejtorët e Kadastrës së Durrësit“, zbuloi Ferati.

Pas publikimit të këtij denoncimi, policia ka bërë të mundur pikërisht arrestimin e sekserit Lulzëim Çyrbja, i cili luante rolin e sekserit për të legalizuar banesat, kundrejt shumës 4 mijë deri në 6 mijë euro.

Mbi 53-vjeçarin rëndon akuza “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Durrës arrestuan shtetasin L. Ç., 53 vjeç, banues në Durrës.

Mbrëmjen e së enjtes, ky shtetas është shfaqur në një video të transmetuar gjatë emisionit investigativ “Fiks Fare”, duke folur në emër të drejtuesve të Kadastrës së Durrësit, në rolin e sekserit, për të legalizuar banesat, kundrejt shumës 4000 deri në 6000 euro.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Etiketa: arrestohetkadastra e durresitlegalizimLegalizimet e Artan Lamessekseri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I mori makinën me qira, por nuk i dha lekët, arrestohet 30-vjeçari në Himarë

12:54 : 27/10/2025
AKTUALITET

Itali/ Parkonte makinën në qendrën historike dhe shiste kokainë, arrestohet 28-vjeçari shqiptar

17:02 : 23/10/2025
AKTUALITET

Si bandat hynë në zyrat e shtetit! Zbulohet email-i i Kadastrës Durrës: Në arkivë po veprojnë njerëz të huaj…

11:12 : 23/10/2025
AKTUALITET

Shfrytëzoi të renë për prostitucion në Shqipëri dhe Itali për 3 vite, arrestohet 42-vjeçari në Durrës

13:44 : 21/10/2025
AKTUALITET

EMRI-VIDEO/ Shqiptari “se harron zakonin”! Hedh mbeturinat në pyll edhe në SHBA, arrestohet

20:49 : 10/10/2025
AKTUALITET

Autor i atentatit mafioz në Brescia, arrestohet shqiptari. Zbulohet rrjeti kriminal italo-shqiptaro-maroken

10:03 : 07/10/2025
Para

Kishte probleme me drejtimin e velieres, shpëtohet gjermani në grykëderdhje të lumit Vjosa

TË GJITHA

Erion Veliaj lë qelinë, niset drejt Kushtetueses nën masa të rrepta sigurie

09:02 : 31/10/2025

Të dhënat e “Keydata”: Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë trefishuar në 20 vjet

08:59 : 31/10/2025

Fshehu në kamion tre persona të shpallur në kërkim, arrestohet shoferi në portin e Durrësit

08:40 : 31/10/2025

Putini dhe propaganda me raketën me energji bërthamore

08:35 : 31/10/2025

“Mëshira” e Liderit/ Si Rama do i lejojë një “fitore” të vogël Veliajt në Kushtetuese

08:23 : 31/10/2025

SPAK i kërkon Belinda Ballukut të paraqitet sot për t’u njohur me akuzat

08:13 : 31/10/2025

Këmbimi valutor 31 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:10 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com