• Kontakt
Saturday, August 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali i pagave në KMSh

20:50 : 09/03/2023
në AKTUALITET, BOLD BLOG
Altin Braka

Altin Braka

Nga Altin Braka

Revoltimi i besimtarëve beratas me emërimin e mytiut të ri – i treti brenda vitit –  ka risjellë në vëmendje skandalin e publikimit të pagave, si pasojë e hakerimit të sistemit. Kësaj here nuk bëhet fjalë për ndonjë scoop me superpagat e vipave të ekranit, por me të ardhurat mizerje dhe pagesën në të zezë të shërbyesve fetarë; gjegjësisht imamët e KMSh, të bashkësisë fetare më të madhe në vend.

Myslimanët beratas, që shprehen në peticionin e tyre se ndjehen të shpërfillur nga institucioni dhe refuzojnë emërimin e myftiut të Hizmetit, kanë evidentuar se KMSh i sheh imamët vendas me syrin e njerkës, ndërsa të “vetët” me të nënës. Element ky i faktuar pikërisht me databazën e pagave të janarit 2021. Në të rezulton të jetë i punësuar vetëm një imam: Haxhi Raga, nga 12 që ka Berati. Të tjerët nuk figurojnë gjëkundi në librin e pagave.Natyrshëm shtrohet pyetja se mbi ç’bazë bëhet diferencimi dhe sa paguhen imamët e tjerë?

Nga analiza e të dhënave, bie në sy menjëherë numri tejet i vogël i punonjësve të KMSh: gjithsej 140. Për të perceptuar sa pak janë 140 të punësuar në nivel republike për një institucion si “Komuniteti Mysliman Shqiptar”, mjafton të përmendim se një fondacion si “WVA” ka 194 syresh apo se “Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë” ka 322 të pajtuar me rrogë. Sikur mos të mjaftonte kjo, vetëm 82 në 140 (pra, rreth 60%) janë “punonjës të besimeve fetare”, sipas emërtimit hibrid në databazë, ose imamë, sipas titullit fetar që mbajnë, ndërsa 58 të tjerët janë personel me funksione administrative. Praktikisht, KMSh administron rreth 850 xhami në Shqipëri, por ka kontraktuar vetëm 82 imamë. Mirëpo duke biseduar me imamë të ndryshëm, mësojmë se shumica e tyre (9 ndër 10) paguhen gjithashtu nga KMSh, ama me një pagesë të luhatshme mes 10,000 dhe 18,500 lekëve, qartësisht nën normën minimale ligjore, dhe kjo në “të zezë” e pa sigurime shoqërore. E megjithatë, imamët e më sipërm duhet të konsiderohen fatlumë edhe për ato 500 lekë në ditë, sepse në rrethin e Elbasanit, për shembull, mbi 80 imamë nuk marrin prej vitesh asnjë qindarkë nga KMSh.

Fakti i mësipërm, në vetvete, do të mjaftonte për t’u alarmuar, por mynxyra s’ka të ndalur. Edhe nëse do të bëhej përpjekje që të mirëkuptohej pagesa poshtëruese për shkak të pamundësisë financiare të institucionit, të dhënat e pasqyruara në databazë dëshmojnë krejtësisht të kundërtën. Aty vërehet se, ndryshe nga masa e padukshme e mbi 80% të imamëve të pa-paguar ose të keq-paguar të Shqipërisë, kuadrot fetarë të Hizmetit përfitojnë rroga të rregullta prej 52.000 lekësh mesatarisht. Në disa raste madje rezulton të përfitojnë nga dy rroga. E nuk mbaron me kaq sepse në defterin e pagesave mujore të fondacionit që menaxhon arsimin e lartë fetar, Bedër, figurojnë edhe emra gazetarësh, intelektualësh e deri parlamentarësh. Mes tyre bie në sy Mentor Kikia – ironikisht paguhet nga fondacioni që mban emrin e Hafizit – i cili i bën avokaturë lëvizjes ekstraterritoriale “Hizmet” nëpër media. Vetëm se, me aq zell saç’ i bën hizmetin Lëvizjes shkruan edhe kundër fesë. Kujtojmë këtu se gjatë debatit mbi përfshirjen e orës fetare në shkollat publike, Kikia pat shkruar artikullin Feja nuk është zgjidhja, por vetë problemi, ku e cilësonte atë mundësi pedagogjike si gabim historik, e ndër tjera shprehej: «Unë jam ateist dhe mendoj se kjo ndodh pasi problemi është vetë feja. Feja është sot argumenti mbi të cilin ngrihen luftrat më të përgjakshme në botë».

Lexo edhe:

“Kush e caktoi Rakipin?”/ Burimi: Kodi i ri Penal, skandaloz dhe i rrezikshëm

“Po rrezikohet siguria e pasagjerëve”/ Punonjësit e “Air Albania” letër Ramës: Duam pagat

Nëse i hedhim një vështrim të përgjithshëm institucioneve arsimore dhe fetare nën strehën e lëvizjes Hizmet në Shqipëri, evidentohet lehtësisht një diferencim i prerë, që s’ka të bëjë me ndonjë krizë financiare. Teksa shumica e prijësve fetarë të myslimanëve të Shqipërisë paguhen nën minimalen ligjore, nëpunësit e institucioneve të tjera, si për shembull kolegjet, aty ku kondensohen edhe interesi e angazhimi maksimal i Hizmetit, ndodhen në një tjetër realitet. Më konkretisht, nga të dhënat e databazës dhe ato në terren mund të nxjerrim se mesatarja e pagës së imamëve vërtitet rreth 15.500 lekëve. Ndërsa Fondacioni “Sema”, që menaxhon shkollat fetare të ciklit të mesëm (medresetë), ka një staf me 117 punonjës, me pagë mesatare 39.813 lekë. Universiteti Bedër ka 111 punonjës, me pagë mesatare 49.043 lekë. Te kolegjet, shifrat rriten ndjeshëm: Fondacioni Gulistan ka 154 të punësuar, me pagë mesatare 60.456 lekë; Turgut Ozal Education ka plot 661 të punësuar, pagë mesatare76.807 lekë.

Gjithashtu, për sa kohë që KMSh nuk publikon të dhëna mbi menaxhimin dhe të ardhurat që gjenerojnë vakëfet – ku përfshihen troje në qëndra urbane, dyqane, hotele, toka e me radhë – të dhuruara gjatë shekujve, nuk mund të mos jemi skeptikë ndaj tezës së vështirësive financiare, aq më tepër kur vetë institucioni nuk e ka pohuar. Për vakëfet madje nuk ka asnjë census të publikuar nga KMSh, i cili në fakt do t’i nxiste besimtarët për të ruajt amanetin e trashëgimisë së të parëve nga abuzimet. Një rast i tillë konkret është ai i nisjes së një ndërtimi abuziv në truall vakëfi, para xhamisë së Plumbit Berat – Monument Kulture për më tepër – që u ndërpre falë këmbënguljes së besimtarëve.

Nga të dhënat konsolidohet bindja se ku qendron fokusi dhe core business i lëvizjes Hizmet: ato konfirmojnë sërish e me kokëfortësinë e shifrave dyshimet e shumë besimtarëve myslimanë se Hizmeti ka instrumentalizuar institucionet fetare në Shqipëri për t’i shërbyer politikave që veç të bashkësisë nuk mund të jenë.

 

Etiketa: Altin BrakaKMSHpagaskandal

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Kush e caktoi Rakipin?”/ Burimi: Kodi i ri Penal, skandaloz dhe i rrezikshëm

17:16 : 30/07/2025
AKTUALITET

“Po rrezikohet siguria e pasagjerëve”/ Punonjësit e “Air Albania” letër Ramës: Duam pagat

12:46 : 27/07/2025
AKTUALITET

VIDEO-SKANDAL/ Përplasje me banorët e Thethit, Policia dhunon një invalid

14:44 : 12/07/2025
AKTUALITET

SKANDALI/ Si u mashtruan 23 gra në Lezhë me kredi te IUTE Credit, shkelet rregullorja e BSH-së

08:54 : 27/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Skandal në Lezhë, Policia kalon pranë të aksidentuarit dhe nuk ndalon

19:59 : 20/06/2025
AKTUALITET

Rënia e popullsisë nuk ndihmon, Shqipëria e fundit në Europë për të ardhurat për frymë edhe në 2024

13:19 : 18/06/2025
Para

Po shkëlqen në La Liga, Muriqi në 'radarët' e Interit

TË GJITHA

Gianni de Biasi: Italia më kontaktoi në vitin 2016, keqardhje e madhe që nuk shkova

14:06 : 02/08/2025

Transportonin lëndë narkotike drejt Greqisë, arrestohen 2 financuesit/ EMRAT

14:04 : 02/08/2025

Juventusi ndalet në miqësore, barazim 2-2 ndaj Reggiana-s

13:42 : 02/08/2025

Karamuça i ngul “Saranda Tower” 32 katëshe qytetit bregdetar

13:40 : 02/08/2025

Dy aksidente tragjike brenda 24 orësh në Kroaci, katër të vdekur

13:31 : 02/08/2025

Foto/ Broja ikën nga Chelsea, tifozët e “Bluve” bëhen emocionalë: Nuk do të harrojmë kurrë!

13:28 : 02/08/2025

Ukraina sulmon rajonet ruse, infrastruktura ushtarake dhe energjetike në shënjestër

13:11 : 02/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com