• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

TEC-et lundruese të Ballukut në Vlorë nuk u ndezën kurrë, fatura 68 mln $ do paguhet

22:01 : 08/03/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT

Dy TEC-et lundruese që mbërritën me ceremoni vitin e kaluar në gjirin e Vlorës, për të zbutur efektet e krizës energjetike në Shqipëri, nuk janë vënë asnjë ditë në punë. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ende nuk e ka marrë licensën e prodhimit nga Enti Rregullator i Energjisë. KESH-it i mungon edhe sasia e lëndës së parë djegëse që i nevojitet asetit termik për t’u vënë në punë. Ajo që dihet me siguri është fatura 68 milionë dollarëshe që KESH do të paguajë për qiranë dhe operimin, edhe nëse “Tigri 1” dhe “Tigri 3” nuk do t’ndezin ndonjëherë motorët.

“Ne do të vazhdojmë gjatë muajit Janar dhe gjatë muajit Shkurt të fusim në prodhim dy anijet prodhuese të energjisë elektrike që tashmë ndodhen të stacionuara në Triport.” – deklaroi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhjetorin e vitit 2022, teksa komunikonte të dhënat mbi situatën energjetike në vend.

Anijet e quajtura “Tigri 1” dhe “Tigri 3” u ankoruan në brigjet e detit Jon shtatorin e vitit të kaluar, por ende nuk ka një datë mbi shfrytëzimin e tyre.

Qëllimi kryesor i ardhjes së dy anijeve në brigjet e detit Jon ishte përmbushja e nevojës së vendit për energji, në kushtet e një krize energjetike globale. Por edhe pse u bë thuajse gjysmë viti nga ankorimi i tyre në Triportin e Vlorës, dy termocentralet lundruese ende nuk janë vënë në punë, madje as nuk janë testuar sikurse u premtua.

Në fillim të vitit, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare tha për Faktoje se planifikonte një fazë testimi për dy asetet në fund të muajit shkurt, por nga verifikimet rezulton se testimi i anijeve është shtyrë me dy muaj.

Lexo edhe:

Berisha: As 120 “Diella” s’mbulojnë vjedhjet e Pirro Vengut dhe Belinda Ballukut

Nga tuneli i Llogarasë te “Tigrat”/ Berisha nxjerr “CV-në” e Ballukut: I siguroi vazhdimësinë si ministre

“Nga pala kontraktore parashikohet që faza e testimit- komisionit të realizohet në muajin Maj 2023.” – shprehet KESH në një përgjigje zyrtare për Faktoje, por pa dhënë ndonjë arsye mbi mosrealizimin në kohë të fazës testuese për anijet “Tigri 1” dhe “Tigri 3”.

Anijet ende pa licencë prodhimi nga ERE

Mungesa e një licence për prodhimin e energjisë nga Enti Rregullator është një ndër problemet kryesore që KESH duhet të zgjidhë përpara se t’i ndezë për punë motorët e dy anijeve. Dhjetorin e shkuar, bordi i Entit Rregullator të Energjisë nisi procedurën e licensimit të anijeve, por ende nuk e ka finalizuar atë.

Në mbledhjen e datës 24 shkurt, bordi i ERE-s vendosi shtyrjen me 30 ditë të afatit për licensim në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga TEC, në Gjirin e Vlorës. Të paktën deri në fund të marsit, dy anijet e ankoruara në Triportin e Vlorës nuk do të mund të vihen në punë.

KESH nuk ka siguruar ende naftën që vë në punë anijet

Por vonesat në marrjen e licensës për prodhim nuk janë të vetmet pengesa për sa i takon vënies në punë të dy anijeve lundruese të prodhimit të energjisë. KESH ende nuk ka arritur të sigurojë lëndën e parë që i nevojitet asetit të përkohshëm termik për të nisur prodhimin.

Në fillim të muajit mars 2023, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare hapi procedurën për shprehje interesi për furnizimin me lëndë djegëse për prodhimin e energjisë eletrike nga dy anijet.

“Aseti gjenerues i përkohshëm termik përbëhet nga dy asete prodhimi lundruese me fuqi totale të instaluar prej 110 MW dhe përdor lëndë djegëse HFO, si lëndën kryesore të djegshme për prodhimin e energjisë. Sasia minimale që do të dorëzohet sipas kontratës do të jetë 100,000 (njëqind mijë) ton VLSFO në vit me një dërgesë të shumëfishtë prej maksimumi 25,000 mijë ton VLSFO, brenda intervaleve prej 60-90 ditë.” thuhet në njoftimin e KESH, duke specifikuar se afati i fundit për dorëzimin e shprehjes së interesit është data 16 mars.

KESH sqaron se përzgjedhja e kompanisë hidrokarbure që do të furnizojë anijet me naftën e kërkuar do të bëhet në bazë të një procesi propozimi konkurrues bazuar në Ligjin Shqiptar të Prokurimit Publik. Ndërkohë që procedura e hapur për shprehje interesi ka si qëllim studimin dhe vlerësimin e tregut përmes palëve të interesuara.

“Të gjitha specifikimet përfundimtare mbi produktin, sasitë, çmim – formimin dhe specifikimet tjera, do të paraqiten në procesin e tenderit që do të publikohet pas kësaj thirrjeje për Shprehje Interesi”, vlerëson KESH.

Përfundim

“Ne tashmë kemi dy njësi gjeneruese të cilat janë gati për prodhim, por duke qenë se kaskada sot është në parametra optimalë, nuk është momenti për t’i ndezur. Por sigurisht do të fillojnë të përdoren në momentin më të parë që ne do të kemi nevojë.” – shprehej Balluku teksa bëri bilancin e vitit që lamë pas dhe objektivat e këtij viti duke justifikuar mosvënien në punë të dy aseteve lundruese të prodhimit të energjisë në fillim të 2023.

Nisur nga të dhënat që kemi radhitur më sipër, edhe kjo deklaratë rezulton e pavërtetë. Faza e testimit si dhe vënia në funksion të plotë të tyre kërkon si fillim licensimin nga ERE dhe më pas, lëndën e parë djegëse nga KESH.

“Me sa shihet, dita që këto anije do të vihen në punë do të jetë e largët. Por edhe nëse do të vihen ne funksion të plotë, kosto për prodhimin e energjisë përmes tyre është shumë më e lartë se çmimi i energjisë në këto momente në bursa. Pra, del më lirë kosotoja financiare nëse blihet energjia në bursë se sa po të prodhohet nga këto dy mjete. Dhe ndërkohë, vihen apo nuk vihen në punë këto anije, kosto ditore për to shkon rreth 95 mijë dollarë në ditë, për dy vjet.” – shprehet për Faktoje Azmer Duleviç, ekspert për energjinë.

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare do të paguajë 68 milionë dollar, edhe nëse dy anijet me emrin “Tigri 1” dhe “Tigri 3” nuk do të vihen asnjë ditë në punë. Kjo është fatura për qiranë dhe operimin. 45 milionë dollarë do t’i marrë kompania amerikane Excelerate Energy për qiranë dyvjeçare dhe 22.5 milionë dollarë firma Renco për ofrimin e shërbimit të operimit./faktoje.al

Etiketa: anijet-gjeneratorebelinda ballukuKorporata Elektroenergjitike ShqiptareRritja e çmimit të energjisë

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: As 120 “Diella” s’mbulojnë vjedhjet e Pirro Vengut dhe Belinda Ballukut

11:26 : 18/09/2025
AKTUALITET

Nga tuneli i Llogarasë te “Tigrat”/ Berisha nxjerr “CV-në” e Ballukut: I siguroi vazhdimësinë si ministre

21:06 : 16/09/2025
AKTUALITET

“Lubi Balluku, hajdute me çizme”, Berisha: I shiti kompanive energji me 40 euro, ata e tregtuan me 140

13:01 : 15/09/2025
Në FOTO: CEO i CVMR Kamran M. Khozan/ Kryeministri Edi Rama/ Theodhor Laci
AKTUALITET

Ish-këshilltari i qeverisë kthehet në investitor strategjik, “rrëmben” 50 hektar truall në Prrenjas

12:17 : 15/09/2025
AKTUALITET

11 shtatori / Etapa e fundit e duelit të gjatë Lali- Bela

16:06 : 12/09/2025
AKTUALITET

“Ditën që u ngrit Bela, u noterizua vdekja e Veliajt”/ Bushati: Kryebashkiaku në burg me urdhër të Ramës

22:03 : 11/09/2025
Para
Dan Hutra

Babai i Elena Hysës zbulon bisedën: Dan Hutra më mori në telefon kur doli nga burgu

TË GJITHA

“I lidhur me krimin”/ Çollaku: SHBA ka gjithë magazinën e Sky dhe Encro, e dinë me kë flet Rama

21:34 : 18/09/2025

Berisha: Begaj, vasal i turpshëm! Shpalli ministër një avatar

21:33 : 18/09/2025

Abilekaj: Edi Rama nuk do opozitë, do ministra kokëbosh dhe robota

21:25 : 18/09/2025

Tensionet në Kuvend/ Bushati: Nëse opozita sillet si në një vend demokratik, bën lojën e autokratit

21:21 : 18/09/2025

Berisha: Mazhoranca dhunoi Kushtetutën, momenti më i errët i parlamentarizmit shqiptar

21:14 : 18/09/2025

“Nuk pranojmë akuzat ndaj Veliajt, por duhet shkarkuar”/ Relacioni: Tiranës i duhet një kryetar për punët

21:06 : 18/09/2025

Helmimi i të miturave në Korçë/ Dyshohet se konsumuan karamele me hashash, intubohet 3-vjeçarja

21:03 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com