• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nafta kontrabandë e kapur në Durrës, arrestohet kapiteni rus i anijes

09:22 : 02/03/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Policia e Durrësit dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese bllokuan në det të hënën një anije me naftë që dyshohet se theu embargon ndaj Rusisë dhe që do të kontrabandohej më tej në tregun vendas.

Operacioni policor i koduar “Embargo” solli sekuestrimin e anijes çisternë me flamur liberian dhe bllokimin e ekipit të saj prej 22 personash. “Anija ishte nisur nga Azerbajxhani dhe pretendohet se më pas është ngarkuar me naftë në Portin Kallamata, Greqi, nga një anije tjetër, në një sasi prej 22.500 tonë lëndë djegëse naftë”, shpjegoi policia në njoftimin për median.

Por kjo alibi nuk i ka bindur autoritetet shqiptare, të cilat dyshojnë se nafta e kishte origjinën nga Rusia, që është vendosur në embargo dhe ishte e kontrabanduar, pasi nuk disponohej dokumentacioni i rregullt.

Këtë të Enjte, burime zyrtare nga policia konfirmuan arrestimin e kapitenit të anijes.

“Për këtë rast, u vu në pranga kapiteni i anijes që transportonte 22 500 tonë naftë të kontrabanduar, shtetasi Alexy Smanzov, 47 vjeç, banues në Rusi, për veprat penale ‘Kontrabanda me mallrat për të cilat paguhet akcizë’ dhe ‘Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë’”, njofton policia, që shton se “vijojnë hetimet e thelluara me qëllim dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kunndërligjshme, si dhe për identifikimin e personave fizikë apo juridikë të përfshirë në këtë rast”.

Lexo edhe:

VOA: Erdogan përballet me pikëpyetje lidhur me embargon ndaj Izraelit

Nuk u provua nafta kontrabandë/ Hiqet sekuestroja e anijes “Grace Felix”, mund të paditë Shqipërinë

Ky është një rast i përsëritur muajt e fundit në ujërat e Durrësit, teksa autoritetet përmes bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese të huaja mundën të ndalonin anije të tjera që sillnin naftë nga Libia dhe motopeshkatore shqiptare që lehtësonin procesin e futjes në vend të naftës kontrabandë.

Në katër operacione policore të mëparshme dhe këtë të javës së fundit, janë sekuestruar 24 mijë e 800 tonë naftë që dyshohet kontrabandë, me origjinë nga Libia dhe Rusia.

Një muaj më parë, më 14 janar policia kufitare arrestoi 13 persona, mes të cilëve 10 marinarë të huaj dhe 3 shqiptarë, të akuzuar se tentuan të kalonin 62 mijë litra naftë kontrabandë me origjinë nga Libia.

Këto operacione nisën të ekspozonin fenomenin me ndalesën e parë, më 23 korrik kur policia finalizoi operacionin e parë të quajtur “Diesel”, gjatë të cilit u ndalua në det një motopeshkatore në të cilën ishin kamufluar në ambiente të përshtatura 80.000 litra naftë që synohej të kontrabandohej.

Më tej, më 7 shtator, në një tjetër operacion të koduar “Diesel 2”, policia ndaloi gjatë lundrimit një motopeshkatore në të cilën gjeti rreth 25.000 litra naftë pa dokumentacion, që dyshohet se do të kontrabandohej në tregun vendas dhe arrestoi 2 vëllezër nga Kavaja, 43 vjeçarin me iniciale Sh. C. dhe 41 vjeçarin me iniciale R. C.

Ndërsa më 13 shtator 2022 roja bregdetare në Durrës bllokoi anijen cisternë “Queen Majeda” dhe arrestoi katër anëtarë të ekuipazhit të saj, të dyshuar se kishin futur në Shqipëri 2275 ton naftë kontrabandë dhe ishte nisur nga Porti i Benghazit në Libi.

Etiketa: EMBARGOnafte kontrabande

Lajme të lidhura

BOTA

VOA: Erdogan përballet me pikëpyetje lidhur me embargon ndaj Izraelit

17:58 : 24/08/2024
Grace Felix
AKTUALITET

Nuk u provua nafta kontrabandë/ Hiqet sekuestroja e anijes “Grace Felix”, mund të paditë Shqipërinë

17:52 : 23/12/2023
AKTUALITET

Naftë kontrabanë në Durrës, Apeli liron nga burgu kapitenin rus Smaznov

18:48 : 06/07/2023
AKTUALITET

Naftë kontrabandë nga Libia, kapen 3 peshkarexha në Durrës

13:19 : 01/06/2023
AKTUALITET

2.2 mln dollarë naftë kontrabandë, lirohet ekuipazhi i anijes “Queen Majeda”

17:00 : 20/03/2023
AKTUALITET

Sekuestrohen 22 500 tonë naftë kontrabandë, arrestohet kapiteni i anijes

11:36 : 01/03/2023
Para

Përplasja e trenave/ Punonjësja e emergjencave: Në vagonë ka vetëm kocka e gjak

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Shoferi humb kontrollin e makinës në Krumë, plagoset bashkë me babanë

21:32 : 17/05/2025

Inter kërkon të rikthejë në Serie A yllin e Atletico Madrid

21:19 : 17/05/2025

Numërohen 80% e votave të diasporës në Kukës/ Isuf Çelaj rimerr mandatin e deputetit

21:19 : 17/05/2025

Plagosje me thikë në Durrës

21:10 : 17/05/2025

Dështoi të hyjë në Kuvend, Alimehmeti: Kanë ndodhur çudira! Ja e vërteta e madhe e zgjedhjeve

21:01 : 17/05/2025

Zelensky takon për herë të parë me Kryeministrin kanadez, çfarë u diskutua

20:53 : 17/05/2025

Përfundon numërimi i votave të diasporës për Fierin/ Kush hyn në kuvend nga PD e PS

20:41 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com