• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Kurti: Vuçiç nuk nënshkroi, nuk pajtohet me propozimin evropian

15:41 : 02/03/2023
në RAJONI

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës në lidhje me dialogun Kosovë – Serbi, të enjten, tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, nuk pajtohet me përmbajtjen e propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Pranimi bëhet vetëm përmes nënshkrimit të të dyja palëve. Refuzimi për ta nënshkruar është tregues që ata nuk janë dakord me përmbajtjen”, tha Kurti duke iu referuar takimit të nivelit të lartë mes tij dhe Vuçiqit në Bruksel, më 27 shkurt, ku u diskutua propozimi evropian.

Debati lidhur me Propozimin Evropian – Marrëveshjen drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë, po mbahet me kërkesën e opozitës në Kuvend.

Teksti i këtij propozimi, që Bashkimi Evropian e ka quajtur një marrëveshje bazë, është publikuar mbrëmjen e 27 shkurtit.

Lexo edhe:

Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë, Haxhiu mbetet kandidatja jonë

Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në seancën e dhjetë

Pas takimit në Bruksel, përfaqësuesit e BE-së si lehtësues të dialogut, thanë se edhe Kosova, edhe Serbia e kanë pranuar tekstin e kësaj marrëveshjeje bazë dhe pritet në vazhdim të diskutohet për planin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha më 28 shkurt se Serbia është e gatshme të punojë në shumë gjëra që dalin nga propozimi evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë, ai shtoi se nuk do të bisedojë për “njohjen reciproke, njohjen dhe anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara”.

I pyetur gjatë një interviste për nenin që thotë se Serbia nuk do ta bllokojë Kosovën të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare, Vuçiq tha: “Prandaj nuk e nënshkrova [propozimin evropian]”.

Abdixhiku kritikon preambulën e propozimit evropian

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, që ishte propozuesi i mocionit për mbajtjen e këtij debati kritikoi propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, në veçanti preambulën e tij.

Ai tha se preambula e këtij propozimi që ndër tjerash përmban tekstin “për të kapërcyer trashëgiminë e së kaluarës” dhe “pa paragjykuar pozicionet e ndryshme të palëve në lidhje me çështjet themelore, përfshirë çështjet e statusit”, paraqet dëm historik për Kosovën.

“Në një rast të paprecedent Kosova pajtohet me paparagjykimin rreth statusit të vet politik…”, tha Abdixhiku.

Në anën tjetër, në fjalimin e tij Kurti tha se ky konstatim është gabim.

“Sa i përket qëndrimit që ‘overcome the past’ [tejkalimi i së kaluarës] është falje e krimeve të Serbisë… ky qëndrim është i pasaktë, i padrejtë, i pavërtetë. Një ndër qëndrimet e mia ka qenë që një marrëveshje bazike pa elemente të drejtësisë tranzicionale, nuk mund të bëhet”, deklaroi Kurti.

Kryeministri Kurti theksoi se fakti që presidenti serb ka refuzuar ta nënshkruajë marrëveshjen bazike në Bruksel, mund të nënkuptojë përgjigjen për pyetjen se kujt i konvenon më shumë kjo marrëveshje.

Krasniqi: Neni shtatë i marrëveshjes sjell autonomi politike dhe substanciale

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi tha se nëse analizohen nenet e kësaj marrëveshjeje, vihet në përfundime dëshpëruese.

Sipas Krasniqit, Neni 7 është njëri nga nenet më problematike sesa Neni 10 ku flitet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Neni 7 nuk flet për kompetenca të vetëqeverisjes lokale sepse këto i kanë komunitetet e Kosovës bazuar në Pakon e Ahtisarit, nuk flet as për Konventën e kornizës për vetëqeverisjen lokale, sepse në draftin e kaluar ka qenë e theksuar kjo konventë – kornizë. Sot flet për instrumentet e Këshillit të Evropës. Pra, Neni 7 rrezikon të sjellë një autonomi politike dhe substanciale”, tha Krasniqi.

Ndërkaq, nëse analizohet preambula e kësaj marrëveshjeje, sipas Krasniqit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pajtuar të kapërcejë trashëgiminë e së kaluarës.

“Kjo i bie që ne po e kapërcejmë pa e trajtuar [trashëgiminë e së kaluarës] – siç kemi kërkuar vite me radhë – [çështje] si adresimi i përgjegjësive penale për krimet e luftës që i ka bërë Serbia në Kosovë, dëmshpërblimet e luftës, kompensimin e viktimave të luftës, zbardhjen e personave të pagjetur, kthimin e të mirave materiale e të tjera”, tha Krasniqi.

Nga situata e para dy vjetëve, tha Krasniqi, kur aleatët e Kosovës flisnin për marrëveshje finale me njohje në qendër, kryeministri Kurti ka përfunduar në një kompromis të rëndë në një marrëveshje të përkohshme me Asociacionin në qendër.

AAK-ja mbështet propozimin evropian

Besnik Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të partisë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tha se partia e tij e mbështet propozimin evropian “duke pasur parasysh rrethanat, në të cilat gjendet Kosova”.

“Pa dyshim që ky propozim ka të metat e veta, por e ka marrë mbështetjen tonë pasi në rrethanat, në të cilat gjendet Kosova, shënon një kapitull të rëndësishëm në njohjen e Kosovës”, tha Tahiri duke shtuar se kjo nuk do të thotë se e mbështesin Albin Kurtin dhe qeverinë e tij.

Kryeministri Kurti në Kuvend u pyet edhe lidhur me pikën e propozimit evropian që parasheh zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura më parë në dialogun Kosovë-Serbi, në veçanti marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Marrëveshja për Asociacionin është një ndër pikat më kundërthënëse në dialogun Kosovë-Serbi.

Kurti ka përsëritur disa herë qëndrimin e tij se nuk pajtohet me themelimin e një asociacioni njëetnik dhe me kompetenca ekzekutive, që do të ishte në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

“Nëse më pyesni se a duhet zbatuar ato (marrëveshje) që i gjithë komuniteti ndërkombëtar i aleatëve pret që të zbatohen – përgjigja ime është po, por vetëm nëse zbatohen të gjitha në përputhje me përcaktimet kushtetuese të Republikës së Kosovës. Nuk lejoj përjashtime, fokusime e veçime në një (marrëveshje)”, tha Kurti.

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari, ndërkaq u shpreh se marrëveshja nga subjektet opozitare po kundërshtohet “se duan të kundërshtojnë”, por jo se kanë parime që listojnë për të kundërshtuar marrëveshjen.

Ajo u përmendi atyre një moratorium njëvjeçar, që ishte në kuadër të marrëveshjes që Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar në Uashington në shtatorin e vitit 2020. Në bazë të atij moratoriumi, Kosova nuk do të aplikonte për anëtarësim në institucione e organizata ndërkombëtare, ndërkaq Serbia do të ndalte fushatën për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

“Kjo marrëveshje thotë se Serbia në asnjë organizatë ndërkombëtare Serbia nuk mund ta pengojë Kosovën të aplikojë, asnjë zero”, tha Kusari para deputetëve.

Propozimi evropian është thënë se synon që t’i çojë palët drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në propozimin evropian nuk përmendet decidivisht njohja e ndërsjellë. Megjithatë, në nenin dy të propozimit thuhet se palët duhet të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të njëra-tjetrës. Propozimi përfshin zotimin e palëve për t’i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.

BE-ja ka thënë se palët kanë shprehur gatishmërinë që ta zbatojnë planin. Kjo do të bëhet përmes diplomacisë fluturuese, përkatësisht përmes udhëtimeve që pritet të realizojë në Prishtinë dhe Beograd i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak./REL

Etiketa: albin kurtiAleksander VucicDialogu Kosovë – Serbi

Lajme të lidhura

RAJONI

Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë, Haxhiu mbetet kandidatja jonë

13:15 : 10/05/2025
RAJONI

Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në seancën e dhjetë

11:17 : 03/05/2025
RAJONI

Shtëpi, banesa, mkina e para në banka/ Sa të pasur janë Vjosa Osmani dhe Albin Kurti?

15:33 : 25/04/2025
RAJONI

Vetëvendosja: Nuk ka konsultime me partitë politike për konstituimin e Kuvendit

17:53 : 24/04/2025
RAJONI

Gazetarët bojkotojnë Albin Kurtin, lëshojnë mikrofonat dhe kamerat në tokë

16:07 : 23/04/2025
RAJONI

Pasi dështoi të martën, mbahet sot seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

09:26 : 17/04/2025
Para

Mocioni në parlament/ Rama sillet si cub, sulmon opozitën dhe largohet

TË GJITHA

Të shtëna me armë në Milot, sherri nisi në Qendrën e Votimit/ EMRAT

15:51 : 11/05/2025

Abilekaj: Opozita po përballet me ‘të fortët’ për të mbrojtur votën! SPAK në shërbim të Ramës

15:48 : 11/05/2025

KQZ publikon shifrat, ja sa ishte pjesëmarrja deri në orën 15:00

15:41 : 11/05/2025

Humbin 500 fletë në qendrën e votimit në Fier, gjenden vetëm 47

15:35 : 11/05/2025

I besuari i Belinda Ballukut në tavolinë me familjarin e Bledi Klosit, fsheh fletët kur kupton që po filmohej

15:29 : 11/05/2025

Goditi anëtarin e qendrës së votimit, arrestohet 63-vjeçari në Pogradec

15:22 : 11/05/2025

Humbje që rëndon shumë për Chelsean, Newcastle merr fitore të madhe në rrugën drejt Champions

15:21 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com