• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bëri deklarime të rreme të pasurisë, Kolegji shkarkon gjyqtarin Kastriot Gramshi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi me shumicë votash të shkarkonte nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Kastriot Gramshi, për shkak të balancave negative dhe deklarimit të pasaktë dhe të pamjaftueshëm të pasurisë.

23:10 : 02/03/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, VETTING
Gjyqtari i shkarkuar Kastriot Gramshi

Gjyqtari i shkarkuar Kastriot Gramshi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi të enjten vendimin për çështjen ndaj gjyqtarit Kastriot Gramshi. Trupa e KPA e kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtare Ina Rama, Sokol Çomo dhe Mimoza Tasi, njoftoi se pas shqyrtimit të pretendimeve të ngritura në ankimin e Komisionerit Publik, i gjeti këto të drejta ndërsa arriti në përfundimin se Gramshi kishte bërë deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë.

Kryesuesja e trupës lexoi ndër të tjera se gjyqtari kishte bërë “përpjekje për të pamundësuar kontrollin e plotë të pasurisë”. Në tërësi, Kolegji gjeti se Gramshi ishte me bilance negative dhe kishte kryer deklarime të pasakta dhe njoftoi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin e tij nga detyra.

Gramshi u konfirmua në detyrë më 25 mars 2022. Gjatë dy seancave dëgjimore më 15 shkurt dhe 24 mars, ai dha shpjegime më së shumti për të ardhurat nga aktiviteti tregtar i babait në vitet 1992-1999 si dhe për të ardhurat nga puna e tij dhe e familjarëve në SHBA, ku ka jetuar për më shumë se një dekadë si azilant, duke përfituar dhe nënshtetësinë. Gramshi u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe nuk u evidentuan probleme për profesionalizmin.

Por vendimi i KPK nuk u gjet i bazuar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ONM, që çmoi se vlerësimi korrekt i të gjitha çështjeve në kriterin e pasurisë do të çonte në shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Gramshi. ONM kërkoi që të kryhet një analizë e plotë financiare për të gjithë vitet, prej 2003-shit kur subjekti ka mbërritur në SHBA dhe në vijim, që u parashtrua edhe prej komisionerit në ankim dhe gjatë shqyrtimit të çështjes në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA.

Kastriot Gramshi e ka filluar karrierën si gjyqtar në vitin 1999 në Shkodër dhe në vitin 2004 është larguar nga detyra me kërkesën e tij. Përpara se të kthehej në Shqipëri dhe të riniste karrierën si gjyqtar në vitin 2014, ai ka punuar si pedagog i së drejtës penale në SHBA. Gramshi punon prej tetë vitesh pranë Gjykatës së Rrethit Tiranë./Reporter.al

Lexo edhe:

Kolegji largon nga detyra prokurorin Florian Bonjaku

ONM kërkon apelimin e konfirmimit për prokurorin e arrestuar, Aurel Zarka

LEXO EDHE:

Shtimi i pasurisë në dy vite, gjyqtari Kastriot Gramshi miliona lekë të padeklaruara

Shtëpi në Nju Jork dhe në Tiranë/ Gjyqtari Kastriot Gramshi nuk justifikon dot pasurinë, KPK gjen shkelje në deklarim

Etiketa: #vetting#boldnewsKastriot GramshiKolegji i Posaçëm i Apelimit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kolegji largon nga detyra prokurorin Florian Bonjaku

20:18 : 20/12/2024
AKTUALITET

ONM kërkon apelimin e konfirmimit për prokurorin e arrestuar, Aurel Zarka

19:23 : 08/10/2024
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurores Rita Gjati

17:07 : 05/06/2024
AKTUALITET

KPK e shkarkoi/ KPA rikthen në detyrë gjyqtarin Bib Ndreca

19:33 : 22/05/2024
Gjyqtaret e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit gjatë një seance
AKTUALITET

Kolegji urdhëron KPK-në që të kryejë vetingun e ish-gjyqtarit Besnik Maho

18:01 : 13/05/2024
AKTUALITET

Pas vendimit të Strasburgut, KPA pranon rishikimin e vendimit për Antoneta Sevdarin

16:23 : 06/02/2024
Para

Berisha mesazh Escobarit: Kujdes nga mafia shqiptare e Edi Ramës

TË GJITHA

WASHINGTON, DC - APRIL 07: U.S. President Donald Trump (R) speaks alongside Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu with a model of Air Force One on the table, during a meeting in the Oval Office of the White House on April 7, 2025 in Washington, DC. President Trump is meeting with Netanyahu to discuss ongoing efforts to release Israeli hostages from Gaza and newly imposed U.S. tariffs. (Photo by Kevin Dietsch/Getty Images)

“Nuk ka uri në Gaza”/ Trump i bërtet Netanyahu gjatë telefonatës për raportet mbi krizën humanitare

17:22 : 08/08/2025

Falimenton Vitesse, ish-ekipi i Brojës zhduket nga futbolli profesionist pas 133 vitesh histori

17:22 : 08/08/2025

14 urdhër-arreste/ SPAK jep detajet: Grupi i Franc Çopjas trafikoi 28 ton kokainë drejt Europës

17:13 : 08/08/2025

Zjarri përfshin malin e Tragjasit, situata në Vlorë mbetet kritike

17:12 : 08/08/2025

SHBA ofron 50 milionë dollarë për arrestimin e Maduros

17:11 : 08/08/2025

Qytetari kap mashtrimin me makinat nga Koreja: E njëjta makinë, 100 mijë km më pak dhe çmim më i lartë

16:59 : 08/08/2025

VIDEO/ Në kërkim nga Shqipëria, kreu i një bande kapet në një vilë luksoze në Spanjë. Tentoi arratisjen

16:58 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com