• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Greqi/ Përplasja e trenave, ambasadorja: Dy shqiptarë të plagosur në gjendje të rëndë

21:04 : 01/03/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT, RAJONI

Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga ka shkuar pasditen e sotme në zonën e Larias ku ndodhi aksidenti tragjik mes trenit të pasagjerëve të linjës Athinë-Selanik dhe një treni mallrash.

Pasi u ndal në vendngjarje, ajo foli për mediat për aksidentin që u mori jetën 40 pasagjerëve duke thënë se nuk rezulton që të ketë shqiptarë në mesin e viktimave.

Por, diplomatja shqiptare nuk e përjashtoi mundësinë që nga aksidenti i ndodhur në orët e vona të së martës të ketë edhe shqiptarë mes trupave të pajetë, pasi 38 viktima sipas saj janë ende të pa identifikuara.

“Për momentin që ne po flasim akoma operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar punën e tyre, kështu që në këtë moment ne nuk mund të flasim për shifra të sakta. Ajo që ne dimë nga autoritetet greke, është se në total kanë qenë 347 pasagjerë që kanë udhëtuar drejt Selanikut, prej të cilëve 72 janë ata të cilët kanë pasur dëmtime dhe midis tyre, kanë qenë dhe janë ende në gjendje të rëndë, në reanimacion 6 persona. Gjithashtu kemi edhe 38 viktima në këtë moment, të cilët janë akoma të paidentifikuar, për shkak se familjarët e tyre ndodhen pranë spitalit ku dhe unë ndodhem në këto momente dhe po japin ADN-në e tyre për të identifikuar në orët në vazhdim viktimat”, tha ajo.

Ndërkohë, ambasadorja zbuloi se dy nga të plagosurit shqiptarë që ndodhen në spital, janë në gjendje të rëndë.

Lexo edhe:

Pamjet – Si u plagos kuzhinieri shqiptar në Selanik

Greqi/ Kush është shqiptari që torturoi të dashurën për të humbur fëmijën. Detajet

“Sa i përket shtetasve shqiptarë, unë kam vizituar 3 familje që ndodhen në këtë spital. Njëra nga vajzat, 20 vjeç, është në gjendje të mirë shëndetësore, ka kaluar një operacion. Dhe kemi edhe 2 shtetas të tjerë që janë në gjendje të rëndë, në reanimacion”, zbuloi Hajdaraga.

Kujtojmë se aksidenti tragjik ndodhi ditën e djeshme pak para mesnatës në Greqi, teksa të dy trenat u përplasën duke shkaktuar një zjarr të përmasave të frikshme, që u ka marr jetën kryesisht udhëtarëve në vagonat e parë.

Tragjedia shkaktoi edhe dorëheqjen e ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit në Greqi, Kostas Karamanlis, i cili mori përsipër të gjithëë përgjegjësinë për dështimin e strukturave shtetërore në shmangien e këtij incidenti me kaq shumë viktima.

Etiketa: ne gjendje kritikeperplasja e trenaveshqiptari ne greqi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pamjet – Si u plagos kuzhinieri shqiptar në Selanik

10:03 : 20/03/2024
AKTUALITET

Greqi/ Kush është shqiptari që torturoi të dashurën për të humbur fëmijën. Detajet

09:02 : 22/02/2024
AKTUALITET

Shqiptari dhe dy djemtë dhunohen brutalisht në Greqi

20:24 : 31/10/2023
AKTUALITET

Greqi/ Kush është shqiptarja që humbi jetën në punë

11:33 : 30/09/2023
AKTUALITET

Vrau gruan me thikë, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Greqi

19:41 : 22/09/2023
AKTUALITET

“S’jam vrasës”, dëshmia nga qelia e shqiptarit të akuzuar për vdekjen e 21-vjeçares

18:36 : 21/09/2023
Para

Berisha: Protesta e 3 Marsit vazhdon pavarësisht nga vendimi i Gjykatës

TË GJITHA

“Kush më dënon nipin, ka të njëjtin fat”/ Reagon familja e Gjovalin Shkambit: Keqardhje për situatën e krijuar

09:22 : 10/10/2025

Kriza politike në Francë, Macron pritet të emërojë kryeministrin e ri

09:18 : 10/10/2025

Senati Amerikan dështon për të shtatën herë, nuk arrihet marrëveshja për financimin e qeverisë

09:17 : 10/10/2025

I dënuar me 16 vite burg për vjedhje me armë, ekstradohet nga Greqia 39 vjeçari (Emri)

09:05 : 10/10/2025

Izraeli sulmon Gazën pas arritjes së armëpushimit

09:02 : 10/10/2025

I dënuari për drogë tenton të hyjë në Shqipëri, arrestohet në Rinas! Kush është 55-vjeçari me dy emra

08:55 : 10/10/2025

Lefter Maliqi: KLGJ, simboli i dështimit të reformës në drejtësi

08:46 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com