• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

DINAMIKA e masakrës/ Si i vrau Dan Hutra tre gra në 30 minuta dhe plagosi 3 të tjera

18:31 : 01/03/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Shqipëria hyri në muajin mars të vitit 2023 me një masakër të denjë për filmat me personazhe “serial killer” ku protagonist është 40-vjeçari Dan (Ramazan) Hutra, i cili me një kallashnikov dhe një thikë, vrau tre gra dhe plagosi tre të tjera në tre lokacione të ndryshme, në harkun kohor të 30-40 minutave.

Të gjitha lokacionet i lidh me Hutrën vetëm një gjë, lidhjet e dashurisë që ai ka pasur me to.

Ngjarja 1 – Dinamika e ngjarjeve të sotme është e tillë që, “Killeri” me “Benz-in” C Class” me ngjyrë të zezë e nisi sulmin e tij ndaj ish të dashurave dhe ish-gruas, duke shkuar fillimisht në zonën e “Astirit”, ku në orën 12:15 përdori një thikë për të kërcënuar e kërkuar para nga 40-vjeçarja Marjana Gurakuqi.

Ajo ka rrëfyer para grupit hetimor se ajo ka pasur njohje të mëparshme me autorin. Ky i fundit i ka shkuar në biznesin ku ajo punonte në ‘Astir’ dhe i ka kërkuar lekë, por sipas gruas, ajo ka refuzuar që t’i jepte. 40-vjeçarja gjithashtu ka zbuluar se Dan Hutra i merrte shpesh herë lekë borxh dhe fakti që ajo refuzoi t’i jepte sot, ka bërë që ai ta plagosë me thikë. Fillimisht Gurakuqi nuk ka bërë kallëzim për plagosjen, por kur ka shkuar në spital mjekët kanë njoftuar policinë dhe ajo e ka pranuar se me thikë e plagosi 40-vjeçari që vijon të mbetet në arrati.

Ngjarja 2 – Pasi plagosi me thikë ish të dashurën e tij në “Astir”, Dan Hutra nuk ka vonuar shumë dhe ka realizuar sulmin me kalllashnikov mbi banesën e familjes Hysa në Paskuqan, ku gjendej ish-bashkëshortja e tij Elena Hysa (35 vjeçe). Rreth orës 12:30, Hutra shkoi në shtëpinë e ish-partneres, e cila kishte urdhër mbrojtje ndaj tij, duke qëlluar fillimisht me armë mbi ish-kunatën e tij, Mevlute Hysa (30 vjeçe) duke e lënë të vdekur në vend.

Lexo edhe:

Përjetësisht në qeli/ Vrasësi serial i grave Dan Hutra dënohet me 3 burgime të përjetshme

Prokuroria kërkon tre burgime të përjetshëm për vrasësin e grave, Dan Hutra

Më pas me gjakftohtësi të plotë ai qëlloi me armë dhe me thikë ish-gruan, Elena Hysa, në sy të fëmijës së tyre të mitur (1 vjeç) që për fat të mirë i shpëtoi plumbave.

Por 40-vjeçari nuk është mjaftuar me kaq pasi ka vijuar të qëlloi me armë ndaj ish-vjehrrës së tij Kujtime Hysa (60 vjeçe) të cilën e la të plagosur dhe mbi nusen e vëllait të ish-gruas, 30-vjeçaren Hasime Dafku, e cila mori plagë të rënda që i shkaktuan vdekjen.

Ngjarja e tretë – Pak minuta më pas në Kamzë, në rrugën “Besëlidhja” Dan Hutra ekzekutoi 31-vjeçaren Etleva Kurti, e cila ndodhej në oborrin e shtëpisë së saj, ku jetonte me nënën.

Vëllai i viktimës, Vladimir Kurti, tregoi nga burgu i Drenovës se autor është Dan Hutra, pasi është kërcënuar disa herë nga ai.

Sipas Vladimir Kurtit, 40-vjeçari e kërcënonte me jetë në burg dhe madje ka paguar për t’i ekzekutuar nënën dhe motrën në atentate që më pas nuk janë realizuar.

“Kemi pasur përplasje në burg me të. Ishte tip agresiv. Ai kishte paguar dy tre herë për të vrarë motrën, por e kanë refuzuar… ka tentuar të më vrasë edhe mua në burg, edhe motrën time”, ka thënë Vladimir Kurti.

Ka qenë dëshmia e një 6-vjeçareje e cila ka bërë gjithashtu policinë të besojë se Dan Hutra është autori. Mësohet se 6-vjeçarja ka parë të gjithë skenën dhe ka deklaruar se autori ka qenë me makinë të zezë dhe tullac.

Hutra dyshohet se ekzekutoi Etleva Kurtin pasi ka pasur nje histori dashurie me të. Mësohet se e reja e braktisi kur ai ra në burg për vrasjen e gruas së tij të parë.

Kujtojmë se 40-vjeçari, me precedentë të shumta penale, kishte dalë nga burgu më 16 shkurt në rrethana të paqarta pasi Gjykata e Apelit të Tiranës më 14 shkurt të këtij viti kishte vendosur të linte në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për 40-vjeçarin për “Dhunë në familje”.

Ndërkohë, tashmë pasi vrau tre gra dhe plagosi tre të tjera në hrakun kohor të pak minutave Dan Hutra vijon të mbetet prej më shumë se 5 orësh në arrati dhe Policia e Shtetit ende nuk ka rënë në gjurmët e tij.

Etiketa: Dan HutraElena HysaEtleva KurtiHasime DafkuKujtime HysaMarjana GurakuqiMevlute Hysavladimir kurtivrasje me kallashnikov

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përjetësisht në qeli/ Vrasësi serial i grave Dan Hutra dënohet me 3 burgime të përjetshme

10:45 : 14/05/2025
AKTUALITET

Prokuroria kërkon tre burgime të përjetshëm për vrasësin e grave, Dan Hutra

16:37 : 09/05/2025
AKTUALITET

Dan Hutra-vrasësi i grave/ Dosja e plotë me dëshmitë e të mbijetuarve dhe autorit: Tani më dënoni tamam!

14:36 : 28/04/2025
AKTUALITET

Tensione në gjyq/ Dan Hutra përballet me ish-shokun e qelisë që i vrau motrën: Gjakun nuk e fal!

15:13 : 14/11/2024
AKTUALITET

“Vrasësi i grave” Dan Hutra del para gjyqtarëve, përplaset me mediat: Do vijë dhe momenti juaj…

13:02 : 03/10/2024
AKTUALITET

Dan Hutra merret i pandehur për 8 akuza të rënda, dosja kalon në Gjykatë

15:23 : 25/09/2024
Para

“Ta çaj kafkën”/ Eva Alikaj kërcënon Luizin, degjeneron keq përplasja në shtëpi!

TË GJITHA

Zyrtare/ Firmoset marrëveshja, ja si do të quhet “Arena Kombëtare” për 5 vitet e ardhshme

19:31 : 05/06/2025

21-vjeçares britanike i gjenden në valixhe kanabis sintetik me vlerë 1.4 mln euro në Sri Lanka

19:22 : 05/06/2025

Video/ Merz i dhuron Trump certifikatën e lindjes së gjyshit të tij gjerman

19:13 : 05/06/2025

Lufta Ukrainë-Rusi/ Trump: Do jemi të ashpër ndaj të dy shteteve nëse konflikti nuk ndalon

19:12 : 05/06/2025

Lubonja kundër restaurimit: Godinat e rrënuara të Spaçit flasin më tepër se muret e lyera me suva

18:57 : 05/06/2025

“Broja i duhet Shqipërisë, por të përmirësohet”, sugjerimi i Josës: Kjo është zgjidhja e duhur për të!

18:57 : 05/06/2025

Nis epoka e armëve me lazer, Izraeli dhe Rusia i përdorën ato për të rrëzuar dronë

18:48 : 05/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com