• Kontakt
Friday, August 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Borderotë letra të bardha”/ Pretendimi i italianit në kërkim për inceneratorët

08:49 : 25/02/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Pak ditë më parë, në Gjykatën e Posaçme 18 nga 20 personat e akuzuar për aferat qindra milionë dollarëshe të inceneratorëve kërkuan shfuqizimin e akuzave, pasi ata janë të pafajshëm, sipas tyre.

Po një kërkesë specifike mësohet se ka ardhur nga shtetasi italian, i cili gjendet në kërkim ndërkombëtar nga SPAK për inceneratorin e Tiranës, ndërkohë që ai në fakt është dorëzuar tek autoritetet e veta, por SPAK ende nuk e ka marrë këtë informacion.

Ai ka kërkuar nëpërmjet mbrojtjes së vet që të kryhet një ekspertim për firmën që lidhet me pagesat e të atit të Alqi Bllakos.

Ai ka mohuar të ketë hedhur firmë në asnjë bordero, ashtu siç mohoi edhe ish-ministri dy ditë më parë. Por ndërkohë që ish-ministri deklaratën e tij e bëri në media, shtetasi italian i shpallur në kërkim ndërkombëtar por që jeton i lirë në Itali, mohon në mënyrë kategorike akuzat e Prokurorisë së Posaçme.

Giuseppe Ciaffaglione, ish-administrator i Inceneratorit të Tiranës është në kërkim bashkë me tre personat kyç të atij procesi, Klodian Zoto, Stela Gugallja dhe Mirel Mërtiri. Këta të fundit bëhet me dije se po përgatisin marrjen e azilit, ndërsa për Zoton ende nuk dihet se ku ndodhet.

Lexo edhe:

Kriza që helmon Shqipërinë: Tym toksik, inceneratorë të fikur dhe miliona që mungojnë

“Po shmanget thelbi i vjedhjes së inceneratorëve”, Bushati: ‘Lali’ po trajtohet si një hajdut ordiner

NË GJKKO

Ish-administratori i Inceneratorit të Tiranës, shtetasi italian, Giuseppe Ciafaglione, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, pretendon se i është falsifikuar firma dhe nuk e ka bërë ai punësimin fiktiv të babait të Alqi Bllakos.

Giuseppe Ciaffaglione, ish-administrator i Inceneratorit të Tiranës, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme, ka kërkuar përmes mbrojtjes së tij akt-ekspertim grafik të firmës së tij të kontratës për emërimin Edmond Bllakos, babait të Alqi Bllakos, në inceneratorin e Tiranës.

Ciaffaglione bashkë me ish-drejtoreshën tjetër, Arjola Kodra, akuzohen se emëruan përmes një kontrate fiktive babanë e ish-deputetit socialist, ndërsa pretendon se kjo firmë nuk është hedhur prej tij, duke kërkuar nga autoritetet shqiptare të provojnë vërtetësinë e saj përmes provave shkencore.

Sa i takon firmosjes së borderove ku ishte edhe emri i Edmond Bllakos, Ciafaglione ka pretenduar se ai firmoste vetëm në letra të bardha ndërsa borderotë plotësoheshin me vonë. Këto pretendime janë bërë gjatë seancës paraprake ku të akuzuarit kërkuan pushimin e çështjes.

Mësohet se ashtu si Stela Gugallja, edhe Ciafaglione, ishte paraqitur pranë autoriteteve italiane, pasi është vënë në dijeni të urdhër-arrestit ndaj tij, ndërsa është lënë në gjendje të lirë, në pritje të procedurave përkatëse.

Gjykata e Posaçme do të shprehet me 1 mars me vendim, për kalimin ose jo për gjykim të dosjes së inceneratorit të Fierit, me 20 të akuzuar dhe 14 kompani. 18 prej të akuzuarve kërkuan gjykim të shkurtuar ndërsa vetëm 2 prej tyre kërkuan gjykim normal. GJKKO mori vendimin për të kaluar për gjykimin inceneratorin e Elbasanit, dhe në 1 mars do të vendosë për Fierin.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi pak javë më parë hetimet dhe çoi për gjykim të akuzuarit Lefter Koka, Alqi Bllako, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri, Serafin Papa, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja dhe 2 kompanitë shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k. dhe shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k.

/PANORAMA/

Etiketa: Giuseppe Ciafaglioneinceneratore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kriza që helmon Shqipërinë: Tym toksik, inceneratorë të fikur dhe miliona që mungojnë

22:03 : 08/07/2025
AKTUALITET

“Po shmanget thelbi i vjedhjes së inceneratorëve”, Bushati: ‘Lali’ po trajtohet si një hajdut ordiner

22:38 : 16/12/2024
AKTUALITET

“Rama e lëshoi Veliajn, por të kujt janë inceneratorët, Edit a Lalit?”, Shkullaku debat me Haxhiun

22:20 : 16/12/2024
AKTUALITET

Fundi pa lavdi, për koncesionet në hetim, buxheti ka dhënë deri tani 335 milionë €

08:47 : 05/10/2024
AKTUALITET

Pollo: Me paratë e Inceneratorëve, po sulmohet opozita

20:48 : 29/08/2024
AKTUALITET

Mbetjet/ DW: Si u shndërrua incenerimi në një prej aferave më të mëdha korruptive

08:22 : 05/06/2024
Para

Pamjet skandaloze të dhunës mes nxënëseve në Tiranë/ Flet sociologia: Kambanë alarmi

TË GJITHA

VIDEO/ Denoncimi: Transformatori në Gjirin e Lalzit rrezik për banorët dhe turistët

18:22 : 15/08/2025

Zëdhënësi i Kremlinit: Bisedimet mes Putin dhe Trump mund të zgjasin të paktën 7 orë

18:14 : 15/08/2025

“Koha ideale për të ndriçuar”/ Njihuni me 4 shenjat që do të bëjnë para deri në fundin e 2025

18:08 : 15/08/2025

“Ai ishte më i miri sezonin e kaluar”, Casemiro bën zgjedhjen befasuese për Topin e Artë

18:04 : 15/08/2025

Vrasja e 14-vjeçarit, reagon shkolla ku studionte i mituri: Humbëm një nxënës të mrekullueshëm

17:48 : 15/08/2025

Video/ Shpërthim i fortë në Manhattan, retë e zeza të tymit mbulojnë Nju Jorkun

17:36 : 15/08/2025

Mbyllet kufiri mes Kosovës dhe Maqedonisë në Glloboqicë, ja arsyeja

17:29 : 15/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com