• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SPAK tërhiqet nga kallëzimi ndaj Blendi Klosit e Salillarit: Ta hetojë Prokuroria e Beratit

15:21 : 20/02/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

“Uji i burimit të Sinecit është perla e kësaj zone. Edhe qeveria këtë e ka cilësuar zonë të mbrojtur,  monument kulture që nga vitit 2002. Ne si banorë kemi dy vjet që përleshemi me mafiozë dhe oligarkë si Salillari dhe kryetari i Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari, që kërkojnë ta thajnë gjoja për ujë të pijshëm”, u shpreh për Qendrën “FOL”,  Mehmet Llangozi, një prej banorëve të Lumasit në Kuçovë.

Në foto: Mehmet Llangozi, banor i zonës

Bashkë me dhjetëra banorë të tjerë të Lumasit, prej dy vitesh, ai është përfshirë në një betejë ligjore me institucionet që kanë dhënë lejen e ndërtimit të një ujësjellësi i cili do marrë ujin nga burimi i Sinecit dhe atyre që po e zbatojnë atë, përfshirë edhe biznesmenin Pëllumb Salillari.

Për banorët e zonës ky burim ka rëndësi jetike. “Këtu i përzunë fëmijët  nga vendi dhe kanë ikur të gjithë jashtë shtetit po na shkatërrojnë edhe këto burime duke na marrë ujin.  Janë gërmuar mbi 460 m3 mbi shkëmb edhe pse me vendim qeverie është zonë e mbrojtur dhe nuk duhet të preket asnjë bimë, jo më të ketë  ndërhyrje dhe punime”, tha për Qendrën “FOL”, Resul Sulanaku, një banor tjetër.

Në foto: Resul Sulanaku, banor i zones

Teksa protestat e filluara në verën e 2021, aktualisht kanë ndaluar, beteja për të penguar ndërtimin e këtij ujësjellësi ka vijuar në rrugë ligjore.  Sipas monitorimit të Qendrës FOL, më shumë se 120 banorë të Lumasit dorëzuan në Prokurorinë e Posaçme, SPAK dy kallëzime që lidheshin me ndërtimin e ujësjellësit në zonën e mbrojtur.

Banorët pretenduan në kallëzimin e parë se ish-ministri i mjedisit, Blendi Klosi dhe zyrtarë lokalë kanë dhënë lejen në kundërshtim me ligjin, duke shpërdoruar detyrën  për të favorizuar biznesmenin Salillari.

Lexo edhe:

Berisha: Blendi Klosi kryebixhozxhi i Shqipërisë! Luan kumar me apartamente

Berisha merr në mbrotje Xhelal Mziun: Provokacion i ulët nga Blendi Klosi e militantë të PS

“Oligarku Salillari dhe Kreshnik Hajdari kërkojnë ta marrin gjoja ti çojnë ujë pjesërisht  dy fshatërave,  që në të vërtetë ato marrin ujë nga Bogova. Dhe këtë e kërkon Salillari që ta fusë në shishe dhe ta përpunojë, kemi dy vite që po sorollatemi nëpër gjykata dhe gjykatësja pa pikën e sedrës në bashkëpumim me oligarkët ua jep sikur e kanë pronën e vetë”, shprehet më tej,  Mehmet Llangozi, duke shprehur pakënaqësi nga drejtësia.

Prokuroria e Posacme kundër Krimit dhe Korrupsionit hetoi kallëzimin e parë të banorëve të Lumasit dhe dërgoi aktet në Prokurorinë e Beratit, dhe në dokumentet  që ka siguruar Qendra “FOL”, SPAK argumenton se  në këtë projekt është kryer ndërtim pa leje, por nuk ka shpërdorim detyre apo korrupsion.

“Referuar aktit të ekspertimit teknik të Gjykatës Administrative Vlorë dhe më konkretisht pjesës që i takon një ndërhyrje në zhvillim natyral të shpatit, ku në këtë shpat është realizuar një rrugë këmbësore me gjerësi rreth 60-80 cm, rrugë që ndjek gjithë gjurmën e tubacionit metalik dhe zhvillon pjesërisht brenda poligonit monument natyre Kanioni i Sinecit dhe pjesërisht në zonën buferil poligonit zonë e mbrojtur dhe referuar aktit të ekspertimit Teknik të Prokurorisë së Posaçme ku është konstatuar nje gjurmë rruge këmbësoresh e shtruar në disa pjesë të saj me beton te derdhur, gjatësi rreth 35 metra, ku pjesa më e madhe e saj shtrihet brenda Poligonit (Zonës së mbrojtur), pjesa tjetër jashtë Monumentit Natyror në zonën buferike shtrim i cili nuk është parashikuar nuk është pjesë e këtij projekti, rezulton se kjo gjurmë rruge këmbësorësh e përmirësuar me beton të derdhur që shtrihet brenda poligonit dhe në zonën buferike duke mos qenë pjesë e projektit lejes të ndërtimit infrastrukturore të ujësjellësit është ndërtim i paligjshëm në tokë shtetërore parashikuar si vepër penale nga neni 199/a/3 i Kodit Penal. Është detyrim i Prokurorisë kompetente të përcaktojë ekzaktësisht në vazhdim të hetimeve, kohën e kryerjes së këtyre veprimeve të kundraligjshme, si dhe autorësinë e veprës penale”, thotë SPAK, në vendimin e shpalljes së moskompetencës.

Kallëzimi tjetër  i banorëve të Lumasit i bërë publik në media , gjatë vitit 2022 nuk u rregjistrua nga Prokuroria e Posaçme, referuar një përgjigje zyrtare të kthyer për Qendrën “FOL”.

Në këtë dalje publike, banorët ngritën pretendime se prefekti i Qarkut të Fierit ka miratuar lejen e ndërtimin në kundërshtim me ligjin edhe pse ka qenë në dijeni që kanioni i lumit të Sinecit është zonë e mbrojtur. Gjithashtu, banorët u shprehën publikisht  edhe  për dy ekspertet të cilat ishin caktuar nga Gjykata  Administrative e Vlorës në procesin per pezullimin e punimeve si dhe  për biznesmenin Pëllumb Salillari.

“Një tjetër rast korruptiv është duke ndodhur edhe në Gjykatën Administrative Vlorë ku nëpërmjet dy eksperteve të gjykatës, të cilat dyshohet se janë korruptuar nga oligarku Salillari, këto eksperte janë Liljana Vllamasi dhe Silva Mece. Ky korrupsion midis këtyre palëve ka ndodhur nëpërmjet bashkëshortit të Silva Meces i quajtur Arben Meca, i cili me njohjet që ka me pushtetin dhe me oligarkun Salillari ka kryer veprime korruptive me qëllim që dy ekspertet  Liljana Vllamasi dhe Silva Mece, të kryejnë një akt ekspertimi me përmbajtje të rreme dhe favorizuese për palën në proçes Salillari, i cili ju theksojmë se është duke vjedhur në mënyrë korruptive fonde në lidhje me projektin e ujësjellsit Lumas”, shprehen banorët e Lumasit në hyrje të SPAK-ut.

Nga ana e 120 banorëve në përpjekje për të bllokuar zhvillimin e projektit, është depozituar edhe një padi në Gjykatën Administrative Vlorë , e cila ka shqyrtuar çështjen prej rreth 2 vjetësh dhe ka vendosur rrëzimin e padisë. Gjykata ka  konstatuar se është punuar në zonë të mbrojtur, për pjesën që edhe SPAK dërgoi aktet për hetime në Prokurorinë e Beratit, por kjo Gjykatë thotë se akti i bashkisë nuk është i pavlefshëm.

Projekti për ndërtimin e ujësjellësit  ka nisur prej vitin 2017 periudhë në të cilën janë zhvilluar disa takime me banorët dhe kryepleqtë e fshatrave për shkak të mungesës së  furnizimit  me ujë te pijshëm të kësaj zone. Me ndërtimin e këtij ujësjellësi pritet të furnizohen me ujë fshatërat e Lumasit, Pëllumbasit, Bardhajt, Shegjës, Vodëz, Krekës dhe Koritës.

Projekti synon  marrjen e ujit nga burimi i Sinecit për ti  ardhur në ndihmë  rreth 5800 banorëve të këtyre zonave. Sipas projektit është parashikuar që ndërtimi i këtij ujësjellësi nuk do të ndikojë në mbylljen përfundimtare të burimit të Sinecit pasi parashikohet që të ketë ujë për vaditje edhe për banorët. Projekti kap vlerën e 354 milion lekëve dhe firma zbatues është  “Salillari shpk”. /Marrë nga Qendra FOL

Etiketa: #SPAK#boldnewsblendi klosifirma Salillarilumaspellumb salillariSineci

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Blendi Klosi kryebixhozxhi i Shqipërisë! Luan kumar me apartamente

12:43 : 05/05/2025
AKTUALITET

Berisha merr në mbrotje Xhelal Mziun: Provokacion i ulët nga Blendi Klosi e militantë të PS

14:40 : 25/04/2025
AKTUALITET

Shkelja e fshehtësisë së votës së diasporës/ Altin Goxhaj kallëzon në SPAK Edi Ramën dhe Blendi Klosin

22:15 : 19/04/2025
AKTUALITET

Qëndresa Qytetare: Blendi Klosi po kërcënon Diasporën! SPAK duhet të reagojë

19:34 : 17/04/2025
Lajmet e Dites

Një ditë para Shën Valentinit dhe pas 18 vitesh martesë, Blendi Klosi divorcohet nga gruaja

13:58 : 19/03/2025
AKTUALITET

Ylli Rakipi: Ahmetaj ju quan organizatë kriminale! Blendi Klosi: Ehu tani…, nuk kam opinion

08:37 : 11/03/2025
Para

Kallëzim në SPAK/ Jorgo Goro i rinovon Gjikurisë lejen e ndërtimit 10 vite pas skadimit

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

I riu nga Korça niset drejt Gjermanisë dhe humb kontaktet me familjen, e motra denoncon në Polici

11:29 : 16/05/2025

Negociatat me Ukrainën, Von der Leyen nga Tirana: Duhet t’i bëjmë më shumë presion Rusisë

11:17 : 16/05/2025

Vjosa Osmani mesazh BE-së: Po i hapni derën atyre që shkojnë te Putini dhe bllokoni Kosovën

11:15 : 16/05/2025

Rutte nga Tirana: Topi është në fushën e Putin! Duhet të jetë serioz

10:48 : 16/05/2025

Premtimet që mbetën në letër! Spitali i Dibrës ende i parikonstruktuar

10:46 : 16/05/2025

Lufta në Ukrainë, Kallas paralajmëron sanskione të reja: Rusia nuk do paqe

10:34 : 16/05/2025

“Më ndërhyn në jetën private me telefonata dhe email-e”/ Akuza mes grave në Vlorë, njëra nën hetim

10:32 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com