• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Mes sirenave të luftës/ Biden i befason të gjithë, shkon në Kiev dhe takon Zelenskyn

12:39 : 20/02/2023
në BOTA, LAJMI I FUNDIT

Ishte nisur për në Poloni por paraditja e gjeti në Kieve, duke ecur përkrah Volodymyr Zelenskyt në rrugicat e kryeqytetit ukrainas, teksa në sfond dëgjoheshin sirenat e luftës që nuk është ndalur prej mëse një viti.

Por flasim as më shumë e as më pak, por për Presidentin amerikan Joe Bide, i cili ka shtyrë ndalesën e tij për në Varshavë, për të bërë një udhëtim sa të rrezikshëm aq edhe të rëndësishëm me tren në drejtim të Kievit.

Itinerari publik i presidentit amerikan tregonte se ai do të vizitonte Poloninë , por presidenti amerikan (megjithë thirrjet fillestare për t’u takuar me Zelensky në qytetin e Lviv, pranë kufirit polako-ukrainas për arsye sigurie) përfundimisht u nis për në kryeqytetin ukrainas.

Sipas burimeve të Shtëpisë së Bardhë të cituara nga New York Times, Biden do të qëndrojë sot në Ukrainë dhe do të udhëtojë nesër për në Varshavë.

Ai eci nëpër kryeqytetin ukrainas me Zelensky-n dhe vizitoi Manastirin e “Shën Michael”, ndërsa një paralajmërim për sulm ajror u dëgjua në të gjithë qytetin.

Lexo edhe:

Biden u diagnostikua me kancer, Trump: Nuk më vjen keq për të, ka lënduar shumë njerëz!

Bushati: As Putin nuk do t’i bënte aq keq Shqipërisë, sa i bëri administrata Biden

 

Biden’s here — on walkabout in central Kyiv. pic.twitter.com/l9uus74Dke

— Oliver Carroll (@olliecarroll) February 20, 2023

New York Times e përshkroi vizitën e Biden në Kiev si “një demonstrim të vendosmërisë së administratës së tij përballë pushtimit rus të vendit”.

Vizita e liderit të SHBA-ve u mbajt në fshehtësi të plotë për shkak të shqetësimeve të sigurisë, me presidentin amerikan që u largua nga Uashingtoni pa paralajmërim.

Biden tashmë ishte planifikuar publikisht të mbërrinte në Varshavë të martën në mëngjes për një vizitë dy-ditore dhe zyrtarët kanë mohuar vazhdimisht se kishte ndonjë plan tjetër për të njoftuar në lidhje me një udhëtim në Ukrainë.

Por vizitën e aleatëve të lartë në Kiev e kishte konfirmuar më herët zëvendësministri i Jashtëm i Ukrainës, Andriy Melnyk, në një deklaratë televizive, pa dhënë emra konkretë.

“Le ta mbajmë këtë intrigë tani për tani dhe të mos nxitojmë të nxjerrim emra. Shpresoj që çdo gjë të shkojë mirë me surprizën e planifikuar. Përveç kësaj, është e rëndësishme për ne që në prag të përvjetorit të sulmit, të ndjejmë dhe të shohim jo vetëm mbështetjen verbale, jo vetëm solidaritetin që kemi parë, por edhe më shumë ndihmë dhe praninë e partnerëve tanë kryesorë të rëndësishëm në Kiev”, thoshte zv.ministri pak orë para vizitës së Biden.

Sakaq, mësohet se pas mbërritjes në Kiev, presidenti amerikan u drejtua për në pallatin presidencial të Ukrainës, ku u prit nga Zelensky. Më pas Zelensky njoftoi pritjen e Biden me një postim në Instagram.

“Joseph Biden, mirë se erdhe në Kiev! Vizita juaj është një shenjë jashtëzakonisht e rëndësishme e mbështetjes për të gjithë ukrainasit”, tha presidenti ukrainas.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Володимир Зеленський (@zelenskiy_official)

Sipas Sky News, presidentët e SHBA-së dhe Ukrainës po diskutojnë furnizimin e armëve me rreze të gjatë dhe një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën.

Sipas Zelensky, mbështetja ushtarake e premtuar nga Biden do të arrijë në 500 milionë dollarë, ndërsa më shumë detaje do të bëhen të ditura të martën.

Ndërkohë, pas takimit të tyre, Zelensky foli fillimisht në anglisht, duke falënderuar amerikanët për mbështetjen. Ai tha se kur filloi lufta telefonata e parë e mbështetjes që mori ishte nga Shtëpia e Bardhë.

Më pas foli Biden, i cili vendosi theksin te rëndësia e të qenit fizikisht në Ukrainë pikërisht në përvjetorin e fillimit të luftës dhe shtoi se ishte kritike të mos lihej asnjë dyshim për mbështetjen e SHBA.

 

This is a video from a future history book. The @POTUS and @ZelenskyyUa are walking through Mykhailivsky monastery gate in Kyiv, while the air raid sirens are running amid a Russian attack on Ukrainian capital. pic.twitter.com/i7HUdoP18f

— Sergej Sumlenny (@sumlenny) February 20, 2023

Ai tha gjithashtu se populli ukrainas ndërmori veprime në një mënyrë që askush tjetër nuk e ka bërë më parë. “Me gjithë mosmarrëveshjet që kemi në Kongresin tonë për disa çështje, ka një marrëveshje të rëndësishme në mbështetje të Ukrainës. Nuk ka të bëjë vetëm me lirinë në Ukrainë, ka të bëjë me demokracinë në përgjithësi”, vuri në dukje Biden.

Pas mbërritjes së Bidenit në Kiev, Shtëpia e Bardhë lëshoi një deklaratë duke cituar fjalët e Biden.

“Ndërsa bota përgatitet për njëvjetorin e pushtimit të dhunshëm të Ukrainës nga Rusia, unë jam sot në Kiev për t’u takuar me Presidentin Zelensky dhe për të riafirmuar angazhimin tonë të palëkundur ndaj demokracisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Kur Putini nisi pushtimin e tij gati një vit më parë, ai mendoi se Ukraina ishte e dobët dhe Perëndimi ishte i ndarë. Ai mendoi se mund të na kalonte. Por ai bëri një gabim të madh.

Sot, në Kiev, do të takohem me Presidentin Zelensky dhe ekipin e tij për një diskutim të gjerë në lidhje me mbështetjen tonë për Ukrainën. Do të njoftoj një dërgesë tjetër të pajisjeve kritike, duke përfshirë municione artilerie, sisteme antitanke dhe radarë të mbikëqyrjes ajrore, për të ndihmuar në mbrojtjen e popullit ukrainas nga bombardimet ajrore. Dhe unë do të ndaj më vonë këtë javë lajmin për sanksione shtesë kundër elitave dhe kompanive që kërkojnë të anashkalojnë ose përmirësojnë makinën luftarake të Rusisë. Gjatë vitit të kaluar, SHBA-ja ka ndërtuar një koalicion kombesh nga Atlantiku në Paqësor për të ndihmuar në mbrojtjen e Ukrainës me mbështetje të paprecedentë ushtarake, ekonomike dhe humanitare – dhe kjo mbështetje do të zgjasë”.

Etiketa: Joe Bidenlufta ne ukrainevizite ne KievVoloymyr Zelensky

Lajme të lidhura

BOTA

Biden u diagnostikua me kancer, Trump: Nuk më vjen keq për të, ka lënduar shumë njerëz!

15:44 : 31/05/2025
AKTUALITET

Bushati: As Putin nuk do t’i bënte aq keq Shqipërisë, sa i bëri administrata Biden

22:24 : 29/05/2025
BOTA

Joe Biden shfaqet për herë të parë në publik pasi u diagnostikua me kancer

08:13 : 25/05/2025
BOTA

Joe Biden reagon për herë të parë pas diagnostikimit me tumor

14:39 : 19/05/2025
BOTA

Rishfaqet Biden, kritika vendimeve të Trump: Ka bërë shumë dëme në më pak se 100 ditë

10:00 : 16/04/2025
BOTA

Skenarët për arritjen e paqes në Ukrainë

16:23 : 22/02/2025
Para

Gjendet kasaforta nën rrënojat e tërmetit në Turqi, sasia e parave i përkiste një banke

TË GJITHA

Shqipëri-Serbi/ Gjimshiti ndëshkohet me të verdhë, humbet sfidën ndaj Letonisë

21:17 : 07/06/2025

Akuzat e Rusisë për shtyrje të shkëmbimit të të burgosurve! Ukraina: Moska po luan lojëra të pista!

21:14 : 07/06/2025

VIDEO/ Luhen minutat e para, Mario Mitaj rrezikon portën e serbëve

21:01 : 07/06/2025

Çfarë i ndodh trupit kur ju pickon mushkonja dhe mënyrat si t’i mbani larg

20:53 : 07/06/2025

“Mora Fjalë”, momente emocionuese para sfidës, tifozët shqiptarë këndojnë njëzëri (Video)

20:40 : 07/06/2025

E rëndë në Tiranë, i mituri bie nga kati i gjashtë i pallatit

20:27 : 07/06/2025

Analiza: Cilat mund të jenë pasojat e përplasjes Trump-Musk?

20:19 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com