Havier Dobi, djali i pastrueses Rozeta Dobi, që akuzohen që kanë vjedhur mijëra euro në shtëpinë e ish zyrtares Alda Klosi, është marrë sërish në pyetje.
Kujtojmë se fillimisht u tha se 120 mijë euro janë marrë në shtëpinë e Alda Klosit, ndërsa rreth 400 mijë euro nuk dihej se kujt i përkisnin. Më pas, Rozeta Dobi deklaroi se 500 mijë eurot i përkasin të gjitha Alda Klosit.
Pas rimarrjes në pyetje, Havier Dobi ka dhënë të njëjtën deklaratë si nëna e tij, teksa tha se 500 mijë eurot i përkasin të gjitha Alda Klosit.
Sipas tij, nëna i ka marrë me urdhër të punëdhënëse së saj paratë, e ndërsa ai ka qëndruar poshtë pallatit ku banonte Klosi, ku e priste me makinë të ëmën.
Gjatë marrjes së pyetje sanitarja pranoi përpara hetuesve se ka marrë paratë dhe ka treguar se veprimin e ka kryer vetëm, duke hequr çdo përgjegjësi të të birit.