• Kontakt
Saturday, July 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A do të shënojë lufta në Ukrainë fillimin e Luftës së Tretë Botërore?

08:07 : 19/02/2023
në AKTUALITET, BOTA, KRYESORE

Përkufizimi konvencional i një lufte botërore është se ajo përfshin pjesëmarrjen e shumë fuqive të mëdha në një konflikt global. Megjithatë, po dëgjohet gjithnjë e më shumë se luftimet në Ukrainë sinjalizojnë shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore.

Deri vonë, kjo dukej e papërfytyrueshme. Lufta është asimetrike: nëse SHBA-ja është në gjendje të dëmtojë makinën ushtarake ruse, duke kanalizuar afërsisht 10% të buxhetit të saj të mbrojtjes në një luftë me prokurë (pa mobilizuar asnjë ushtar), kjo nuk tingëllon aspak si një luftë botërore.

Kohët e fundit, një intelektual francez me emrin Emmanuel Todd, paraqiti një argument interesant: lufta në Ukrainë është një luftë botërore, sepse ajo është ekzistenciale si për Rusinë, ashtu edhe për SHBA-në, prandaj asnjëra palë nuk mund të tërhiqet.

Besoj se është e vetëkuptueshme që lufta është ekzistenciale për Rusinë. Prandaj do të përqendrohem në çështjen nëse lufta është ekzistenciale për SHBA-në dhe nëse po, nëse sinjalizon kjo një luftë botërore.

A është lufta në Ukrainë ekzistenciale për SHBA-në?

Lexo edhe:

Rusia sulmon disa qytete ukrainase me qindra dronë dhe raketa

Merz-it i ‘soset durimi’: Qasja e Izraelit ndaj Gazës nuk është më e pranueshme

Le të shohim provat:

-Megjithëse aleatët e NATO-s duket se e mbështesin fort SHBA-në, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për vendet në zhvillim. Përgjigjja e tyre është shumë më e paqartë. Todd argumenton se, nëse marrim parasysh vendet në zhvillim, afërsisht 70% e popullsisë botërore nuk është në anën e SHBA-së. Lufta mund të shërbejë për të kristalizuar opinionin publik në botën në zhvillim kundër SHBA-së.

-Rëndësi më të madhe ka ndoshta Kina, e cila është më tepër në anën ruse të konfliktit, sesa në anën amerikane. Rusia dhe Kina ndajnë një interes në uljen e hegjemonisë amerikane. Nëse të dyja bashkojnë forcat, ato do të formonin një aleancë të frikshme. Kështu, lufta në Ukrainë ka potencialin për të katalizuar procesin e formimit të një aleance më të ngushtë midis Rusisë dhe Kinës.

-Suksesi rus në Ukrainë mund të nxisë Kinën të përpiqet që të marrë Tajvanin dhe mund të nxisë po ashtu agresorë të tjerë në botë, duke ushtruar edhe më tepër trysni mbi hegjemoninë amerikane. Do të dërgonte një mesazh se hegjemonia amerikane po zbehet.

-India ka vazhduar të blejë sasi të mëdha nafte nga Rusia, pavarësisht embargos së vendosur nga Amerika, gjë që tregon se vendi i cili së shpejti do të bëhet më i populluari në botë, në rastin më të mirë, është veçse një aleat ngurrues i SHBA-së.

Sot, ka shumë më tepër dimensione të luftës sesa thjesht ai ushtarak. Ekspertët ushtarakë e quajnë atë luftë hibride, e cila përfshin:

-ndërhyrjet e hakerave në siguri, sulmet kibernetike, etj.

-keqinformimi (përdoret për shembull për të manipuluar zgjedhjet)

-kompromati (marrja e një informacioni komprometues për t’i bërë shantazh një politikani ose figure me ndikim)

-lufta tregtare (embargo ndaj produkteve që kalojnë kufijtë), dhe

-lufta financiare (ngrirja e rezervave, bllokimi i aksesit në platforma si SWIFT, apo edhe diçka në dukje e padëmshme, si pranimi i pagesave për naftën në juan ose ar. Kjo zhvlerëson Dollarin amerikan si monedhë rezervë botërore, një status që i ka mundësuar SHBA-së “privilegjin e tepruar” të shtypjes së triliona dollarëve, ku bota i siguron SHBA-së mallra dhe në këmbim pranon “letër”.

Për shembull, Arabia Saudite, kohët e fundit ra dakord që t’u shesë kinezëve naftë në monedhën Juan, duke dobësuar statusin e Dollarit amerikan si monedha rezervë globale.

Shkurt pra, lufta në Ukrainë ka lëshuar një sërë forcash, të cilat shërbejnë për të pakësuar hegjemoninë globale të SHBA-së. Nëse ndodh një fitore ruse – apo edhe nëse Rusia arrin të mbajë një ose më shumë nga katër rajonet që pushtoi kohët e fundit në Ukrainë – kjo mund të nxjerrë në pah kufijtë e fuqisë amerikane dhe të dërgojë mesazhin se agresioni mund të shpërblehet.

Todd ka të drejtë kur thotë se lufta në Ukrainë është ekzistenciale për SHBA-në, sepse mund të zbehet hegjemonia e saj globale.

Megjithatë, nëse territori amerikan nuk është nën kërcënim, si mund të jetë ky një kërcënim ekzistencial? Siç argumenton analisti gjeopolitik Peter Zeihan, SHBA-ja mund të tërhiqet brenda kufijve të saj dhe të rikrijojë “fortesën Amerikë”, gjë që do të ishte një fatkeqësi për pjesën më të madhe të botës, por jo për SHBA-në.

Si përfundim, lufta në Ukrainë është një kërcënim ekzistencial për hegjemoninë globale të SHBA-së, por jo për integritetin territorial të SHBA-së.

A sinjalizon lufta në Ukrainë shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore?

Elementi tjetër i argumentit të Todd është se asnjëra palë nuk mund të tërhiqet. Ndërsa lufta në Ukrainë ka potencialin të përshkallëzohet në një katastrofë bërthamore, deri tani të gjitha palët kanë treguar aftësi të jashtëzakonshme për të mbajtur të kufizuar konfliktin brenda Ukrainës.

Sipas meje, ka më shumë gjasa që kjo luftë të vazhdojë edhe për ca kohë, si një konflikt i lokalizuar. Nuk e përjashtoj shtimin e një ose më shumë konflikteve të ngjashme të natyrës lokale.

E vërteta është se bota po bëhet një vend shumë më i rrëmujshëm. Po të kombinojmë aspektet e shumta të luftës hibride (që në fakt prekin territorin e SHBA-së) dhe konfliktet e lokalizuara si ai në Ukrainë, skenari më i mundshëm është vazhdimi i kësaj rrëmuje – njëkohësisht pa paqe dhe pa luftë botërore.

Siç e ka thënë me vend një komentues: nëse duhet të debatojmë nëse jemi në Luftën e Tretë Botërore, atëherë si mund të ketë një luftë botërore? Nëse vërtet do të kishte një luftë botërore, me siguri do ta dinit!

Marrë nga: Monitor

Etiketa: LuftaRusi-Ukrainë

Lajme të lidhura

BOTA

Rusia sulmon disa qytete ukrainase me qindra dronë dhe raketa

17:26 : 19/07/2025
BOTA

Merz-it i ‘soset durimi’: Qasja e Izraelit ndaj Gazës nuk është më e pranueshme

09:32 : 19/07/2025
BOTA

Si e humbi kontrollin Ahmed al-Sharaa në jug të Sirisë?

22:54 : 18/07/2025
BOTA

“CIA parandaloi luftën e Serbisë ndaj Kosovës, që përmend Trump”

22:11 : 18/07/2025
BOTA

Pse Rusia po i shton sulmet ndaj Ukrainës?

08:23 : 15/07/2025
BOTA

Presidenti i Iranit u plagos në sulmet ajrore izraelite

09:54 : 14/07/2025
Para

Mbi 46 mijë viktima nga tërmeti në Turqi dhe Siri

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e shtunë 26 Korrik 2025! Ja çfarë thonë yjet për secilën shenjë

22:57 : 25/07/2025

Zjarri përfshin nënstacionin e Ibës, ndërpritet energjia në disa zona të Tiranës

22:50 : 25/07/2025

Skandal në Britani/ Ylli i “Top Boy” akuzohet për përdhunim dhe sulm seksual

22:39 : 25/07/2025

Zyrtare/ Vora transferon një brazilian, Vinicius firmos për debutuesit e Superiores

22:38 : 25/07/2025

Sekuestrimi i pasurive/ Ish-ambasadori Edmond Çaça bleu truall 2.1 mln euro tek “Jordan Misja”

22:29 : 25/07/2025

Polemika në MLS, Messi ndëshkohet për mospjesëmarrjen në All-Star Game

22:26 : 25/07/2025

Temperaturat në Greqi arrijnë në gati 46 gradë Celsius

22:17 : 25/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com