• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Denoncimi i PD: Zbrazja e Kaskadës së Drinit në 2021 i kushtoi Shqipërissë 690 mln euro

15:58 : 18/02/2023
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, anëtari i Kryesisë së PD, Eno Bozdo ka hedhur akuza të forta në drejtim të Ministrisë së Energjitikës, për mënyrën sesi ka menaxhuar Kaskadën e Drinit, kryesisht në vitin 2021.

Sipas denoncimit të Bozdos rezerva energjitike e Kaskadës u zvogëlua 3 herë, kur qeveria duhej të mos shiste energji pasi paralajmërimet për krizë energjitike edhe prej rritjes së çmimit të saj në bursë për shkak të luftës në Ukrianë ishin të larta.

“Shitën të gjithë energjinë me 10 lek, dhe u detyrua ta blejmë po atë sasi energjie me 30 lekë brenda harkur kohor të tre muajve. Në vetëm tre muaj, shqiptarët u varfëruan 3 herë dhe sigurisht dikush tjetër u pasurua 3 herë”, nënvizoi Bozdo.

Por skandali nuk mbyllet me kaq, pasi KESH doli me humbje prej 230 milion eurosh edhe në vitin 2022, ndërsa “në total, për të siguruar energjinë që na duhej, gjatë vitit 2021 dhe gjashtëmujorit të parë 2022, Shqipëria shpenzoi rreth 690 milionë euro për të blerë energji në tregun ndërkombëtar”.

DEKLARATA E BOZDOS:

Lexo edhe:

Rritja e çmimit të energjisë në Kosovë, aktivistët sulmojnë me tortë kryetarin e ZRRE/ VIDEO

Ku shkuan frytet e reformës në sektorin e energjisë?

Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin e fundit, pasi ka audituar menaxhimin e Kaskadës së Lumit Drin, konkludon se gjatë periudhës maj-gusht 2021, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, KESH, në kundërshtim me rregulloren, zbrazi thuajse të gjithë rezervën energjetike të Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës.

Raporti saktëson se në muajt maj-tetor të vitit 2021, rezerva energjetike e Kaskadës së Drinit u zvogëlua me mbi 3 herë, nga 1400 GWh në 440 GWh.

Gjatë kësaj periudhe, KESH furnizoi OSHEE-në me 30% të të gjithë sasisë së kontraktuar për vitin 2021. Çmimet e energjisë në bursë në këtë periudhë nuk e kalonin nivelin e 60 euro për MWh.

Por në tetor, pasi nuk ishim me asnjë pikë uji në rezervuaret e HEC-eve, çmimet në tregun botëror ishin thuajse trefishuar.

Pra, për ta thjeshtuar, shitën të gjithë energjinë me 10 lek, dhe u detyrua ta blejmë po atë sasi energjie me 30 lekë brenda harkur kohor të tre muajve. Në vetëm tre muaj, shqiptarët u varfëruan 3 herë dhe sigurisht dikush tjetër u pasurua 3 herë.

Kjo situatë katastrofike solli që në 3 tetor 2021, Edi Rama, në një dalje solemne të tij, të deklaronte krizën energjetike në vend:

Faji, sipas Ramës është i yjeve, por aspak i qeverisë. Edi Rama i ftoi shqiptarët të kenë solidaritet me qeverinë e tij, por ai nuk u tha atyre se qeveria e tij boshatisi pa asnjë shkak rezervuaret e HEC-eve në Drin. Ai nuk u tha shqiptarëve se në qoftë se kjo nuk do të kishte ndodhur, rezerva jonë energjetike do të ishte në maksimum, e mjaftueshme për të plotësuar nevojat e brendshme, por edhe për të eksportuar energji me çmime të larta jashtë vendit.

Në vend të kësaj, fajin ia vuri luftës, pandemisë dhe kujdo tjetër.

Por nuk mbaron me kaq. Për të përballuar dëmin e kësaj hajdutërie, qeveria i dha KESH-it 360 milionë euro nga paratë tona. Ndërkaq Rama u kujdes që ata që shkaktuan këtë katastrofë financiare, të ruanin pozicionet drejtuese në KESH. Solidariteti mes hajdutëve funksionon gjithmonë.

Pavarësisht kësaj, KESH doli me humbje prej 230 milion eurosh edhe në vitin 2022. Në total, për të siguruar energjinë që na duhej, gjatë vitit 2021 dhe gjashtëmujorit të parë 2022, Shqipëria shpenzoi rreth 690 milionë euro energji.

Ndërkaq, dy anijet “shpëtimtare” që do të ndosin Vlorën duke prodhuar energji, qëndrojnë ende të ankoruara në Portin e Vlorës pa bërë absolutisht asgjë. Qiraja ditore që shqiptarët paguajnë për këto dy anije është rreth 90 mijë euro në ditë, dhe në fund të periudhës dy vjeçare, ne do të paguajmë rreth 65 milionë euro në total, pa u vënë asnjëherë në punë.

Ja pra, këto janë faktet lakuriq. Sepse mbreti ka kohë që është lakuriq, por SPAK nuk e sheh.

Cikli “pushtet për të vjedhur para’ dhe para’ për të blerë pushtetin” do të marrë fund. Për shkak të këtij cikli, shqiptarët u varfëruan, u poshtëruan dhe u përzunë nga vendi. Nuk ka më asnjë mundësi, me apo pa McGonigal-ë, me apo pa media të blera, me apo pa “çunat e mirë” të krimit, të mposhtësh Shqiperinë dhe shqiptarët.

Nga Jugu në Veri, nga Drini në Vjosë, shqiptarët e plaçkitur duhet t’i dalin zot Shqipërisë së përdhunuar!

Etiketa: cmimi i energjiseKaskada e Drinit

Lajme të lidhura

RAJONI

Rritja e çmimit të energjisë në Kosovë, aktivistët sulmojnë me tortë kryetarin e ZRRE/ VIDEO

14:48 : 27/03/2025
AKTUALITET

Ku shkuan frytet e reformës në sektorin e energjisë?

13:11 : 09/01/2025
AKTUALITET

Sa do kushtojë buka? Nga 1 nëntori çmimi i energjisë rritet 15% në orët e pikut të furrave

17:45 : 26/09/2024
AKTUALITET

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë energjinë më të shtrenjtë në rajon, më e lira në Kosovë

13:06 : 26/10/2023
AKTUALITET

Berisha denoncon abuzimin ‘Rama-Balluku’: Po shesin energjinë elektrike me çmim qesharak!

13:49 : 19/06/2023
AKTUALITET

Shantazhi i kryeministrit me çmimin e energjisë

19:24 : 27/05/2023
Para

Kategoria e Parë/ Flamurtari nuk gabon, Besëlidhja barazon në fund. Ja rezultatet

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

22:52 : 16/05/2025

Alarm në Çikago! 11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

22:51 : 16/05/2025

Gattuso drejt lamtumirës me Hajdukun: Ndeshja ndaj Rijekës mund të jetë e fundit

22:45 : 16/05/2025

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

22:40 : 16/05/2025

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

22:32 : 16/05/2025

100 ditët e para të Trump ishin një dështim ekonomik

22:30 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com