• Kontakt
Tuesday, June 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja e babë e bir në Elbasan, SPAK kërkon burg përjetë për Ardian Çapjan

15:52 : 17/02/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për të akuzuarit për vrasjen e babë e bir, Nezir e Gentian Beqiri në Elbasan, në vitin 2012.

Në pretencën e dhënë ditën e sotme, SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Ardian Çapjan dhe për Olsi Lekun.

Ndërkohë, kërkohen nga organi i akuzës 25 vite burg për Florenc Çapjan, 20 vite për Klajdi Dokollin dhe për Etien Canin, dhe vetëm 6 vite për Ervis Bardhin.

Të gjithë këta persona janë të dyshuar për vrasjen e Nezir e Gentian Beqirit, ndërsa i akuzuari kryesor për vrasjen është Ardian Çapja, i cili ka pretenduar në seancat e mëparshme para GJKKO se është i pafajshëm.

Ai gjithmonë ka këmbëngulur në alibinë se ishte jashtë Shqipërisë në momentin kur ka ndodhur krimi.

Lexo edhe:

Apeli i GJKKO la në fuqi arrestin në burg, avokati: Florenc Çapja s’ka përdorur ‘SkyEcc’

I fundit i Çapjave – Saga e vrasjeve të Elbasanit

Gjashtë të përfshirët në këtë ngjarje akuzohen për  “Vrasje në rrethana cilësuese ndaj 2 ose me shumë personave”, “Grup të strukturuar kriminal” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Ardian Çapja u arrestua më 29 mars në Elbasan, ndërsa nipi i tij, Florenc Çapja është ende në kërkim nga Policia. Drejtësia ra në gjurmët e xhaxha dhe nip falë dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Ervis Bardhi, i cili mes të tjerash, ka thënë se Ardian Çapja i kishte ofruar 50 mijë euro për vrasjen e Gentian Beqirit dhe babait të tij Nezirit.

DËNIMET E KËRKUARA NGA SPAK:

Ardian Çapja – burg përjetë

Olsi Leku – burg përjetë

Florenc Çapja – 25 vite burg

Klajdi Dokoli – 20 vite burg

Etien Cani – 20 vite burg

Ervis Bardhi – 6 vite burg

VRASJA

Në 15 gusht të vitit 2012, 40-vjeçari, Gentian Beqiri, është ekzekutuar në banesën e tij, në lagjen “Sporti i Vjetër”, të Elbasanit. Dëshmitar i ngjarjes së rëndë, ka qenë babai i tij, Nezir Beqiri, i cili ndërroi jetë pak minuta pas të birit.

Fillimisht u dyshua se Nezir Beqiri kishte pësuar infarkt pas ngjarjes, por ekspertiza mjekoligjore përcaktoi se i moshuari ka humbur jetën si pasojë e plagëve të shumta që ka marrë në trup. Ekzekutorët e kanë goditur disa herë në mushkëri, duke i shkaktuar hemorragji e pas disa minutash në urgjencën e qytetit, ai gjeti edhe vdekjen. Dyshohet se vrasjet janë kryer për motive hakmarrjeje, pasi në 2005-ën, Gentian Beqiri është akuzuar nga organet e drejtësisë për vrasjen e biznesmenit Sokol Çapja, vrasje e cila ka ndodhur në një prej bareve të Elbasanit, pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”.

Prej disa kohësh 40-vjeçari, Gentian Beqiri, ishte në “Arrest shtëpie” për këtë vrasje. Ai vuante nga një dëmtim në shtyllën kurrizore, për shkak të një tentative arratisjeje nga qelitë e paraburgimit. Vrasjet janë kryer në gjakftohtësi dhe dy efektivët rojë nuk e kanë kuptuar që ekzekutorët kanë kryer krimin.

Në kohën kur Ervis Bardhi ka qëlluar për vdekje Gentian Beqirin, dy policët që ishin të planëzuar me shërbim për ta mbajtur nën mbikëqyrje, duke qenë se ai ishte në “Arrest shtëpie”, nuk ndodheshin në vendin e shërbimit.

Bëhet fjalë për efektivët e Komisariatit të Elbasanit, Sami Derstila dhe Neshat Budani. Fillimisht ata janë marrë në hetim për vrasje në rrethana cilësuese, por më pas është arritur në përfundimit se ata kishin konsumuar vetëm veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”

Etiketa: Ardian ÇapjaFlorenc ÇapjaGentian BeqirajNezir Beqiri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Apeli i GJKKO la në fuqi arrestin në burg, avokati: Florenc Çapja s’ka përdorur ‘SkyEcc’

13:38 : 30/05/2025
AKTUALITET

I fundit i Çapjave – Saga e vrasjeve të Elbasanit

21:17 : 18/05/2025
AKTUALITET

Florenc Çapja kërkoi të ushtrojë të drejtën e votës, Gjykata e Tiranës e rrëzon

16:05 : 11/05/2025
AKTUALITET

“S’më ekstraduan, erdha vetë”, Florenc Çapja: Nuredin Dumanin nuk e njoh fare

11:11 : 05/05/2025
AKTUALITET

U ekstradua nga Dubai, Gjykata e Posaçme lë në qeli Florenc Çapjan

10:35 : 05/05/2025
AKTUALITET

Ekstradohet nga Dubai/ Mbërrin në Rinas nën masa të rrepta sigurie Florenc Çapja (PAMJET)

18:01 : 02/05/2025
Para

Bie çmimi i gazit në Europë

TË GJITHA

SPAK dhe autoritetet finlandeze operacion kundër trafikut të drogës, goditen disa grupe kriminale

10:44 : 03/06/2025

Goditet grupi kriminal në Fier/ Trafiku i armëve dhe narkotikëve shtrihej në 5 qytete (EMRAT-PAMJET)

10:15 : 03/06/2025

Tiranë/ Zbulohen magazinat ku falsifikoheshin “veshjet firmato”, 4 të arrestuar (VIDEO)

10:01 : 03/06/2025

Hyri për tu larë në liqenin e Shkodrës dhe pësoi arrest kardiak, humb jetën 37-vjeçari

09:46 : 03/06/2025

Ushtria izraelite qëllon drejt turmës që po priste për ushqim në Rafah, Hamasi: Të paktën 24 të vdekur

09:40 : 03/06/2025

The Telegraph: Trafikanti shqiptar i drogës rikthehet ilegalisht në Britani pas dëbimit – EMRI

09:27 : 03/06/2025

Arrestohen dy shqiptarë në Greqi, policia gjeti në banesën e tyre lëndë narkotike

09:22 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com