• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Alda Klosi mohon dëshminë e pastrueses, por lihet në burg

13:32 : 07/02/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e prokurorisë duke caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Alda Klosin, zyrtaren e arrestuar disa ditë më parë.

Alda Klosi – ish-drejtoreshë e koncensioneve në ministrinë e Financave para disa vitesh dhe deri në korrik të 2022, shefe e kabinetit të ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj, për të kaluar më pas në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare – akuzohet për mosdeklarim pasurie, pastrim parash dhe dëshmi të rremë.

Urdhër-arresti për Klosin nga prokuroria u ekzekutua nga policia mbrëmjen e së Premtes pas një dëshmie të gjatë të pastrueses Rozeta Dobi.

Kjo e fundit, që siç ka treguar ka punuar për pesë vite për Alda Klosin, ka dëshmuar se nuk e ka grabitur banesën e zyrtares.

Sipas Dobit, Alda Klosi ja ka dhënë paratë në mirëbesim. Po ashtu, pastruesja e arrestuar gati një muaj më parë bashkë me të birin për vjedhjen e në banesën me qera ku jetonte Klosi në “Rr. e Kosovarëve”, ka deklaruar se arsyeja ishte sepse zyrtarja “kishte frikë nga ish-bashkëshorti i cili e kërcënonte”.

Lexo edhe:

Rreth 500 mijë euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit

Vjedhja e 500 mijë eurove në tubin e aspirimit, Apeli lë në fuqi dënimin e Alda Klosit

Sipas Dobit, e gjitha shuma e sekuestruar në banesën e saj – që sipas policisë është 525 mijë euro dhe 30 mijë dollarë – i përket Alda Klosit.

Megjithatë, Alda Klosi thotë se dëshmia e pastrueses është e gënjeshtër. Këtë fakt e zbuloi avokati i Alda Klosit në një prononcim për mediat pas vendimit. Ai tha se Alda Klosit i qëndron dëshmisë se banesa e saj u vodh më 15 Dhjetor 2022 dhe ajo s’ka lidhje me shumën e dytë të parave të gjetur në banesën e Dobit –  404 mijë euro.

“Prokurori paraqiti si provë një deklarim të Rozeta Dobit, i dhënë gjatë ditëve të fundit, ditën kur u vendos edhe ndalimi. Është hera e 4 që ajo pyetet në prokurori dhe sa herë është pyetur ka dhënë një version të ri për ngjarjen. Fillimisht nuk e ka pranuar që e ka kryer këtë vepër, më pas ka pranuar që e ka ketë së bashku me djalin e saj dhe në deklarimin e 3 shkurtit ka pohuar ka pohuar që këto veprime i ka kryer në një marrëveshje të plotë me Alda Klosin. Natyrisht është një gënjeshtër është një deklarim absolutisht i pa vërtetë. Nëse do të ishte kështu, atëherë si është e mundur që pasaporta që sipas saj i është dhënë për ta mbajtur në ruajtur bashkë me paratë, është hapur dhe është hedhur në një kazan plehrash. Nëse do të ishte e vërtetë që mes Klosit dhe të arrestuarës do të kishte një marrëveshje, atëherë si është e mundur që në shtëpinë e kësaj shtetasje janë gjetur edhe sende të tjera të vjedhura në banesa të tjera. Të gjitha këto deklarime, pohojnë që kemi të bëjmë me një personazh që ka një qëllim të caktuar, që bën një deklarim të tillë. Të lehtësojë pozitën e saj sepse është zënë me presh në dorë, dhe të përpiqet të përfitojë sado të jetë e mundur një pozitë më të lehtësuar për djalin e saj”, tha avokati.

Lidhur me shumën e parë të sekuestruar në banesën e Rozeta Dobit, 120 mijë euro dhe 30 mijë euro, avokati i Klosit tha se lekët ishin për kurimin e xhaxhait dhe nuk kishin përse të deklaroheshin sipas ligjit.

“Nga vëllai i saj dhe Alda është paraqitur një kontratë huadhënie, një deklaratë në bazë të të cilës tregohet që janë dhënë një shumë prej 120 mijë Eurosh për kurimin e xhaxhit të saj në Amerikë. Nuk duhej t’i deklaronte sepse një detyrim të tillë ka detyrim ta bëjë deri në Mars të vitit pasardhës. (Për deklaratën e parë të dhënë nga Klosi para oficerit të policisë gjyqësore) Natyrisht është një deklaratë e përciptë. Është pyetur se çfarë të ka humbur. Nuk është pyetur burimi i parave, ku dhe si i ka i siguruar e sa kohë nuk është pyetur nuk ka pasur sesi të japë shpjegime. I ka dhënë vëllai i saj kur është pyetur (shpjegimet). Lekët janë për xhaxhin, sepse xhaxhai kishte nevojë për t’u kuruar në Amerikë”, tha avokati.

Pas arrestimit, Alda Klosi u transferua në QSUT për shkak të probleme shëndetësore që shfaqi. Mëngjesin e sotëm, prokurorja Mirela Zavalani, avokati i të pandehurës Ilrjan Muho dhe gjyqtari i çështjes Ilrjan Muho shkuan në QSUT për të konstatuar gjendjen e Alda Klosit. Më pas, seanca u zhvillua në gjykatën e Tiranës pa praninë e Klosit.

Etiketa: Alda Klosirozeta dobi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rreth 500 mijë euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit

16:14 : 12/03/2025
AKTUALITET

Vjedhja e 500 mijë eurove në tubin e aspirimit, Apeli lë në fuqi dënimin e Alda Klosit

16:13 : 03/10/2024
AKTUALITET

Detajet e hetimit/ Alda Klosi përdori kushëririn për fshehjen e pasurisë

11:31 : 16/04/2024
AKTUALITET

Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive të Alda Klosit

10:12 : 12/04/2024
AKTUALITET

500 mijë euro te aspiratori, lirohet nga burgu Alda Klosi

13:53 : 04/04/2024
AKTUALITET

500 mijë euro në banesë/ Jepet dënimi për Alda Klosin, pastruesen dhe të birin

14:24 : 19/03/2024
Para

Ushtroi dhunë ndaj nënës, arrestohet 41-vjeçari në Elbasan

TË GJITHA

Kapet adoleshenti në Gjermani, dyshohet se po përgatiste sulme terroriste

22:26 : 06/06/2025

Vala e të nxehtit drejt Shqipërisë, anticikloni afrikan sjell temperatura përvëluese

22:23 : 06/06/2025

Metalet e rënda në lumin Drin, shkaktarë të sëmundjeve kanceroze

22:21 : 06/06/2025

Muaji i qershive, ja cilat janë vlerat ushqyese dhe vetitë kuruese të tyre

22:19 : 06/06/2025

Abuzonte seksualisht me pacientët, dënohet me 21 vite burg mjeku në Norvegji

22:03 : 06/06/2025

Fëmijët helmohen në Gramsh/ Një tender me erë korrupsioni dhe vezë me salmonelë

21:57 : 06/06/2025

Këshilli Bashkiak i Sarandës “injoron” KQZ-në, shkarkon edukatoren si këshilltare

21:48 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com