• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Afera e inceneratorëve/ Lokalizohet në Vjenë Stela Gugallja, SPAK kërkon ekstradimin

15:14 : 07/02/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Stela Gugallja, në kërkim për dosjen hetimore të inceneratorit të Elbasanit, është lokalizuar në Vjenë. Burime pranë Prokurorisë së Posaçme konfirmuan se prej rreth dy javësh, kanë nisur procedurat për ekstradimin e saj në Shqipëri, ndërsa Gugallja është nën mbikqyrje nga autoritetet austriake.

“Prokuroria e Posaçme është njoftuar se në Gjykatën e Vjenës në Austri, është duke u kryer procedura e ekstradimit të shtetases Stela Gugallja, nga Austria në Shqipëri, në zbatim të urdhrit të kërkimit ndërkombëtar për këtë shtetase. Për këtë qellim, Prokuroria e Posaçme ka përcjellë nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për procedurën e ekstradimit. Deri në këtë moment nuk jemi njoftuar nga autoritetet austriake të drejtësisë për ecurinë e mëtejshme të procedurës së ekstradimit”, informoi zyrtarisht SPAK.

Në dhjetor të vitit të kaluar, SPAK njoftoi kalimin për gjykim të dosjes së inceneratorit të Elbasanit. Emri i Stela Gugalljas ishte në listën e të pandehurve. Ajo akuzohet për veprat penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” , kryer në bashkëpunim.

Stela Gugallja rezulton pronare “me letra” e “Albtek Energy”, kompania koncesionare e inceneratorit të Elbasanit. Sipas akuzës megjithatë, pronarit faktik është Mirel Mërtiri, edhe ky nën akuzë për të njëjtën dosje.

Prokuroria tha se dy kompanitë e inceneratorit të Elbasanit “Albtek Energy” sh.p.k (shoqëria që ka përfituar konçensionin) dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k (shoqëria që ka zbatuar punimet për ndërtimin e objektit të konçensionit) kanë paguar rreth 329 milionë lekë (afërsisht 3 milionë euro) fatura për punë të pakryera, skema përmes të cilës dyshohet se ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka përfituar paratë e korrupsionit.

Lexo edhe:

Inceneratorët fantazëm rrisin sasinë e mbetjeve urbane në vend

“Ndotësi paguan”: ligji i ri për mbetjet sjell kosto shtesë për qytetarët

“E pandehura Stela Gugallja në cilësinë e ortakut të vetëm dhe administratorit të shoqërisë ‘Albtek Energy’ sh.p.k, i pandehuri Klodian Zoto në cilësinë e ortakut të vetëm dhe administratorit të shoqërisë ‘Integrated Technology Services’ sh.p.k, si dhe i pandehuri Mirel Mërtiri në cilësinë e pronarit faktit të shoqërisë Albtek Energ’ sh.p.k, në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe nëbashkëpunim me të pandehurin Lefter Koka, kanë përdorur një skemë fiktive të kryerjes së pagesave, të realizuar nëpërmjet dy shoqërive tregtare respektive, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, natyrën e vërtetë të transferimit dhe të zhvendosjes së tyre, të cilat në të vërtetë përbëjnë “përftim të parregullt” si rrjedhim edhe produkt të veprës penale të korrupsionit,” shkruhej në njoftimin e prokurorisë.

Etiketa: inceneratoreStela Gugallja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Inceneratorët fantazëm rrisin sasinë e mbetjeve urbane në vend

12:48 : 24/09/2025
AKTUALITET

“Ndotësi paguan”: ligji i ri për mbetjet sjell kosto shtesë për qytetarët

10:47 : 17/09/2025
AKTUALITET

Ideatori i inceneratorëve fantazëm premton ‘Shqipërinë e Gjelbër’ në Bruksel

10:01 : 16/09/2025
AKTUALITET

‘Déjà vu’: Reforma e re e qeverisë “Rama” për mbetjet pritet me mosbesim

11:06 : 29/08/2025
AKTUALITET

Kriza që helmon Shqipërinë: Tym toksik, inceneratorë të fikur dhe miliona që mungojnë

22:03 : 08/07/2025
AKTUALITET

“Po shmanget thelbi i vjedhjes së inceneratorëve”, Bushati: ‘Lali’ po trajtohet si një hajdut ordiner

22:38 : 16/12/2024
Para

FOTO sa '1000 fjalë', babai shtrëngon dorën e vajzës së tij nën rrënoja

TË GJITHA

Kandidat për Tiranën, Florjan Binaj: Mora një vendim aspak të lehtë, opozita e la sheshin e valles bosh

22:49 : 09/10/2025

“Lubonja: Ajo që bëri Begaj, çështje servilizmi! Të priste vendimin e Kushtetueses

22:37 : 09/10/2025

“Nuk kam folur kurrë me Berishën dhe s’do dalë me mua në fushatë”/ Binaj: Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët

22:26 : 09/10/2025

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet, Bushati: Nxorrën pak këmbën nga rrethi, pezulluan çmendurinë e Begajt

22:10 : 09/10/2025

Jordan Daci: Në Tiranë nuk ka zgjedhje më 9 Nëntor, Begaj duhet të nxjerrë dekret të ri

22:03 : 09/10/2025

EMRAT/ Dhunuan barbarisht punonjësin e pastrimit në Vlorë, ndalohen dy autorët me precedent penalë

21:51 : 09/10/2025

“Miliarderët e rinj do jenë krijuesit”/ Nga mosbesimi te suksesi, shqiptari Sirio Berati kujton fjalimin në Forbes

21:41 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com