• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandal në Britani/ Qeveria urdhëron të shqyrtohen të parat kërkesat e shqiptarëve: Dëboni sa më shumë!

Njësitë e azilit janë urdhëruar të përpunojnë vetëm rastet e shqiptareve në një operacion diskriminues që shtyn më tej lëvizjen për të përshpejtuar dëbimet e tyre drejt Tiranës

09:24 : 03/02/2023
në AKTUALITET, BOTA, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT

“Debulesa” e qeverisë së Britanisë së Madhe dhe veçanërisht dyshes Sunak-Braverman për emigrantët shqiptarë, të cilët i kanë paralajmëruar se do t’i kthejnë mbrapsht në atdhe dhe prej të cilëve morën stimulin për të shtyrë përpara ligjin e ri të emigracionit ka arritur në një pikë kritike.

Të paktën këtë të lë të kuptosh zbulimi më i fundit i mediumit “The Independent”, që raporton se prej të hënës do të nisë operacioni “Bridora”, që parashikon një urdhër për njësitë që trajtojnë çështjet e azilit për të përpunuar vetëm rastet e shqiptarëve në kohë rekord për të përshpejtuar dëbimin e tyre.

Sipas këtij zbulimi, Ministria e Brendshme ka urdhëruar njësitë e azilit që të punojnë vetëm me kërkesat e shqiptarëve në një përpjekje për të përshpejtuar dëbimet duke detyruar kombësitë e tjera të presin më gjatë, pavarësisht akuzave për diskriminim.

Burimet e “The Independent” pretendojnë se shtytja e koduar si operacioni “Bridora”, synon të shpallë sa më shumë aplikime nga shqiptarët “qartësisht të pabaza” të jetë e mundur dhe të largojë njerëzit nga Britania e Madhe pas një rritjeje të frikshme të numrit të azilkërkuesve që mbërritën nga vend ynë përmes Kanalit Anglez gjatë vitit të shkuar.

Në Britani ndërkohë ka shqetësime se kjo nismë e Home Office do të vonojë vendimet për mijëra afganë, iranianë, sirianë dhe azilkërkues nga të gjitha vendet e tjera, me shumë prej tyre që tashmë presin vite për të zbuluar nëse do t’u jepet mbrojtje.

Lexo edhe:

“Non Grata” të reja nga Britania e Madhe? Ambasadori Abbott: Politikanët e korruptuar…

Britania e Madhe dërgon 10 milionë paund ndihma pas tërmetit në Myanmar

“Është diskriminim”, i tha ‘The Independent’ një burim i njohur me operacionin që fillon të hënën. “Ligji i pretendimeve qartazi të pabazuara nuk zbatohet në mënyrë të barabartë për pretenduesit nga vendet e tjera”, shtoi ai.

Nga më shumë se 140,000 aplikime për azil që presin një vendim fillestar në Mbretërinë e Bashkuar, rreth 16% (22,900) janë nga shqiptarët. Më shumë se 16,000 kërkesa të pazgjidhura lidhen me iranianët, 14,5000 me irakenët, 9,000 me afganët dhe rreth 7,000 me sirianë dhe eritreanë.

Clare Moseley, themeluesja e organizatës së bamirësisë “Care4Calais” tha se disa nga kombësitë që shtyheshin në fund të radhës kishin norma të granteve për azil deri në 98%, por tani do të presin edhe më gjatë përpara se të rifillojnë jetën e tyre.

“Kërkesat për azil duhet të dëgjohen në mënyrë të drejtë bazuar në rrethanat personale të njerëzve. Ky ‘operacion’ i ri me shumë mundësi do të ishte diskriminues dhe me siguri do të ishte joefektiv në trajtimin e problemeve në sistemin e azilit që politikat e qeverisë sonë kanë krijuar. Do të bëjë pak për të reduktuar numrin e kërkesave të mbetura për azil”, theksoi burimi i medias angleze.

Një ligj prej dy dekadash e rendit Shqipërinë midis vendeve, përfshirë Ukrainën, ku Ministria e Brendshme mund t’i deklarojë kërkesat për azil nga qytetarët “qartësisht të pabazuara“, sepse ato konsiderohen të sigurta.

“Me sa duket ata e kanë përjashtuar mundësinë që ta quajnë Operation Clusterf***,” vuri në dukje një burim tjetër, teksa u qartësua se operacioni synon t’i largojë shqiptarët nga Mbretëria e Bashkuar dhe të ndaloheshin të apelonin çështjet e tyre nga jashtë.

Jonathan Featonby, analisti kryesor i politikave në Këshillin e Refugjatëve, tha se organizata po punonte me refugjatët shqiptarë që ishin viktima të trafikimit dhe shfrytëzimit dhe kanë kërkesa legjitime për azil.

“Është jetike që çdo rasti t’i jepet një vlerësim i drejtë”, shtoi ai. “Të paragjykosh një pretendim të bazuar në paragjykime për vendin e origjinës së aplikantit është e gabuar. Ndërkohë që duhet të adresohet numri i mbetur i azilit, ne nuk mund të harrojmë faktin se kemi të bëjmë me jetë njerëzish të vërtetë”, shtoi ai.

Ndërkohë, operacioni vjen në një kohë që qeveria përgatitet të sjellë akoma më shumë ligje në parlament në një përpjekje për të reduktuar kalimet me gomone, të cilat kanë vazhduar të rriten pavarësisht politikave të vijës së ashpër që Home Office tha se do të vepronte si një pengesë.

Si Rishi Sunak ashtu edhe Suella Braverman janë fokusuar te shqiptarët, duke i cilësuar gjerësisht si “emigrantë të paligjshëm“, duke shkaktuar thirrje nga ambasadori shqiptar në Londër për “të ndalur fushatën e diskriminimit ndaj shqiptarëve që jetojnë aty“.

Por të enjten, kryeministri e quajti “qesharak” numrin e shqiptarëve që kalojnë Kanalin Anglez me varka të vogla dhe u zotua se “do të kthejë në fluturime për në Tiranë emigrantët e paligjshëm nga Shqipëria dhe numri i deportimeve do të rritet gjatë vitit”.

“Shumë shpejt ne do të prezantojmë ligje të reja në parlament, të cilat ofrojnë sistemin që thotë se nëse vini këtu në mënyrë të paligjshme, nuk do të jeni vërtet në gjendje të qëndroni këtu. Do të ketë aftësinë në shumicën dërrmuese të rasteve t’ju dërgojë në një vend alternativ të sigurt, qoftë ai nga vini, nëse është i sigurt, si Shqipëria apo, në të vërtetë, Ruanda”, shtoi Sunak.

Pavarësisht fjalëve të Sunak, qeveria ende nuk ka dhënë asnjë detaj për projektligjin e ri dhe si do të funksionojë. Ndërkohë, ka kaluar më pak se një vit që nga koha kur miratoi një grup tjetër të madh ligjesh, të cilat i bënë një vepër penale kalimet me gomone nga azilkërkuesit dhe shpallën skemën e Ruandës.

Një zëdhënës i Home Office tha: “Qeveria po ndërmerr veprime për të ulur numrin e prapambetur të çështjeve të azilit për t’u shqyrtuar, duke përfshirë dyfishimin e numrit të punonjësve që trajtojnë kërkesat për azili në më shumë se 1,270”.

“Ky aksion do të përfshijë 400 anëtarë stafi që punojnë për të përshpejtuar kërkesat nga shtetasit shqiptarë dhe puna ka vazhduar për këtë që kur u shpall publikisht në dhjetor. Është e pasaktë të sugjerohet se përpunimi i kërkesave për azil të shqiptarëve është në kurriz të kombësive të tjera. Ne e vlerësojmë komunitetin tonë shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar dhe vazhdojmë të mirëpresim ata që vijnë ligjërisht dhe kontribuojnë në shoqërinë tonë. Megjithatë, ne po shohim një numër të madh që rrezikojnë jetën e tyre për të hyrë ilegalisht, duke vendosur një tendosje të paqëndrueshme në sistemin tonë të azilit”, theksoi ai.

Burimi: The Independent/ Përshtati: Boldnews.al

Etiketa: AzilkerkuesitBritania e Madheemigrantet ne anglishqiptaret ne Angli

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Non Grata” të reja nga Britania e Madhe? Ambasadori Abbott: Politikanët e korruptuar…

19:49 : 30/04/2025
BOTA

Britania e Madhe dërgon 10 milionë paund ndihma pas tërmetit në Myanmar

14:40 : 30/03/2025
BOTA

Britania ‘krahë’ SHBA-së, nuk do t’i përgjigjet rritjes së taksave për çelikun dhe aluminin

22:29 : 11/03/2025
BOTA

Britania e Madhe, kredi e re prej 2,26 miliardë paundësh për Kievin

21:43 : 01/03/2025
BOTA

Lufta në Ukrainë/ Britania e Madhe shpall sanksione të reja kundër Rusisë

16:41 : 24/02/2025
AKTUALITET

Britania synon luftimin e bandave të trafikimit të emigrantëve në Ballkan

15:55 : 19/11/2024
Para

Reshje të shumta dëbore/ ARRSH jep informacion mbi situatën e rrugëve

TË GJITHA

Horoskopi, e diel, 11 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:16 : 10/05/2025

EMRI/ Arrestohet një prej blerësve të votave për Tom Doshin në Kukës

23:11 : 10/05/2025

Rama dhe gënjeshtra me taksimin! Kush paguan vërtet në Shqipëri?

23:00 : 10/05/2025

Kandidati i PD thirrje urgjente SPAK: Administrata e Bashkisë Kolonjë po blejnë vota tani natën

22:52 : 10/05/2025

Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

22:44 : 10/05/2025

VIDEO/ Denoncimi i Berishës: Ard Nova dhe Laku po shpërndajnë zarfe me para në Shkozet

22:35 : 10/05/2025

Përplasja në Dibër/ Policisë i arratisen blerësit e votave, babai i kandidtët të PS qëllon me armë

22:22 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com